E enjte, 18.04.2024, 09:47 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Opozitë pa besueshmëri dhe deputetë analfabetë!

E diele, 15.03.2020, 10:57 AM


OPOZITË PA KREDIBILITET EDHE DEPUTET  ALAMET ANALFABET!

Nga Dedë Preqi

Parlamenti është themeli i një Institucioni kryesor i një shteti, i cili përbëhët nga përfaqësuesit e popullit, që quhen deputet, të cilët së bashku e përbëjnë një Kuvend. Dhe deputeti ka domethënje të rëndësishme në një institucion demokratik, i cili zgjedhet me votën e popullit, që ka për detyrë t’u shërbejë interesave të tyre me ndërgjegje e besnikëri.

Por, dëshprimisht ndodh edhe e kundërta, kur deputeti merr një rrol tjetër, thjeshtë nga vetëdija, apo pavetëdija, i cili bëhët lojtar i garave dhe sulmeve të porositura, duke e shfrytëzuar këtë rrol në favor të klanit të tij,  që e kanë futur në këtë Institucion, për t’a shtuar numrin, apo për t’a zënë një ulëse në Kuvend.

Deputeti i një Kuvendi, është sikur një organ në trupin e njeriut që funksionon, apo nuk funksionon, dhe mosfunksionimi i organit në trupin e njeriut, nuk do jep kontakt as forma jetësore shpirtit, që me emocionet dhe prevojat e veta krijon mundësi të reja jetësimi, apo në të kundërtën dhe shkatërrimi, që mjafton të krahasojmë kuptimin e fjalës « funksionim » dhe mos « funksionim ».

Kosova, si asnjëherë tjetër në shtetësinë e vet, nuk është rastisë me një opozitë aq të çoroditur dhe të koklavitur e të pa dinjitetshme, e cila gjatë seancave parlamentare shpeshherë na lë pa tekst, sepse nuk gjenë fjalë për t’a zbërthyer domethënjën e tyre, (me përjashtim), disa prej tyre dallohen aq të pa «gëdhendur» sa që nuk lënë fare përshtypjen e deputetit, por të ndonjë «lopari» të dobët, që nuk i beson me e dërgu as me bagëti.

Kujna do i sjell dobi kjo opozitë e këtij lloji «sharlatanist», sëcilës nuk i intereson gjendja e popullit të vet, as këto ditë në këtë situatë të krizës universale nga «koronavirusi», që ka prekur dhe vendin tonë, me ç’rast janë disa çështje urgjente të cilat duhet ti ndërmerr qeveria e vendit, sikur është edhe miratimi i buxhetit shtetëror për vitin 2020, dhe si nevojë e ngutshme për të ndarë një masë buxhetore në tejkalimin e kësaj krize madhore.

Sa është e prekshme kjo lojë e opozitës së organizuar, e cila e trajton ekzistencën e vet si të zotëruar nga një lloj madhështie me domethënje të paprekshme, që në realitet i ngjajnë vetëm një skene të neveritshme e llojit të arrogancës dhe njerëzimit primitiv, kur sa herë që marrin fjalën në Kuvend, nuk duken edhe si të zakonshëm, por të revoltuar e të kompleksuar, pa i prekur fare temat që janë në rend të ditës, duke i drejtuar shigjetat vetëm ndaj kryeministrit dhe pozitës.

Pse po na paraqitet kjo perde e pa natyrshme para syve, që po na pengon ta shohim vetëvetën dhe njëri-tjetrin më mirë, ta kujtojmë vetëm një çik të kaluarën e hidhur, kur e kemi pasë në mallë Kuvendin dhe Parlamentin tonë dhe tani, sikur nuk duam ta shfrytëzojmë demokracinë tonë parlamentare, duke ditur se para hundëve e kemi në dispozicion kulçedren, që po na kërcënohet përditë dhe po na pret në çdo moment përçarjen dhe shpartallimin e këtij istitucioni dhe të tjerave.

Sikur nuk po na shkon mendja njëherë, se jemi edhe shumicë shqiptare, dhe më e rëndësishme është se jemi edhe vëllezër të një gjaku, si një realitet që nuk mund të zhbëhët dhe kemi mundësi për të marrë vendime të rëndësishme për vetëvetën, me të cilat do krenohemi, por jo të bëhëmi « ujqë dhe bisha » të çartura ndaj njëri-tjetrit, përshkak të ndryshimit të pozitave shoqërore e demokratike.

Sëcili ka të drejtë dhe duhet të jetë pjesmarrës i lirisë dhe demokracisë së këtij vendi, por edhe i dobisë së tij, duke pasur në një mënyrë mundësi pozitive të ndryshojë realitetin në këtë vend, të ndryshojë edhe gjendjen e këtij populli, i cili e meriton një qasje pak më ndryshe dhe më meritore.

Nëse përballë këtyre rrethanave, kësaj gjendje i shtojmë edhe shqetësimet tjera, duke ia zbehur rrolin dhe imazhin Kuvendit të Kosovës, kur në mesin e këtij Institucioni përveq opozitës jo konstruktive, kemi edhe deputet analfabet, edhe pse nuk munden të gjithë të kenë titullin e profesor Jahja Kokës, apo të Frashër Demaj, por është për të ardhur keq, nëse kemi të bëjmë edhe me deputet që nuk kanë aftësi ta lexojnë as tekstin e vet, që do ia kishte shkruar dikush tjetër për t’a paraqitur në Kuvend.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora