E shtune, 20.04.2024, 02:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Lulkuqet e Roganës

E shtune, 14.03.2020, 09:05 AM


Atdhe Geci

LULKUQET E ROGANËS

Kjo pushkë e bukur si vajzë

Ka sytë më kaltërt nën qiell

Kjo pushkë e bukur si vajzë

E ka emrin, Kosovë e lirë!...

Asgjë s´ia shton fuqinë këngëve lirike

sa zëri i shiut të bimëve dhe të vashave

sa zëri erës dhe frymës që thyhet maleve

sa e puthura në buzë midis përqafimesh

Roganë, fëmijëlindëse e madhe e kombit

mendja s´ më lë vetëm, jam i dashuruar

më duhet shumë kohë që t´i them të tëra

jam i përmalluar për gjithçka që rritët e

gjelbëron në Roganë. Kam mall për të

korrat tua të grurit, të misrit dhe fasules..

Shpirt, asnjë natë e zezë s´mund ta ndotë

ditën tënde, as dashurinë që e kam për ty

Roganë, nuk di kur kthehem sërish tek ti

tek fryma jote me aromë buke e kopshti

te argjila jote e kuqe, tek gurët e shenjtë

tek të mbjellat tua të gjuhës së hershme

Roganë, paç bekimin e dritës së qiellit

bekimin të mos e harrosh hyrjen te vetja

je e shndërruashme në tërë qenien time

që nga pellazgjia, iliria, dardania, e epiri,

je gjuha e shkronjve, AND-ë e epokave

Roganë, ende më kujtohen thanat tua të

shpatit, pranvera kur i gjuanim peshqit

vrapimi të përpjetave Kodrës së Brijës

dhe lojërat me topa me qime kafshësh

i kam të ruajtura në librin e kujtimeve

Roganë, pjesëmarrëse e gjitha luftërave

ushtare e rregullt në betejat e ardhshme

dijëse e madhe e artit dhe e shkencës

Roganë, trimëreshë e luftës së Kosovës

Ti ke mjaft rini në lufën për Iliridën

Ti ke mjaft rini në luftën për Çamërinë

Ti ke mjaft rini t´i japësh dorë Tivarit

ti ke veshjen e dashurisë për bashkimin

Roganë, jam i burgosur vet me poezinë

Kodrën e Brijës unë sot e kam në vizitë

dhe një të dashur nga yjësia e kreshtave

Roganë, paç bekimin e Kodrës së Brijës!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora