E premte, 19.04.2024, 09:58 PM (GMT+1)

Mendime

Pal Neçaj: Nuk mbajmë zi pa dalun fare

E hene, 16.03.2020, 10:00 PM


NUK MBAJME ZI, PA DALUN FARE

-SI E PRET PAL NECAJ 84 VJECARE, KORONAVIRUSIN NE NY, USA?-

Shenim per lexuesin:

Me merakun e ketyre diteve, gjithsesi te veshtira (me shume psikologjikisht), krahas disa miqeve  e dashamereve te mi ne Europe e Amerike , ju drejtova edhe shqiptaro-amerikanit 84 vjecare, mikut tim e te babait tim, Pal Necajt ne NY, USA, me kete shqetsim, per shendetin e tij e te familjes ne kete `´lufte te Trete Botrore`´.  Mbas disa ores, posot, 15 Mars, Pali mu pergjigj, dhe une  si transparent (nga nje here edhe i tepruar , mbase!), po e ndaj kete pergjigje me ju.

...!

Cifti Necaj

I dashturi Zeqir  !

Ju falnderoi për urimin dhe Lutjen tuaj për familjen tonë (Neçaj). Të njëjtin urim dhe Lutje kemi edhe ne për ju Ju Zeqir e Sabrije Lushaj, ne Shengjin, Albani, per djalin Lulzimin me nuse dhe femijtë ne Zvicerr si dhe krejt familjen e nderuar Lushaj, gjakun e Sadik selmanit te grise, në tërësi.

Te gjitheve: -Zoti ju ruajtë dhe u largoftë rrezikun!

Ne jemi të gjithë mirë, deri tani pa-asnjë shqetsim. Do ja lëmë kohes  me besim e shprese se kjo epidemi do shuhet si bryma nga dielli,pra, -"Kolera-virusi" që po pushton botën. Por besoj se do ta "Thyejnë Qafen" shumë shpejt!.

Korona-virusi (po mendohet si dhuratë nga Kina) sa shihet deri tani, nuk nenshtron fëmijtë dhe moshen më vitale të njerëzve. Ai plakos të sëmurtë, të moshuarit (më shumë të gjinisë mashkullore,e shyqyr të na shpetojnë gratë)! Mbi ne burrat e vjeter rëndojnë dy faktorë:

a)- Mosha

b)- Hakmarrja e komunisteve Kknez (për ata si une e ti) për akuzen që u bëri E. H si tradhtarë  të ML të "shitur tek Imerializmi Amerikan"!

...!

Por ne nuk tremben, "Në gojën e Ujkut kemi hedhur valle"! "Zemrat tona kanë gjak sa gurra", "I kemi gjokset prej Çelikut" .

Në fund të fundit, une duke u frymëzuar nga jevku kur e lodhi era në një qafë-mali, tha: "Fry -fry, se s'je tuj ba nami, nji Gabel po mbyt"!

Kështu edhe une do t'i thom po erdhi koronavirusi, " Mos u kreno se bëre namin, more qyrravec kinez, se ne fund te fundit një plak po mbyt"!

...!

Familja Neçaj "këndej oqeanit" Une me Prenda, ju bajnë shume shume të fala.  ty e Sabrijes, dhe ju përqafojme me  mall.

Për te mira u ndigjoshim dhe u takoshim ;

I juaj,  Pal Neçaj, NY, USA.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora