Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Për kë bien këmbanat???

| E enjte, 19.03.2020, 08:20 PM |


Për kë bien këmbanat???

Nga Zenel Çeliku

Të gjithë jemi fokusuar tëk rreziku jetësor që paraqet COVID 19 apo coronavirusi në vëndin tonë e më gjërë. Ky rrezik kërcënon vërtëtë jetën e çdo kujtë nga ne, mbasi është një situatë më e rrezikshme si asnjëherë tjetër. Pa dyshim kjo situatë ka shumë, shumë rëndësi që të bëjmë shumë kujdes e të njdekim me fanatizëm këshillat e mjekëve dhe udhëzimet e qeverisë që të parandalohet një situatë tragjike të pa përballueshme, por duke mos mbajtur stress ndër vehte. Më tej dua të largohem pak nga rreziku COVID 19 që po merr jetë njerëzish kudo në botë, pa përjashtuar edhe dy viktimat në vëndin tonë. Duke u larguar për pak moment nga ky rrezik i madh, dua të ndalem tek rreziku 30 vjeçar banditesk i cili është një tjetër coronavirus, ai i qeveritarëve tanë të cilët janë pasuruar me vjedhjet e tyre si në asnjë vënd tjeter të globit. Ata po përfitojnë që tashmë vëmëndja e mbarë popullit është përqëndruar te k coronavirusi, duke shpresuar se janë harruar grabitjet e tyre të papara, por pikërisht tani po bien këmbanat specifikisht për ndëshikim e tyre para Ligjit.

I mirnjohuri Ernest Heminguay, rreth viteve 1940 ka botuar një histori që flitej rreth luftës civile spanjolle.Ndërsa sot unë dua të shkruaj rreth situatës aktuale në Shqipëri, ku realisht po “bien këmbanat” e një stuhie të cilën shqiptarët kanë 30 vite që po e presin.

Shqipëria dhe shqiptarët të cilët vuajtën nën regjimin më të egër komunist, më 1990-1992 thirja që dilte nga zemra e tyre ishte, “ e duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Ishte një ëndërr që shqiptarët e prisnin prej dekadash. Mirpo, shumë shpejt populli shqiptar filloi të zhgënjehej, aq sa zhvillimet politike në vënd, shpejt pas një viti (më 1993) ndryshuan kahje. Arësueja ishte se në nivelet më të larta të pushtetit kishte korrupsion, grabitja dhe pushtimi I pronave nga të ardhurit nga qytetet e tjera u bë e frikshme, krimi filloi të bëhej shumë kërcënues, trafiku I drogës, trafiku I armëve, trafiku I prostitucionit, parat e pista ishin fenomene të panjohura për shqiptarët, që për fatin e keq këto fenomene krijuan një ankth dhe zhgënjim të madh në popull.

Pas afro 30 viteve demokraci, sot shqiptarët shikojnë se vërtetë kanë filluar të bien “këmbanat” për të kapur e arrestuar “peshqit e mëdhenj”. Por gjatë 3 degadave që na hikën prej shalësh, si mundet të arrestoheshin “peshqit e mëdhenj”, në një kohë që pjesa më e madhe e drejtësisë ishte e korruptuar dhe e inkriminuar. Kësaj I thonë, hajduti të kap hajdtutin, gjë që nuk mund të ndodh. I pari që hodhi idenë se është koha që të kapen “pershqit e mëdhenj”, ishte ish ambasadori amerikan Donald Lu, por edhe pse ai premtoi se shumë shpejt kjo do të ndodh, akoma një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Eshtë e thejshtë për ta kuptur, një pjesë e mirë e organit të hetimit dhe të gjykatave, ishin dhe akoma janë pjesë e një historie të hidhur si pushtetarët banitë-por jot ë gjithë futen në një thes se ka edhe të ndershëm. Kjo ndodh sepse politika nga maja e pushtetit dhe e Shtetit, janë të akuzuar publikisht si pjesë e band ës së hajdutëve prej gangterash. Ata tashmë janë bërë miliarderë me para dhe me prona, dhe pa pikën e turpit kanë kurajo të bërtasit se po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar që sot është më I forte se kurrë më parë. Për të thënë më shqip, pushteti dhe Shqteti e lanë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese që sot po përplasen egersisht se kush ta kapë më pare, sot Shqipëria është pa gjykatë të lartë, e për pasojë ska kush të dënojë “peshqit e mëdhenj”.

Eshte fat për shqiptarët që me këmbënguljen dhe finacimet e ndërkombëtarëve, reformat në drejtësi ka bërë shumë hapa përpara, është fat që Vettingu ka hecur mjaft mire edhe pse ka krijuar vakanca në drejtësi, por nëse një urë të vjetër nuk e prishim, nuk ka se si të ndërtohet një urë e re. Tashmë Vettingu ka larguar gati-gati ½ e gjyqtarëve dhe prokuroëve me problem në figurën e tyre, por aktualisht kemi më shumë prokuror e gjyqtarë me historik të pastër, me integritet dhe profesional. “Peshqit e mëdhenj” po fljejnë më frikën se kembanat po bien deh shumë shpejt po vjen dita për të dhënë llogari përpara një drejtësie të re. KLP tashmë është ngritur dhe po hecën mirë, gjithashtu KLGJ dhe KED po bëjnë punën e tyre sipas Ligjit. Ajo që pritej më shumë SPAK-u, tani eshte ngritur dhe ka filluar gjyetinë e tij, pritet me padurim BKH e cila për një kohë shumë të shkurtër, pritet që të jetë kasapi I të pushtetarëv e-banditë në këto 30 vite. Mos dënimi i “peshqve të mëdhenj”, ka bërë që Shqipëria të dështojë për të hapur negociatat me BE. Të mos harojmë, Bundestagu Gjerman I ka vënë 8 kushte Shqipërisë, ku spikatin lufta kundër korrupsionit duke filluar qe nga viti 1992 në nivelet president apo ish president, kryeministër apo ish kryeministër, ministra apo ish ministra, drejtor të mëdhenj apo ish të tillë, e gjer tek adminitrata e thejshtë. Krimi I organizuar në Shqipëri dhe jashtë saj është bërë shumë kërcënues, sot krimi është I strukturuar, është shumë më I sofistikuar se asnjehere tjeter. BE duke ndjekur me vëmëndje këto problem në Shqipëri, I ka kërkuar Qeverisë Shqiptare që të ndërmarë një sërë masash emegjente për të ndryshuar situatën dhe për të krijuar besimin se në Shqipëri ka vullnet të ndryshoi situate duke luftuar krimin dhe korrupsionin në nivelet me të larta të pushtetit. Tashmë shpresat janë në dt 24 Mars 2020, ku Shqipëria mundet të ndihmohet për të hapur bisedimiet me BE, gjë që do të ndihmonte shume që Shqipëria të krijoi një tjetër ima dhe besim se ka vullnet politik që gjërat të ndryshojnë për mirë. Dikush do të thotë, po ja u hapën negociatat me BE, cfar përfitimesh ka Shqipëria? Po, vëndi ynë pasi të hapë negociatat me BE, ka shumë favore, mundet të përfitoi grande më shumë se deri më tani duke ndihmuar në xhvillimin agrokulturës duke I dhënë fermerëve grante për rimëkëbjen e tyre. Kjo pa dyshim do të sjellë rritje te ekonomise,por ajo që ka më shumë rëndësi është se qeveritarët tanë të pa ngopur, do të moniturohen nga afër për të mos grabitur me tej ekonominë dhe pronat e mbetura në Shqipëri.

Të gjitha këto mbeten në pritje mbasi kanë shumë rëndësi për jetën e shqiptarëve, por le ti lutemi Zotit që, sëpari të kalojmë me sukses këtë fazë shumë të rrezikshme për shëndetin tonë, të fitojmë luftën ndaj coronavirusit vdekjeprurës.

Zenel Çeliku 19 Mars 2020

TIR-FAX News Agency