Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Markokaj: Ku shkon mendja shkon penda!

| E merkure, 11.03.2020, 09:05 PM |


KU SHKON MENDJA SHKON DHE PENDA!

-Tri skica nga Vendlindja ime e dashur Tropoje-

Nga Gjon Markokaj

DUA TË SHKOJ EDHE NË MARËS

Shetiti gjithka; me mëndje, “të shtegu e të bregu” , “të rëra te lumi”, “te tela e të ahat”; “rupave e rudinave”, sëbashku me thëllëzat edhe unë, “kërcej pupthi”; e ngjitem nëpër thepa, gjer në cikole të “Majes Korës”; sikur t isha i ri.

Atje dua të  mbushëm;  me ajer të paster, të loz përsëri; në ato lendina; ku kam luajtur, me fëmijtë dhe mbas lodhjes; të flladitem të gurrat, te krojet !...,O, o, sa bukur vëndlindja ime ! Si ty nuk ka !

Shetita e shetita; e si në vëndin tim, s' qetësohem !

Mëndja; nëpër ato vënde m’ pushon e çlodhet duke i kujtuar.

Ku isha e ku s' kamë qënë pashë, sa arrihet ...,e  gjer ku shkohet ? Mësova se njerzit arriten në hënë. Po , po,– njerzit arritën në hënë....,!?

Marsi, s’ është më i mirë se vëndi im...,!

E qe te bindem, enderroj edhe unë, e due të shkoj edhe në Mars ...!?

--------------------

THERRA  E  JOTE  KA  SHUMË  VLERË

Fajtor s' jemi na; që jemi nder popujt më t' vjetër; ekzistuar që n' lashtësi, në jugëlindje t' Evropës.

Lakmia “grabitqare- shoviniste” dhe “padrejtësitë e fuqive t' mëdha”; na përçanë e na kanë sunduar; na copëzuen e na kanë shpërnda..., !? Po, po, edhe tani; “grabitqarët” atë punë bëjnë.

Kemi fakt gjuhen; “nji nder më të vjetren në botë”..., me nji kulturë mijëra vjeçare..., kemi fakte e histori dhe jemi krenarë edhe m' u mburrë; me paraardhsit, me pëllazgët, me ilirët dhe me albanezët, në Arbëri...,  --  O, ju, t' Europës!

Hulumtoni për lashtësinë tonë; si ka qënë Iliria..., e Pirros e Gentit e Teutës..,?   Shteti i Arbërit i Kastriotëve dhe i Dukagjinasve edhe ju keni me “pasë rybe” pra autoritet, me ne !

Gjergj Kastriot – Skënderbeu luftoi e mbrojti Kombin dhe
ua preu hovin; ushtrive të Stambollit, që u versulën drejt Evropës...!?
– N
e ..., “T' Bijtë e Shqipes”; s'e paskemi të drejtën; si popujt e tjerë, ta ngritim zërin...? Po, po, kemi plot të drejtë  !
O, o, Brezi i vëndit tim; At’Dheu është për ty...!  
--
Vëndi ku kemi lindë e marrë jetë  S' shkohet jeta ëndacak !...,Therra e jote ka shumë vlerë, m' e gërmue; s' te jepë pak; -- ndoshta, t' qetë edhe qirak ...!?
Shetit nga të duash; shko, edhe n' AMERIKË edhe n' LASVEGAS, po të duash!
– “
Vënd Mesdhetar” si Shqipërinë; s' gjën..., me bregdetë të shkëlqyer e m' plazhe të përshtatshme verimi.
Klimë e deshirueshme mesdhetare, koha me katër stinë; dielli të mjaftueshëm; tokë buke fushë, për bujqësi, pa mugesë të maleve, e të Alpevë, t' lumenjë e liqene m' u pasë lakmi ! Nëntoka e pasur e ku njerzit shkelin mbi flori; me florë e faunë shumë të pasun; sa në rrallë vënde i gjën...!?
Njerzit i gjën të shëndetshëm; me trup të shëndoshë e mëndje të këthjelltë; me tradita e kulturë, të vjetër në popujt e Mesdheut..., ne të gjithë, mburrem se jam shqiptarë !
Leviz; ecë e mos u ndal ! Ngado që të bredhish !
-- Kujto çfarë le mas ! Koha e moti i keq”; s' t' lanë ..., të detyruan dhe u largove.
U përmirësue; koha.., iku moti i keq !
Këtheu, eja, se At'Dheu “truri e kërkon” !
Trojet tona Shqiptare lufta; s' i ka përulë...,
K
ryelartë qëndruen në shekuj.
Sot arat i kan, mbuluan therrat, lugjet janë shurdhue s' dëgjohen kumbonat e ne bjeshkë, s' ka bari  duke kënduar
Në themelin e trollit t' moçëm; vetëm loti pikon.
“Zëmrat e nënave çahen” së bashku; me murin e moçëmt; t’ kullave legjëndare.
Këtheu bota është e vogël, - malli është i madh”.
Ëndrren që e kie për nesër shfrytëzoje në vëndin tënd !
Eksperiencën
sille këtu në vëndin tënd !
Nënat gëzojnë, e s' lotojnë!
Dheu yt t'ep vlerë e “kullat e moçme” ripërtrihen
-- Dielli njëlloj bjen kudo!!

-------------------

BUKURITË E VËNDIT TIM

(peisazh)

Alpet tona të veriut kanë: Pejsazhe të bukura natyrore; ku përshkohen; nga “gryke të thella e male të thepisura”; me lugje, shpate rrgalla, lera, të rrethuara për bukuri; me qafa të lakuara,  kodra të gjelbëruara; ..., e “cikole malësh” që i bashkojnë; me rëtë..., “sa rrokë syri, filmi, s' është asgjë”.

Sa do të shkruaj; s' ua jap dot hakun.  S’ ua shkruaj bukurin; janë bukuri meramëndse të pa para, ...”shih e shkruaj” ....!?

Çobanesha kur ja merr këngës shugullojnë lerat e shkëmbit; në krahun tjetër në cikole, t' majës këndon çobani “këngë majekrahut”..., çobanesha këndon “hojë dada hojë”;

thep – më thep “duel i këngës”; “njeri tjetrin e kundemojnë”

Blegërojnë delet ushtojnë kumbonet; si “koncert i këngës popullore”..., “thep – më thep” fyelli e bylbyli bashkë; me këngën e zogjve të malit;..., “lakut majes” këndojnë çobanët; sjellin gjithfarë melodish...!?
”Ujk thinoshi”, plak i vjetër ...., sillet qosheve e kërkon gjah; të ndarë nga tufa ndonjë berr, “e kap e shqyen, e s' i vjen gjynah” ...!?  
Ka
lëndina, e “rupa ngjyrë ylberi”,  si “qilima lulengjyrash”, gufa e shpella të çuditshme..., bukuri i ka falë natyra.
Për m' u la e m' u flladitë; kie lumenjë, përrenj e gurra të freskëta..., e mëtej kie; liqëne të vegjël natyrorë; ..., pa le të gjitha ato ortiqe bore; nëpër lugina sa “zhegut të ditës”; i kalon për mrekulli...!?
Udhëto nga të duesh nëpër Alpe; e “s' t' rreshkët buza”; sa herë të duash fytin e freskon.
Boronica, të egra, drethëza e mjedërza: – Gjën pothuase, për çdo vënd.
“Erërat e luginave”, “freskia e maleve”; t 'i ushqejnë..., mushkëritë; me oksigjen, ajër t' pastert;.., “lakut të bjeshëve” “cikoleve t' majeve” , zëmra ndihet mirë e trupi ushqehet.
Sa më lart ngjitesh pamja e horizantit të shtohet....
Me thënë të drejtën ..., zogjtë e kafshët; në alpe duken të lumtura...!?
Në pyje të larta shikon arinjë që herë hanë; mjaltë herë hanë; buburreca; e kur të ngitesh lart në “krepa e thepa”; shikon dhit e egra me gjithë cjep..., “shpat në shpat”, - “zabel n' zabel”; sheh kaproj me gjithë drer.
...Ujq e dhelpëra ka sa të duash; rrinë tinzare e kërkojnë gjah. Tufat e thëllëzave fluturojnë për mbi Alpe, shqiponjat vigjëlojnë..., “vetulls malit”, luqerbull e shqarr..., është e rrallë dhe macja e  eger...,!?
Pyjet
n' Alpe kanë  gjithëfarë kafshësh:
T
hi të egër e vjedullakë..., e zvarranikë kie pa numrim.
Të gjitha janë: – Bukuritë e vëndit tim !
Në lumenjtë nëpër Alpe ..., në “rrasen e gjallë e në katarakte”, “troftë pikëloshja”; n' ujë të pastert ngjitet lart;  kalon në Alpe; në Curraj – Epër;  n' Valbonë e Thethë.
Njerzit janë t' mrekullueshëm; populli kot s' thotë:
Nga burojnë ujrat e fresketa, është edhe mendja me e freskët”..., e pse jo..., edhe shkenca thotë: “Me fjetë me krye prej veriut; të merr gjumi më mirë” !
Thep n' thep - n 'Alpet t' Veriut; tuj kënduar këngë, e tuj qendisë; verojnë vajzat, në bjeshkë të gurit..., tuj thur pajën e nusërisë...! Kujtojnë djemt që jashtë punojnë
– P
regaditet për ditë të nusërisë.
Që më gëzim e presin, t’ u vijnë: “Muaji i mjaltit”;  me e nisë jetënbashkëshortësisë !
Trupi i tyre si selvi..., kanë hedhë shtat me “shtojzovallet”, ..., e janë rritur si perri Kan hedhë valle nëpër male.
“U ka marrë trupi vitaminë”; me boronica dretdhza e mjedrra..., në gurra të ftohta” ujë kan pi, vajza të shkathta, si thëllëza.
Në oborr të stanit vajzat këndojnë..., kujtojnë të dashurit që po u emigrojnë!   ..., Shpesh, nga malli edhe lotojnë !
I mbajnë fjalët që u kanë dhënë .
Presin atë ditë që i bashkon-- Lumturi e mbarësi në jetë !
Deshiroj atje, të ngjitesha; nga bjeshka ime, te “THEPI i SHQIPONJËS”..., prej ku; “shqiponjat e shikojnë të gjithë MALËSINË e GJAKOVËS”
Të shmallem me “këngët e bilbilave” e herë pas here “të dëgjoj shuplakat” e krahve të thëllëzave, që i përplasin sa nga “njëra rupë - te tjetra” dhe si vetimë të zhduken nga sytë.
Të ngjitesha “cikoleve të majes”; nder ato lëndina e pode; “lakut bjeshkës”; ku “kërcejnë e hedhin valle ato t' malit”; “si gatuzorrjestin, orë, zana e shtojzovalle”....!
Edhe një herë;  në ato male nëpër thepa; të vigjëloj e të shikoj dhitë egra.  Në pyje kaproj e drërë; ujqë, ari e kafshë, të tjera...,
Ku edhe …, – Befasisht i shikon!
Deshiroj të jem atje; “te lisat, te mrizat”, te “shpella të pajat”; ku “luhej cicmic” e mrizonin gjaja...,
Kur të mirës i këthen shpindën...,-- “ i bjen me shqelem”..., “mirë e keq; gjënë nëpër botë”;..., por freskinë e bjeshkës  e t' vëndit tënd; askund s' e gjën ...!?
Pavarësisht nga dimri i ftoftë ..., Lulet çelin çdo pranverë.
“S' i zëmërohen motit të keq”..., marrin vlagë e lulëzojnë.
Është bukur; kur gjithçka përtrihet..., sythet çelin dhe gjelbërojnë; lulëmërdhokullat, dalin t' parat; çelin thanat, si “qylim i verdhë”
“Vathët në vesh” i vëjnë lejthiat edhe shelgjet kajz lëshojnë. Aromë apin manushaqet; zgjohen bletët e nektar bashkojn.
Lart në Male, kur bora dejet; mbushen rupat luleborë..., si qylim shëndrisin lëndinat...,  thëllënxat pupthi kërcejnë, e fluturojnë “andej e këtej”, zhduken në ajër e më s' i sheh.
Në mëngjes, sa zbardh agimi..., ngrohtësi epë dielli i pranverës; në lisat të  pyllit këndon turreci; s' është  mirë  m' e ndigjue zbathë (se  me të mujtë turreci; thonë së të bëhen këmbët poshtë me çuka)..., E nga larg vjen kënga e qyqës ..., e thonë: Me pase kujtes heret, pa këndue qyqja, n' mëgjes m' e hëngër nji kfshatë bukë ..., Me të mujtë (mundë) qyqja thonë; se është keq. Po në pranverë; kur të nxehet koha..., ka rreik, me të mujtë bretkosat..., thonë: Duhet me hëngër “qullë me tamël” “përpara se me ndigjue këngën e bretkosave, (zhabave)..., se më të mujtë (mundë) bretkosat thonë është keq ...!? ( zakone këto, por populli i ka ruajtë)
Bestytni që nuk u trëmbem, por në mëndje të popullit ato ruhen; prandaj asht mirë edhe të shkruhen !
Në mëngjes sa lindë dielli; punëtorët nisen për në punë; këngë të bukura përcjell pylli; barinjtë tufat në kullotë i çojnë.
Punëtorët në ara nisin punën.
Kush djersitet ndjen kënaqësi. Fruti i punës, të pasqyronTë sjell vlerë e begati.
-----------------

-Per revisten ZemraShqiptare, nga Tropoja, Mars 2020