E enjte, 25.04.2024, 06:50 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Kush e ka mizën mas veshit ka vjedhë mjaltin shoku Kushtrim Janina

E shtune, 18.10.2008, 05:59 PM


Selim Hasanaj
KUSH E KA MIZEN MAS VESHIT KA VJEDHË MJALTIN SHOKU KUSHTRIM JANINA
 
Nga Selim Hasanaj

Po fillojë këtë shkrim me nji fjalë të urtë si titull dhe per këtë do e tregojë nji ndodhi që diku në vitet e 70 të shek. të kaluem kishte ndodhë në nji fshatë diku afer Isniqit fshat ky i komunës së Deqanit në Dardani. Saktsishtë se ku dhe kur nuk më kujtohet ngjarja e ndegjueme disa herë derisa jetoja në vendlindje, por sakt e dijë se cka ndodhi sipas asaj që kamë ndegjue nga vetë protagonistet e ngjarjes. "Kishte pas ndodhë nji vdekje në nji fshat të rrethit të Deqanit dhe burrat e fshatit Isniq ( sipas tradites së atëhershme) tubohen per të shkue në kryeshendosh dhe turmes së disa burrave u printe plaku i menqem i odave të asaj kohe në Isniq dhe fshatrat tjera të Deqanit, Rexhep Syla. Rruga i sjellë ata të kalojnë pranë nji are të mbjellun me miser (kallamoq) dhe si duket dikush e kishte pas lodhë rrugës me budallaqet e veta plakun e urtë dhe të menqem Rexhep Syla dhe ky per të ja mbyllë gojen posa shef se në arë mihin ( prashitin) misrin diku 20-25 argat vendosë ta bajë nji lojë provokuese. I pyet shoqnuesit e vetë; c'ka jua merr mendja , atje në mesin e argatve a ka ndonji AHMAK-BUDALLË?! Sejcili i pergjigjet në mënyren e vetë ashtu si ja merrke mendja por të gjithë ishin të mendimit se nuk mund të ket budalla në mes të argatve se po të ishte ashtu ai nuk do të dinte të punojë aren, ta mih ( prashit) misrin. Mirë jua këthej Rexhep Syla, do ta provojmë. Kur u afruen krejtë afer ares , sipas zakonit shoqnuesit e Rexhep Syles filluen ti pershendesin argatet me : puna e mbarë, a u lodhet, krahet ju lumshin etj. Rexhep Syla kur pa se perfunduen pershendetjet dhe urimet e bashkshoqnuesve të vetë ju drejtue argatve me: o nanen e juve o argat... . Per nji cast mbretnojë heshtje, por papritmas njani argat nga të gjithë sa ishin , kapi shatin në dorë dhe ju sulë plakut Rexhep Syla me shamje e ulurima, dhe ate mezi e nalen argatet e tjerë se do bahej belaja. Kur situata u qetsue dhe Rexhep Syla me shoqnuesit e vetë u largue pak ma tutje ai ju tha atyne; a e patë se paska pas budallë dhe perte budalle e ahmak e perte ahmaku në mesin e atyne argatve. Po unë i shava të gjithë dhe asnjani nuk e muer shamje se ju drejtue atij , sepse janë të menqem ata , ndersa ai që deshti të më sulmojë edhepse unë nuk e shava ate vetem dhe direkt, masi asht ahmak, budallë ai e tregojë veten. Mbane mend ahmaku lajmrohet vet dhe budalla e tregon budallakun pa e pyet fare.Tek pas kësaj shoqnuesit e Rexhep Syles kuptuen se ai me qellim e paska sha masen e argatve vetem per ta gjet ahmakun ". Unë para dy tri ditëve shkrova nji reagim per festen e shqipfolsve të Dardanisë në Prishtinë në pervjetorin e tiranit Enver Hoxha, dhe sado që fjalori i shkrimit tim nuk ishte i paster, ishte i vrazhdët dhe " banal" ( e futa në thojza sepse per Enver Hoxhen nuk ka fjalë të ndyta në fjalorin e gjuhes shqipe që ishte dasht ti thuhen atij si dhe atyne që edhe sot e kësaj dite ju plas zemra per te dhe i mbajnë pervjetore) megjithate unë permenda me emna vetem Hydajet Hysenin, Xhavit Halitin , Xhevat Bislimin, Gani Kocin, Bajrush Xhemajlin dhe Jakup Krasniqin dhe harrova edhe Berat Luzhen dhe Emrush Xhemajlin dhe perqudi asnjani nga këta deri sot nuk reagojë , dhe mue ma merr mendja se nuk reaguen sepse ata e ndjejnë per mburrje që janë enverista dhe sado i poshter fjalori i shkrimit tim ata nuk ka mujt ti ofendojë. Qendrojnë burrat të palekundun në dashninë per xhaxhin Enver Hoxhen. Në shkrimin tim reagojë njifar shkenctari, njifar historiani, njifar njeriu që po sikur ahmaku në aren e Isniqit në rastin e Rexhep Syles> paraqitet tue e ba rrolin e advokatit per të tjeret dhe ky asht njeriu që në shkrimet e tij mshifet mas nofkes Kushtrim Janina. Ky shok kishte shkrue nji reagim në shkrimin tim me titull :" Bastardet shqipfolsa festojnë pervjetorin e kretenit" dhe e kishte dergue per botim në zemrashqiptare.net. Mirpo redaksia nuk ja kishte botue at shkrim i cili aspak nuk ishte replikë me shkrimin tim akuzues per Enver Hoxhen, per gruen e tij Nexhmije Hoxhen dhe per djalin e tyne që edhe sod e kësaj dite Dardaninë e thrrasin sikur shkijet , KOSMET , por shoku Kushtrim Janina në shkrimin e tij më ofendon rand dhe edhe më akuzon per tradhtarë, titist, njeri që paska deshirë dhe paska pas deshirë të mbetet Dardania nen Serbi dhe të shkatrrohet Shqipnia të cilen sipas tij vetem Enver Hoxha e paska pas ruejt. Ky shok masi zemrashqiptare.net nuk ja boton shkrimin ai i shkruen Drejtorit Gëzim Marku dhe mundohet të sqarohet tue u ankue pse nuk i ka botue letren dhe atë leter ma dergon edhe mue. Unë këtu po e bajë publike se vetem para pak minutash i dergova nji leter direkt shokut Kushtrim Janina dhe i dhash fjalen se herdokurdo kamë me e gjetë se cili asht dhe kurr ma apsolutisht kurr ma nuk do e pergojonë askend. Ky shok trushperlam me ide karpatjane të Iliqve , Visarijeviqve , Popoviqve, Mugoshes dhe Enverit mos të lajmrohet pa i permend kush emnin dhe aq ma pak mos të akuzonë askend me akuza tipike ruso-serbe të cilat gjithmonë i ka perdorë xhaxhi i tij Enver Hoxha. Ta dijë Kushtrim Janina se ka punë me Selim Hasanaj dhe do e paguen shtrejtë per shkrimin e tij kunder meje sado që at shkrim banal nuk e ka të botuem. Ai ma dergojë mue në e-post adresen time private dhe unë do e ruej. Ky shok po sikur ai hajni i mjaltes tregon vet se e ka mizen mas veshit. Ky mendon se asht shumë i fortë në shkrime, asht historian dhe intelektual dhe duhet të respektohet, nuk e shef mjerani se shkrimet e tij apsolutisht të gjitha që i kamë lexue deri sot në zemrashqiptare.net nuk janë asgja tjeter pos perpjekje e tij megalomane per të u paraqitë te publiku, ndersa asnji nga to nuk asht shkrim me vlerë, nuk asht shkrim me nji taban të idesë, mendimit, qoftë edhe asi rusokarpatian c'far ky asht i indoktrinuem me. Ky si nji narcisoid gjithmonë mat pulse dhe ku e gjanë terenin butë sulmon dhe ofendon pamëshirshem, por kur shef se mund të theret keq terhiqet qetaz nga fjalet e veta dhe ate që e pshtynë pa fije turpi e lëpin , por inati ruso komunist nuk e lenë pa provue të mbahet dhe thotë ; unë ndrrojë mendim nese më bindin se e kamë gabim , nese më bindin në të kunderten etj, etj. Ndersa asnji argument nuk e pranon , dhe ky njeri as që arrin ti lexojë shkrimet e të tjerve deri në fund dhe tek pastaj të shpreh opinionin e vetë per to. Ky në stilin enverostalinist me zell kerkon të gjan nji shkak per ti ra dikujt në qaf. Dhe nese shkakun nuk mund e gjanë ky pa fije turpi asht në gjendje edhe ta kurdis , ta sajon dhe këtë e banë lehtë perderisa mshifet mas nofke. Le të del me emen të vertet dhe të shkruen ashtu sikur shkruen, dhe unë i pari do i hjek kapelen. Publikisht e lusë Drejtorin z. Gëzim Marku dhe redaksinë e zemres që këtij njeriu që edhe sod e kësaj dite ushqen shpirtin me enverizem kurr mos ti botojë shkrimet e tij të fryeme me ideologji enverostaliniste në gazeten e mrekullueshme kombëtare zemrashqiptare.net. Dhe jo vetem të këtij por edhe të të tjerve të sojit të tij, dhe të tillë janë edhe disa që pothuej rregullisht me shkrime tinzare i marrin hapsinë faqeve të zemrashqiptare.net. Unë nuk po i ceku se cilet janë ata, por që janë edhe dy a tre së paku nuk ka asnji dyshim. Dhe per fund , unë si nji dardanas nga krahina e Podgurit të Dukagjinit , publikisht distancohem me veprimin makaber e banal të festimit të pervjetorit të Enver Hoxhes që e bani nji grup i shqiptarve të Dardanisë, i kerkojë falje vëllaznive të mijë të gjakut , shqiptarve të nanës Shqipni , të persekutuemve , familjeve të të vramve dhe të zhdukunve , të torturuemve neper burgje dhe izolate të Enver Hoxhës të cilet me të drejtë janë ndje të ofenduem dhe të neperkambun me rastin pa presedan dhe banal të nji grupi bastardesh të Dardanisë që festuen pervjetorin e Enver Hoxhës. Unë faljen e kerkojë sepse jamë dardanas dhe fatëkeqësishtë nga Dardania sot dalin bastard të cilet , disa janë edhe pjesë institucionale e shtetit të Dardanisë dhe me këtë deklarojë se ata që preken ndjenjat e juve që i hapen per ti lendue plaget e juve ata nuk mund të jenë dardanas me gjak shqiptari. Gjaku i trupit të tyne asht i perziem me atë të Iliqve, Visarieviqve, Popoviqve, Mugoshes etj. Rrnoft populli shqiptarë , Zoti e bekoft ate dhe të gjithë ata që njiherë e pergjithmonë e hoqen thundren komunisto-bolshevike nga trojet pellazgo-ilire.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora