E enjte, 28.03.2024, 09:09 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Kryeministri në mes binarëve

E enjte, 19.03.2020, 07:59 PM


KRYEMINISTRI KURTI NË MES BINAREVE

Nga Dedë Preqi

Do të thotë që në fillim të detyrës së tij si kryeministër i Kosovës, ka pasur një motivim dhe vullnet të dyfishtë për punë dhe përkushtim ndaj detyrave të pritshme të qeverisë, në çastin dhe gjendjen jo të mirë në rrethana e kushte shumë specifike.

Ndërkaq, vullneti kryeministrit të ri, i vënë përballë luftës ndaj keqbërësve të këtij vendi, veqanarisht ndaj atyre që e koltivuan korrupsionin me vite të tëra, që do t’u rrinte si shpata e Demokliut mbi kokë, për ta evituar këtë element të rrezikshëm, që fare pak ka dallim me virusin « korona », i cili është shpërndarë dhe e ka rrezikuar çdo pore të jetës në vendin tonë njëzet vite me radhë.

Duke pasur nuancat e një motivimi të këtillë, dhe në bazë të ligjit funksional, po sa fillojnë ndëshkimet ndaj fenomenëve të tilla, duke mos kursyer dhe priveligjuar asnjë kategori të këtij lloji, frika e këtyre njerëzve po e bënë të vetën, të cilët po e shfrytëzojnë situatën dhe koronavirusin, që të shpëtojnë përmes përmbysjes së këtij pushteti, me mocionin e mosbesimit, të nxitur nga LDK, dhe plani i PAN-it, të cilët po presin « hasret », realizimin e këtij plani.

Prandaj, kryeministri sikur në ditët e para qëndron në të njëjtin pozicion përballë një realiteti që po krijon realitete tjera, duke vepruar me plot besim, duke i përballuar pengesat e brendshme dhe ato të jashtme, duke i tejkaluar ligësitë e këtij vendi dhe në favor të dinjitetit njerëzor.

Dhe sikur me tërë këtë ngarkim që po e shkakëton virusi korona, kryeministri Albin Kurti, së bashku me stafin e tij ministror dhe atë të shëndetësisë, ka arritë të jep minimumin e duhur dhe të plotësojë kushtet e një parandalimi të mundshëm ndaj këtij fenomeni të rrezikshëm, i cili vihet para një sprove të rëndë, por shumë të suksesshme për dallim edhe nga rajoni.

Kryesisht duhej të ishin vetëm pak nga disa argumente që do ti rezistonin natyrës së ndjenjave dhe mocionit që po ngre LDK-ja, përmes planeve të Hashim Thaçit, sikur ndërgjegja e tyre do të ishte shterrur dhe do të thoshte se, fashistët na kanë vrarë dhe krijesën tonë më të dashur, ndërsa tani ata sot nuk i kemi si të tillë, por po i zavendëson një lloj i tjetër, që nuk e kemi besuar kurrë…

Kryeministri KURTI, qëndron në mes binarëve, pikërisht në këto rrethana kur ndërgjegja të thotë se duhesh, sidomos në këto ditë të vështira që po përballet jo vetëm Kosova, por e gjithë bota, kjo plasaritje në këtë figurë nuk duhet lejuar që ta pranojmë si përfundim pa e kryer programin e tij, në një çast kur ky vend ka nevojë si kurrnjëherë tjetër.

Nëse një pjesë të shkakut të këtij fundi e kërkojmë në dashurinë dhe vullnetin e tij të pa realizuar ndaj këtij vendi, kur ai vetëm po sa e bëri tentativën e parë që ta pastrojë llumin e qeverive të kalbura nga korrupsioni, pra kur akoma nuk ka pasur arsye të heqë dorë nga ky iluzion i tij në këtë drejtim, na duket poashtu i pa vend, i pa logjikë të shëndoshë dhe i pa bazë.

Populli duhet të veprojë me vetëdijen e vet pa imponime, jo vetëm për një çast, por duke i kuptuar rrethanat dhe kushtetet në të cilat jemi, që na i kanë sjellë deri më tani qeveritë e kaluara, dhe si do të pajtoheshim me pohimin e asaj pjese, e cila dëshiron që të na përseritet e kaluara nga përsonazhet e njejtë, që manipuluan edhe me tendera të varrezave të dëshmorëve të lirisë.

Ventili që do të funksiononte në mënyrën më aktive, në të përgjuarit e këtyre argatëve keqbërës të këtij vendi, është mjaft i njohur dhe autentik me qeverinë Kurti, dhe pikërisht kjo elitë politike do e vënte në kontekst vertetësinë e kësaj ëndërre dhe sjelljen e këtyre partizanëve qëllimkeq për këtë vend, me përshtypjen se kryeministri Kurti, ka mbetur në mes binarëve, por me pak shpresë se ky popull do të jetë në gjendje të nxjerr të mirën prej të keqës, e cila po na vërbon dhe po na i lanë sytë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora