Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mevlud Buci: Kushtuar politikanëve shterpë, deputetëve të pavlerë

| E marte, 17.03.2020, 10:49 AM |


KËLYSHË KONKUBINE

Kushtuar politikanëve shterpë, deputetëve të pavlerë

NGA MEVLUD BUCI

Ditë e natë llomotitje

Zënka, sharje pa kufi,

Të lindur për grabitkje

Në 113 parti.

Në 113 parti

E rrallë kjo në botë,

Vend I vogël plot histori

Me Makbethë e Don Kishotë.

Gajas bota,qesh njerëzia,

Zjen kazani,në parlament,

Iu vjen hakut perëndia

Dhe virus COVI-19.

Mësuar me stil mitingashi

Si urithë,si lanetë,

Me premtime i njeh mileti

Hakut veç u vjen tërmeti.

Hakut veç u vjen tërmeti

Shushunjave të jetëve tona,

Prijës partie,shtetar laneti

Hakut u vjen virus korona.

Shtëpi e varfër grindje ka,

Shqiptarët si zog në stuhi

Prijës Tartufë,marshalla

Në 113 parti.

Gajas bota qesh dhe fmija

Ç`ndodh në tokën e mirësive

Ku hedh shtat rrena,kurvnia

Nga manjatët e partive.

Nga manjatët e partive

Veç për poste hajdutëri

Gen kopukësh,gen ligësie

Për pushtet e qeveri.

Për pushtet e qeveri

Shpirt zuzar,punëbatak,

N`ball I kanë shtat kurvni

Veç virusi u vjen hak.

Veç virusi u vjen hak

Corona virusi i Kinës,

Sapo ngjiten, bëjnë lak

Këto klysht e konkubinës…