Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Menopauzë Cerebrale Intelektualësh

| E merkure, 18.03.2020, 08:23 PM |


Menopauzë Cerebrale  Intelektualësh

(mendime të një amatori)

ese

Nga Përparim Hysi

Duke qenë se jemi të detyruar që të rrimë brenda nga ky"vetizolim me detyrim", dua të shpreh mendimin tim  për aktualitetin mediatik dhe më tej. Nëse them  atë  që ka thënë MARKSI në kohën e tij:" Jam një makineri e dënuar për të përpirë libra",as që më shkon në mend se ngjasoj me të, me mendimet apo veprimet. E vetmja gjashmëri është se unë,me të vërtetë, jam "makineri që përpij libra". Tjetër të lexosh dhe tjetër të japësh mend, kur bota sot ka aspirata më dinamike dhe më të paarritshme,se kjo mendja ime. Unë jam i ndërgjegjshëm se"Madhështia e njeriut qëndron në forcën e tij të mendimit". Këto fjalë në thonjëza janë të një mendimtari të madh si BLAISE  PASKAL. Dhe një mendjeje të qetë e  të kthjelltë, i dorëzohet gjithë universi,- ka thënë LAO TZU.

***

Nëse orvatem që të shpreh mendimet e mia, në këtë kohë kolere; në këtë"vetizolim të detyrueshëm", nuk pretendoj që  të mbaj spektrin e ORAKULLIT dhe t'i bëj mendimet (ato janë gjithmonë subjektive), si të detyrueshme . E bëj këtë se, në këtë kohë kaq alarmante, në vend t'i jepet përparësi një mendimi racional ( me rastin e Kovidit 19, përparësi ka mjeku specilalist), vinë e zënë vend në Media, intelektualë iracionalë që jo vetëm nuk janë specialistë mjekësie, por,kapur nga titujt shkencorë apo dekoratat e"merituara" dhe zënë e imponohen para një publiku të  çoroditur. Disa syresh,ngaqë e kanë urrjetjen të qëllimshme kundër qeverisë aktuale,shkojnë deri atje,sa të fajësojnë Kryeministrin si sjellës të fatkeqësisë. Një tjetër ( më duket është akademik dhe nuk dihet në ç'fushë?),zë dhe bëhet si ata fallxhorët made in NOSTRADUMAS dhe pretendon: vetëm kështu dhe (e ka të mbushur mendjen top) dhe vetëm kështu ndreqen gjërat. Një tjetër,ngaqë kryeministrin nuk e sheh dot me sy, bërtet:- Mos dal ky të na japë këshilla! Harron ky "intelektual i shkallës së epërme" se në gjithë botën për"koronavirusin apo KONVID 19",flasin kryeministrat ose presidentët në  shtetet ku PRESIDENTI është fuqiplotë,si  në SHBA.

S'ke si rri i qetë, kur një i bie gozhdës, tjetri patkoit. Opozita ( natyrshëm,që ka intelektualët e vetë), në vend që këto resurse mendjesh t'i aktivizojë  për të amortizuar sado pak, këtë çoroditje që nuk është e vogël, o vetëm bëhet barrierë spekulative,"duke qëlluar poshtë brezit", do të thosha, por ngre dhe pompon veç mangësitë që vërehen dhe nga bashkëpunues me stafin qeveritar, u bie "borive të alarmit" që të hapë"thesin" dhe qeveria të darovitë majtas e djathtas ( të kamur e të skamur),se vetëm këta,të opozitës,mendojnë për popullin. Harrojnë vetëm një gjë:kanë gati dy vjet që kanë braktisur parlamentin dhe, pa i vrarë ndërgjegja se paguhen nga ky popull, i marrirn rrogat e majme dhe i fusin në xhep.Të gatshëm të hapin një luftë që askush nuk ua ka shpallur.I"Gjati" siç e nominojnë krejt si ordinerë, është mbyllur në"kullën e tij dymilionëshe në Surrel" dhe jo vetëm nuk është afër halleve të popullit, por nuk guxon as të shkojë në zyrë!!! Nuk ka verbëri intelektuale më më mediokre se kaq. Xhojsi thotë diku:"Kur urrjetja nuk është e bazuar,atëherë ti që e shpreh këtë urrejtje ke"ulçerë në tru". Në mjekësi ulçera është sëmundje që grryen sotmakun, por qenka më keq  ulçera që grryen trurin. Unë që po shkruaj jam vet i djathtë dhe kam shumë aryse që mos e dua kryeminstrin, por këtë të drejtë timen e shfyrytëzoj kur votoj (gjithmonë kam votuar për të djathtën) dhe, nëse u zgjodh,se fitoi shumicën, kjo nuk më jep mua të drejtë që as ta ofendoj dhe as ta denigroj. Dhe për të "shëruar pak mendjet e sëmura të të ashtuquajturëve intelektualë",dua  t'u pranëvë disa të vërteta historike. Qe vendi në kohë lufte.Ngjarjet zhvillohen në Shkodër. AT GJERGJ FISHTA urdhëroi që të lidhnin kumbanoren e Kishës KATOLIKE me Minaren e Xhamisë, për t'u treguar të huajëve se"në momente kruciale"  ,myslimanë e katolikë jemi një. Se tek AT GJERGJ FISHTA ishte sa intelektuali fetar,por ATDHETARI i ÇMUAR. Dhe për të ardhur në ditët tona, dua t'u them  të gjithë inteletualëve të djathtë që çdo gjë e shikojnë me syza të zeza:- A ju kutohet " Targjedia e Gërdecit" ku vu vranë 26 njerëz,mes tyre dhe fëmijë? Askush nuk e donte dhe askush nuk e mendonte një fakeqësi aq të madhe kombëtare, por opozita e majtë ( në krye ishte ky që e quani" I gjati", duke vënë dorën mbi supin e Berishës, tregoi se nuk ishte për të"qëlluar poshtë brezit". E keqja e përgjithshme është që ka një staf intelektualësh që çdo të bardhe t'i thonë e zezë dhe as skuqen dhe as nuk zverdhen nga proçkat që i paraqesin si të vëreteta të paluajtshme. Nuk  ke se si mos i neverisësh,pena e mendje të tilla që vuajnë nga kjo menopauzë cerebrale apo më shqip nga kjo lloj ikje prej arsyes. Në SHqipëri ka shumë të tillë që  u ka hyrë  vetja në qef dhe nuk ngopenn duke na dhënë këshilla. Këtyre të ashuquajtur intelektualë që duan të na imponohen "mendimet e tyre par exelentë", dua që t'u them:"... duke dalë aq shumë në media apo gazeta(ku merrni paga të majme), bëheni shpesh të rrezikshëm se kujtoni se keni krijuar"habitatin tuaj special" ku dëgjohet vetëm këmbora juaj.

Duke përfunduar, dua t' u them porosinë e fundit: "Tirania e pamëshirshme e ideve, është despotizimi më i keq,"- ka thënë PAUL JOHNSON. Se disa prej  jush vuani  nga eskatologjia. Mezi prisni  fundin. Eskatologët presin fundin e botës. Ju, padyshim, ngaqë jini"koka speciale",edhe në këtë fund krejt paradoksal, do shpëtoni. Se kush  do japë"leksione", kur të"ribëhet" bota. Të shkretët ju! NAIM FRASHËRI, RILINDASI I MADH, në kohën etij shkroi:"Kush hiqet i madh dhe mbahet  i rëndë, ka mendjen e vogël e të lehtë si pëndë!". Për ju ta ketë patur,vallllë?Padyshim!

Mblidhni mendjen, mediokër! Jini bërë të pështirë!

Tiranë, 17 mars 2020