E shtune, 03.12.2022, 02:44 AM (GMT)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: Populli austriak nuk pranoi simbolet dhe ideologjinë otomane, shqiptarët pse i pranuan?

E merkure, 11.03.2020, 08:00 PM


Populli austriak nuk pranoi simbolet dhe ideologjinë otomane, por, shqiptarët pse i pranuan?

Nga Gjon Keka

Thuhet se pas rrethimit të Vjenës nga pushtuesit turq ,ata më pas u ndalën edhe në Grac ,aty e rrethuan qytetin dhe kështjellën "Schloßberg" për tetë ditë, por pas tetë ditëve ata u larguan poashtu nga ky qytet me turp pas trimërisë së vendasve pra trimave të Gracit që nuk lejuan këmba e otomanit të zë vend aty.

Pas tërhejqjes me turp, Ibrahim Pasha i cili kishte pushtuar atë, kishte thënë këto fjalë: "Nëse nuk mund ta kem këtë furrë të nxehtë (kështjellën), nuk më pëlqen t’i kem as dhomat e ftohta të qytetit (Qytetin) ."(Fritz Popelka,1959,f.84)

E ofrova këtë dëshmi këtu për të treguar se edhe pse pushtuesi turk ka ardhë deri këtu në Vjenë e Grac, ajo është kthyer me turp nga ky vend pas qëndresës së popullit aty,dhe sot pas gjithë atyre shekujve e viteve Austria ka ruajtur traditat,besimin, origjinalitetin e vetë dhe nuk ka marrë asgjë turke në veten e saj. Atëherë shtrohet pyetja pse populli shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri pas gjithë atyre sakrificave, luftës heroike në krye me Gjergj Kastriotin ,pas vdekjes së këtij mbreti vendi u pushtua dhe u sundua egërsisht deri në vitin 1912.Por pas shpalljes së pavarësisë në nëntor 1912 pse nuk vepruan shqiptarët si austriakët ,pse nuk e ruajten identitetin europian, besimin, dhe origjinalitetin e Arbërisë,por pranuan që Arbëria të turqizohet më simbole të këtij pushtuesi.

[Imazhi bashkëngjitur e kam gjetë gjatë hulumtimeve në arkivat dhe bibliotekat e landeve të Austrisë]



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora