Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Korona(vi)rusi

| E shtune, 14.03.2020, 09:37 AM |


Satirike

KORONA(VI)RUSI

Ndër shqiptarë vjen virusi

Jo nga Kina, por nga rusi...

Me do maska kryekëput

Që përngjajnë n'astronaut!

Dalin shqipet në publik

-Mos e merrni me panik,

S'ka ç'na bënë pandemia

Lani duart rrini n'shtëpia!

Nga këto sfida padyshim

Na shkon vendi n'izolim,

S'bëhet puna pale-vale

As n'shtëpi e në spitale!

Nga kjo botë interesi

Fiton shteti dhe biznesi,

Shitet malli nëpër duar

Me afatin e skaduar.....

Rritet çmimi pa hesap

E na ndjek në çdo hap,

Kush humb si përherë

Qytetari qoftë me nder!

S'është i fundit as i pari

Që pëson në ditë pazari,

Me t'u ngulur te "vi-rusi"

Një me gjemba si kaktusi!

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)