E premte, 29.03.2024, 01:02 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Shteti me kufi ndërvëllazëror

E merkure, 18.03.2020, 07:00 PM


Shteti me kufi ndërvëllazëror

-Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

A ka n’ botë , kund , ndonjë shtet ,

Që kufizohet me vëllezër t’ vet ?!

Në rruzullin e botës mbarë ,

I vetmi është shteti shqiptar ,

Që ka emrin Shqipëri –

Kufizohet me vëllazëri !

Fli e qetë , Nëna Shqipëri –

S’ ke nevojë me ruajt kufi !

S’ ke nevojë ta kesh ushtrinë ,

Se n’ kufi i ke vëllazërinë ,

Që të ruajnë vërtetë si Nënë –

Prej sulmuesve nga çdo anë !

Në veri – atje n’ Malësi ,

Ke kufijtë me Mal të Zi ;

Plavë , Guci edhe Tivar –

Ke n’ kufi vëllezërit shqiptarë !

Vriten , priten për Shqipërinë –

Sikur Osoja në Vraninë !

N’ verilindje t’ Shqipëri – lokes ,

Janë shqiptarët e Kosovës ,

Me qëndresë të fortë si gur ,

Vriten , priten , për flamur !

Gjithmonë n’ tyta të Serbisë –

Duke i mbrojt  kufijtë Shqipërisë !

Në kufi – n’ trojet e lindjes ,

Ke shqiptarët e Iliridës !

Shumë herë rrjedha iu ndal Vardarit –

N’ gjak n’ krerë të shqiptarit !

Kujtojmë trimat dhe Sulltanën ,

Që s’ lanë këmbë t’ ua shkeli Nënën !

Atje n’ jug të Shqipërisë –

Janë shqiptarët e Çamërisë ,

Që i rrinë përballë Greqisë ,

Ia ruajnë nderin Shqipërisë !

U robëruan , u asimiluan –

Dinjitetin s’e harruan !

N’ perëndim – uji valon ,

Adriatiku e Deti Jon !

Atje n’ brigje të Italisë –

Janë shqiptarët e Kalabrisë ,

Që i shkëputi historia ,

Sytë i kanë kah Nënë – Shqipëria !

Gjilan, më 16.04.2006 .       Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora