Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mehmetali Rexhepi: Përfundi fronit

| E merkure, 18.03.2020, 07:54 PM |


Mehmetali Rexhepi

PËRFUNDI FRONIT

të gjithë i përuleshin nën fronin e kadifenjtë

i bartej trupi  kaba  mbi  koka  njerëzish të errtë

një mjegull e mbështolli me helme e flakë

zbrazi turmën mijëra rrufe për qark

vartësit  hodhën  fronin

ngjitur  bythës  Perandorit

gjithkush  ah e kah  arratinë

shtegu  shpinë  mbi shpinë

mbi Perandorin froni kishte hipur

asnjëherë për të  mos zbritur

Gjilan, mars 2020