E premte, 29.05.2020, 10:02 PM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Fishta parashikoi...

E shtune, 14.03.2020, 10:39 AM


5

Nga Fritz RADOVANI

Ai parashikoi...

Poeti ynë kombëtar asht i ndërgjegjshëm se:

Jo, jo! Për burra, që me gjak praruen

Namin e kombit e Lirinë ia sollën,

Atdheu kunora s’ ka. Për ta nuk gdhendet

Gur, as nuk ndizet qiri. Mbi vorr t’ tyne

Shpërthen rrushkulli e ferrmana, strukë ndër t’ cilat

Pret dhelpna e shqarthi...e shumta

As vorr nuk patën me u kondisë për s’ dekuni

Veç n’për t’ errshmet humnera e nëpër prroska

Kurmat e tyne shkapërderdhë përdhe,

Prej orlash edhe korbash t’ zez qenë shqye,

Shqiptarët, po, i kanë harrue...

Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botue në Tiranë në vitin 1985 nga Akademia e Shkencave e RPSSH, në faqe 270–271, shkruhet: “Fishta Gjergj (1871 – 1940). Shkrimtar dhe publicist reaksionar, përfaqësues kryesor i letërsisë klerikale-katolike.

Që në fund të shek. XIX mori pjesë gjallërisht në jetën politike dhe kulturore për të forcuar në të ndikimin e klerit katolik.

Në vitin 1913 e deri me 1938, me ndonjë ndërprerje të shkurtër, drejtoi revistën “Hylli i Dritës”, një nga tribunat ma aktive të reaksionit klerikal. Në shkrimet e tij publicistike luftoi me tërbim kundër ideve përparimtare. Me 7 prill 1939 përshëndeti pushtimin e vendit nga forcat fashiste italiane. Krijimtaria letrare e tij është shumë e gjerë dhe e larmishme; shkroi vjersha, poema dhe drama etj. Vepra e tij kryesore është poema Lahuta e Malëcisë (botuar e plotë më 1937) një panoramë poetike e ngjarjeve kryesore historike të viteve 1878 – 1912, të pasqyruara nga pozita e klerit katolik; në të Gj.F. himnizoi prapambetjen e jetës së malësisë, patriarkalizmin, padijen, lartësoi mercenarizmin etj. Më 1923 shkroi pamfletin  me vargje Gomari i Babatasit që drejtohej kundër laicizmit të shkollës, dhe, në përgjithësi, kundër përparimit shoqëror e kulturor të vendit. Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij letrare përshkohet nga fryma e besimtarisë fetare. (V.B.)” Siglat V.B. në  redaksinë e letërsisë përfaqsojnë “prof.” Vehbi Balën, nga Shkodra.

Sikur ky Fjalor Enciklopedik të ishte botue para vitit 1912 nga mejtepet e Stambollit, me siguri autorët do t’ishin tregue pak ma të kujdesshëm në shprehjet e tyne  të pakontrollueme anadollake, se sa “profesori ynë shkodran”. Ai të pakten të kishte parasyshë dekoratën e dhanun nga Mbretnia Turke në vitin 1912, apo aprovimin që qeveria e Stambollit dha në 1902 për futjen e Gjuhës Shqipe ndër shkolla me kërkesën e At Fishtës. Me siguri Vehbi Bala ka harrue se asht tue shkrue për atë At Fishtë, që në vitin 1913, kur vuni Flamurin Kombëtar të Kastriotit në kompanjelin e Kishës së Fretënve në Gjuhadol, ka pas lidhë vargun e kandilave me drita prej atij kompanjeli me minaren e Xhamisë në Fushë të Çelës, në shenjë vëllaznimi e miqësie të katolikëve me muslimanët shkodranë, pse të gjithë ishim e jemi Shqiptarë. Përgjegjen At Fishta ia jep vetë në poezinë “Shqipnia e lirë”:

Por, po ndodhi se vjen dita,

Që me faj Shqipninë e darni,

Që e Lirisë u erret drita

Edhe n’ t’ huej Atdheun e mëvarni,

A për pare a marri t’ tjera,

Si ndër kohë, që shkuen, atëhera,

Ju marroftë i Madhi Zot!

Melbourne Mars 2020.

Vazhdon...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora