Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Dhelpra

| E enjte, 19.03.2020, 07:49 PM |


Jusuf Zenunaj

DHELPRA

Dhelpra "bëhet" dele

me "urtësinë" e saj,

qengjit dhe drenushës

ka aftësi t'u ngjajë.

Mjegulla kur bie,

qoftë natë apo ditë,

nga frika prej ujkut,

qengjin e çon në pritë.

J.Z. , Dilbeek 19 mars 2020