E marte, 11.08.2020, 08:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Ulku: Dhimbje shpirti

E merkure, 11.03.2020, 07:26 PM


DHIMBJE SHPIRTI

(baladë për popullin tim)

Populli shqiptar është i fismë, është hyjnor

Me atdhe, me gjuhë e gjak arbëror

Po që ka hy fara e dreqit ndër atë

E ka degdisur botës, e ka bë horr

Nuk është dhe keq që njerzit të kenë një fe...

Por jo ta mohojnë e ta prishin të vetin Atdhe

Sepse atë e kemi një, sikurse vetë Zotin

Babë më të madhin të kombit tonë

E kemi të shenjtin, Gjergj Kastriotin

Që për vete i mbajti të tërat katër fe...

Por kurrë s’lejoj t’i ndahet as një grimë atdhe

E ne sot..., ne çka jemi duke bërë...?!

Ma shumë po punojmë për të huaj

Per grekë, për turqë e për shkja

Veç mulliri i tyre , o lalë, le të bluaj

Kultura lindorësh gjithfarësh...

Për të shkatërruar veçse elemente shqiptarësh

Por ne, pse kemi tradhëtuar gjuhën, kombin e fenë

Pa pikën e turpit jemi kthyer n’argatë të huaj

Jemi bërë më të mëdhenj shkatërrues për Mëmëdhenë

Oh, çfarë mallkimi na ka zënë medet,pa më thuaj

Udhëheqësit tonë po vjedhin popull dhe shtet

Pa ndërgjegje! N’pazar po e nxjerrin tokën e gjyshit

Ashtin lirë e shesin, mishin ia japin qenit e këlyshit

Populli është varfëruar, ka mbetur n’skelete...

Si gjarpri e kanë mbështjellur halle e derte

Edhe zhvillimi ekonomik,ka ngecur udhës në mes

Po zgjatet terri i natës, s’po na gdhin mëngjes

Borxhi po rrokulliset nga brezi në brez

Edhe siguria për jetën tonë është rrezikuar

Ia kemi mësyrë perëndimit kinse për të shpëtuar

E kemi lënë vendin tonë pa të zot...

Armiqtë tonë shekullorë më lehtë për ta zaptuar

Por jo, shqiptari nuk ka lindur vetëm hallexhi

Metropoleve të botës, i pastreh, për tu tretur

Ai ka lindur bujar, në vendin e vet për të qenë mbret

Gjithmonë  e përherë për t’i dalë zot Vatanit

Për të mos e lënë ta shkelë kurrën e kurrës

Çizmja e zezë e turkut, serbit dhe junanit!

Një gjë shpirti im ma thotë e zemra ma ndjen

Se, ka mbetur ndonjë zog shqiponje

Që akoma mendon për vendin e tij...

Për babë e nënë e për Shqiptari!

Për komb për flamur, për gjuhë e gjen

E për të shenjtin Atdhe që malli e bren

Ku brezni pas breznie, pa u shkëputur

Është lindur, ka vdekur e prapë është le

Por veç si shqiptar, me gjuhë, me komb e fe

Ne tani jo t’i rrudhim trojet e të zvogëlohemi

Por të ngritemi në këmbë, fort të shtrëngohemi

Gegë e toskë, katolikë e muslimanë, bektashi e ortodoksë

Mes veti, si asnjëherë më parë, të bashkohemi

Për ta flakur në det të keqinin paradoks

Dhe kufirin e Atdheut tonë atje në veri sa më parë

Deri te Molla e Kuqe me sy të kthjellur për ta parë

Për t’i kthyer tokat e gjyshit,nëma mbi ne më të mos bie

Amaneti i të parëve tonë të mos ngelë bosh

E të hudhet si një letër e palexuar në kosh

Mos ta lëmë më vendin dikush ta pushtojë, të ndahet

Edhe kombi mes veti më të mos përçahet

Po edhe jugun e vet me gjithë Çamëri

Në gjirin e vet sa më parë për ta kthyer...

Si dhe atë Iliridë që ndodhet në lindje

E që po e pret ribashkimin tonë me bindje

Gjithnji ne, për të shkuar drejt perëndimit

Për t’i gëzuar e lulëzuar tokat tona përtej Ulqinit

Bashkë me Malësi, o nana jonë Shqiptari!

Edhe pse e di që, ti shqiptar, me qejfin tënd

Nga shtëpia jote e vjetër nuk ke dalë

As pa mallin për ty, babë e nanë s’i ke lënë

Por ke qenë i shtrënguar për tu larguar

Në vendet e huaja për të emigruar

Sa jetën për ta mbajtur e për të gjallëruar

Por dije mirë se, nuk të falet kurrë

Nëse bën qoft dhe një herë për ta harruar

Atdheun tënd me gjithë pragun e shtëpisë

Fhe t’ia këpusësh fillet e brishta dashurisë

Dhe t’i ndërrosh të tëra bashkë me lëkurë

Dije mirë se, ke për të humbur si uji ndër urë...

E s’ke për t’i gëzuar më të mirat e lirisë

As me shpirt, as me zemer jo, kurrë...

Prapë ka për të të zënë ajo nëmë e perëndisë!

Nga ofshamat e dhimbjet e nënë Shiptarisë..!

© Ulku



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora