E enjte, 28.03.2024, 05:17 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

U nda nga jeta Elmaze Berisha

E diele, 15.03.2020, 08:49 AM


Më 13 mars 2020, ka ndrrue jetë në Tiranë, Elmaze Hazir Berisha, bashkëshortja e vllaut tim Sylejman Zeqir Berisha, që edhe ky u nda nga jeta po në ditë të xhuma, me 13 shkurt 2020, çka e paska shkrue Zoti që të jenë të lindur për njëri-tjetrin, bestarë të pandarë e të përjetshëm të njëri-tjetrit në këtë botë e në tjetren, duke i dhanë një shembull të mirë kohës së vet e brezave të tyre, tre djemëve e katër vajzave të martuar e me plot fëmijë, të cilëve ua lanë rrugën të hapur, për të ndjekë traditat familjare, për të ecur kryelartë.

E ndjera Elmaze Hazir Mulosmanaj (Berisha) u lind në Fang të Bujanit të Tropojës (Malësi e Gjakovës) në derën e kullën e patriotit e pleqnarit të shquar Binak Alia (1805-1895) i Krasniqes e Malësive të Shqipërisë së Epërme, i Rillindjes Kombëtare Shqiptare - i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; ishte stërmbesa e tij, vajza e Hazir Syl Shabanit të Shaban Binakut  (1851-1910)- luftëtar e prijës aktiv e martir i kryengritjeve e luftërave kundërosmane e kundër sllavëve për Pavarësinë e Shqipërisë.

Elmaze Hazir Mulosmanaj (Berisha) është e bija e Hatë Mehmetes, mbesa e Mehmet Ali Bajraktarit (1878-1948)- bajraktari i Hasit, i pandalur e pakompromis në beteja e kryengritje kundër otomanëve për Pavarësinë e Shqipërisë, në luftra kundër serbo-malazezëve (1913-’15, 1918-’21), mik i afërt e bashkëpunëtor i përjetshëm i Bajram Currit si dhe i luftëtarëve prijës në Kosovë si Azem Galica e të tjerë.

Elmaze Mulosmanaj-Berisha qysh në moshë 6-vjeçare ishte një dëshmitare e vuajtjeve antinjerëzore e përndjekjeve politike të jashtëzakonshme në Kampin famëkeq të Tepelenës, e cila iku në Amshim me mallin e pashuar për babain e saj Hazir Syl Shabani (Mulosmanaj), se nuk mundi ta gjente kurrë varrin e tij, nuk mundi asnjëherë ta qajnë te varri e të çojnë një tufë me lule te varri i tij, po ata do të takohen tashma në Parajsë.

Elmaze Mulosmani-Berisha gjithnjë, në të gjitha ditët e vitet e jetës së saj, ndjehej krenare që kishte ardhë nuse në kullën e Isuf Rexhë Berishës të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të Halil Isuf Berishës- stërgjyshi dhe gjyshi i Sali Berishës; që thirrej edhe “e reja e Zeqir Halilit”;  bashkëshortja dinjitare e Sylejman Zeqir Halilit; ishte dhe kunata e si-nana ime, e cila la një emër shumë të mirë.

Elmaze Berisha ishte (siç e kanë quejt e thirrë) një “Nanëmadhe e Luftës së Kosovës” (1996-‘99), që mbajti gjithnjë sofrën të shtruar për komandantë e luftëtarë të UÇK-së të Lirisë e Pavarësisë së Kosovës, se kulla e tyre e Brishajve, e Sylejman Zeqirit me djemtë e tij, ishte e hapur në çdo kohë e situatë, ishte një nga bazat e rëndësishme të Luftës së fundit të Kosovës. Nga duart e saj, në sofrën e saj, në çantat e luftës kanë ngrënë bukë në ato vite: Heronjtë e Luftës së Kosovës, Ardian Krasniqi, Ilir Konashevci, Shkëlzen Haradinaj…, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, luftëtarë martir e të gjallë të UÇK-së,  si dhe gazetarë, diplomatë, ushtarakë etj.

Sot, ndoshta është koha e rasti të kujtojmë një dialog të Elmaze Berishës - një nga ato “Nanëmëdha të Luftës së Kosovës”, me Komandatin e pvadekshëm të UÇK-së, Ilir Konushevci - “Hero i Kosovës”: “Nanë Elmaze, ne nuk do ta marrim djalin tand, Gëzimin, në Luftë se është i ri”, por Ajo iu përgjigj: “Jo, nuk është i ri me e kap pushkën. Edhe ju jeni djemë nanash. Ia baj hallall gjinin që ia kam dhanë për Kosovën e Lirë”.

Sot, në këtë ditë të vështirë pandemike, në situatën paneuropiane e globale të krijuar, në pamundësi të vij nga Gjermania në Tiranë për të marrë pjesë në përcjelljen mortore për në banesën e fundit të kësaj zonje të nderuar të Kullës e Derës tonë të Berishajve, për të cilën kam vlerësime e respekt të përjetshëm, po i çoj këto fjalë si mesazh e homazh për të paharruaren tonë, Elmaze Hazir Mulosmanaj-Berisha. I koftë i lehtë Dheu i Tokës Shqiptare!

IBRAHIM BERISHA

Gjermani



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora