Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Kanina

| E diele, 15.03.2020, 09:15 AM |


Atdhe Geci

K A N I N A

Shkup. Tiranë, Pargë dhe Prishtinë

nuk jemi fqinj por jemi një komb

vendin tonë e duami të bashkuar

me gjitha pjesët dhe me Çamërinë…

Të ngrënë nga fati i keq i luftërave

të zgavruar nga ndarja dhe copëtimi

ribashkimi ynë në një Bashkështet

bashkon Shkupin, Mollën e Tiranën

Në Roganë dhe gjithandej atdheut

prushi ynë flakët i ka nga kufijtë

a e dëgjoni zërin e të rënëve çamë,

dhe zërin e vrarë të Mollës së kuqe

Atdheu na thërret të punojmë për

vendin, por, dy shtetet shqiptare

hallin e kanë tek leku dhe femrat

atdheu sot nuk pyetet për asgjë!...

Dhéu ynë është fëmijëlindës i shenjtë

në çdo stinë ia shton fëmijët atdheut

Unë, shqiponja që banoj në flamur

pyes, sa atdhe e kemi sot të pushtuar!...

Turp për zotin, turp të hapen shkolla

serbe e greke në Shqipëri, e të

sajohen minoritet grekë dhe serbë

kjo për besë kurrë s´na ka bë vaki!...

Nuk ka grekë as serbë n´ Shqipëri,

minoritet quhen, por janë shqiptarë

janë të dëbuar nga fallngat greke, se

me “Ligjin e Luftës” me Shqipërinë,

Greqia sot mbanë në burg Çamërinë

Ky dhé është fëmijëlindës i shenjtë

në çdo stinë ia shton fëmijë atdheut!...

Unë, shqiponja që banoj në flamur,

greku e serbi kufijtë m´i kanë rrudhë.