Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Në Pulja gjernden 5 varre para-romake

| E diele, 15.03.2020, 09:47 AM |


Në Pulja te Istrisë gjenden  pesë  varre para-romake

Shkruan Fahri Xharra

'Ovi nalazi histarskih grobova iznimno su svjedo?anstvo o na?inu života i obi?ajima prastanovnika Pule i Istre iz razdoblja prije rimske vladavine', priop?ili su iz Arheološkog muzeja Istre.” (Život prije Rima: U Puli našli pet grobova iz željeznog doba ?etvrtak, 5. 3. 2020  (https://m.24sata.hr/tech/zivot-prije-rima-u-puli-nasli-pet-grobova-iz-zeljeznog-doba-679548 - 24sata.hr ) >

Të më falni që e fillova shkrimin kroatisht, të cilin do të ua përkthej me një herë.Por me gëzojnë faktet e reja që në një mënyrë ose tjetër “ Roma fliste shqip”

“ Ky zbulim i varreve në Istri, janë të një rëndësie të jashtëzakonshme që dëshmojnë për mënyrën e jetës dhe zakonet e  banorëve të lashtë të Puljes  shumë larg para robërimit romak- e shpjegojnë autoritetet e Muzeu Arkeologjik të Istres ( Histrisë )

Varrezat llogariten te jenë deri 11 shekuj BC , atëherë kur kufomat digjeshin. Varreza të ngjashme janë gjetur edhe më herët

HISTRITET , ISHIM  NE !

E Kaluara

Lundrimi nëpër Iliri-Histritët –

Sa e këndshme është kur ke ku të shkosh. Çfarë krenarie të mbërthen kur lundron nëpër historinë e të parëve ;dhe nuk je i ”zbritur ” nga paramendimet dhe sajimet e të pa origjinë ve.. Kemi me çka të krenohemi. Kemi për çka e për kë të flasim. Pas vizitës së Lapodëve dhe Labeatëve me lundrën time po i ngjitem Adriatikut përpjetë dhe mbërrita tek Histritët . Po e madhe paska pas qenë Iliria! Të gjithë e njohin tokën e rrethuar në të tri anët nga Deti Adriatik në veri të këtij uji që di të të lagë tokat e të parëve tanë- Histria ( sot Istra) Të mirat gjeografike të Istrës përbëhen nga mali Uçka ( emer shqip Ujq ka ), e cila është maja më e lartë e vargmalit Çiçaria , lumenjve Drqagonja, Mirna, Pazinçica dhe Rasha( sa keq që nuk iu di emrat ilir) si dhe gryka detare e Limit. Istria e sotit shtrihet ne tri shtete : në Kroaci ,në Itali dhe në Slloveni, por 80 % e kokës së histritëve (banorëve të parë Ilir ) i takon Kroacisë.

Qytetet e njohura të Histrisë sot janë Pula , Poreçi, Rovinji, Pazini, Labini, Motovuni,Buzeti dhe Buja.. Kurse Histrisë ” sllovene “ i takojnë Piari, Izola,Kopri dhe Kozina.Në veri-perëndim të “Istrisë sllovene” është ajo Italiane ( medet!) Në gadishullin e Istrias, njeriu e filloi jetën e e tij (sipas gjurmëve të gjetura) shumë herët në histori. Banorët e hershëm jetonin në shpella .Zbulimet e fundit në shpellën e Shandalit afër Pulës treguan se u gjetën mbetjet e eshtrave te njeriut. Edhe kjo e dokumenton që edhe banorët e Histrisë ishin “Homo Erektuset” që e filluan ndërtimin e Europës.

Shënimet tregojnë se Istria që nga shekulli i XI para Krishtit banohej nga Histritët , fis Ilir sipas të cilëve edhe Histria e murr emrin. Koha e hekurit ( Një millennium para Krishtit ),Histria pra banohej nga Ilirët histrit. Të shëtisim pak në të kaluarën e largët të Istrias së sotit : Evidenca e pranisë së Homo erectusit të vjetër 1 milion vjetë u gjet në shpellën e Shandalit ,pra.( Leonhard Schmitz, A manual of ancient geography, pg. 131, The British Library (2010) Po , gjetjet e punimeve nga dheu i pjekur të kohës së Nelitit (6000-2000 vjet prK) tregojnë qartazi për vazhdimësinë tonë andej pari. Veglat e ndryshme të punës të gjetura në ato anë ishin të ngjashme me ato të gjetura rreth Danubit në Dardani .( Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992) “Llojllojshmëria, madhësia dhe begatia e gjetjeve ishin parakusht për angazhimin e madh të Muzeut Arkeologjik, Muzeut Historik ,Muzeut Etnografik ,Muzeut nativ të Kroacisë për ruajtjen e monumenteve unike dhe të pasurisë se civilizimit në këto anë , në trashëgimi për brezat e ardhshëm ( Shtypi kroat)”

E na , ku jemi , çka punojmë për ruajtjen e krenarisë sonë? Po brezat tonë të ardhshëm? Në shpellën e Shandalit afër qytetit Pula u gjet një guri nga koha e hershme e Paleolitikut , punëdore e njeriut parahistorik 2 milion e 800 mijë vjet e vjetër ,kurse ne qendrat tjera arkeologjike si Shandala II dhe Shpella e Romualdit në kanalin e Limit u gjetën gjurmët e vjetra 40.000-10.000 vjet. ( burime kroate) Me qëllim që të pikturojmë qartë bukurinë e Istres duhet shkojmë larg në të kaluarën e saj, dhe nga udhëtimi i Trenit te Historisë shohim se biletat e natyrës për të jetuar na ishin dhënë shumë herët në parahistori.\

Në fillim të Kohës së Bronzit ,banorët e këtyre anëve u larguan nga shpellat e tyre dhe e filluan strehimin e tyre për afër dhe për rreth detit. Ata e bënë Puljan , histritët në gjuhën e tyre e quajtën Qyteti i të Larguarve-Polai. Por ,me sharje të zakonshme të pushtuesit se Histritët ishin kusarë deti ,Romakët e pushtuan gadishullin e Histrisë rreth vitit 177 para Krishtit. Qyteti më i rëndësishëm është Pula Kufijtë e zotëruesve të Histrisë ndërronin shumë herë gjatë historisë Thuhej se ishte e Romës e Venedikasve , e AustroHungarisë. Gjurmët e tyre janë edhe sot; të gjashtë amfitetrot më të mëdhenj në Botë dhe Tempulli i Augustit janë në Polia (Pula) që datojnë nga viti 27 prK- 68 psK

Fatet e njerëzimit , ardhjet ,shkuarjet ,luftërat, lakmitë ,mashtrimet e bënë që ne t`i humbim karrikat tona të rezervuara nga vet natyra. E në ato karrika historike janë ulur ardhësit , na e zunë vendin. Përkundër asaj që ne i ruajmë biletat edhe sot e kësaj dite, neve s`na ka mbetur gjë tjetër vetëm se të ruajmë ato pak vende në vagonin e fundit të trenit të historisë , Për kundër asaj që i kemi biletat për ato ulëset e vagonëve të parë të klasit të parë; ardhësit po mundohen që ato të na i shqyejnë ,dhe këto vende që mëzi i kemi ruajtur të na i zënë dhe të na gjuajnë ,të na hedhin poshtë nga treni i historisë i cili kurrë nuk ndalet. Romakët i përshkruanin  Histritët si piratë të egjër të mbrojtur nga bregu i tyre shkëmbor i detit Adriatik. E po gjatë mileniumeve na quajtën edhe piratë edhe vandal edhe barbar sepse luftonim për të mbrojtur vetveten. Po sot?