E enjte, 25.04.2024, 11:32 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Edhe si i vdekur enver hoxha demaskoi gazetarinë tonë kinse të lirë?!

E shtune, 18.10.2008, 12:35 PM


Adnan Abrashi
EDHE SI I VDEKUR ENVER HOXHA DEMASKOI GAZETARINË TONË KINSE TË LIRË?!

 

Nga Adnan Abrashi  

 

Polemikat e shumta që po zhvillohen rreth kremtimit të 100 vjetorit të ditëlindjes së Enver Hoxhës në Kosovë, jo vetëm që u bë si shkas të shpaloset në opinion një e vërtetë të regjimit të tij të sundimit shumëvjeçar komunist, por, një herë e përgjithmonë edhe u demaskuan censurimet ekzistuese ideologjik në shumë media dhe faqe shqiptare të internetit.

Edhe pse amator dhe vetëm si pasionues në këtë zanat të hidhur të gazetarisë dhe informatikës mediale shqiptare, pa dyshim që e dija edhe më parë, por tanimë definitivisht u binda, se e vetëdija e jonë e të shprehurit të lirë dhe pa cenzurë e mendimit publik ndryshe nga qëndrimet dhe disponimet momentale të kohës, janë vetëm fjalë boshe dhe standarde hipokrite prapa të cilave fshihen grupacionet me interesa të caktuara politike.

Lavdi gjithmonë përjashtimeve, kuptohet.

Kjo si realitet, kohën e fundit u shpreh, në vorbullën e linçimit dhe anatemimit medial, në shumë raste të qëlluara, por mjaft sosh edhe vend e pa vend, të figurës dhe ideologjisë kaherë të perënduar të Enver Hoxhës. E një dukurie dhe fenomeni që  padyshim nuk mund të na kthehet më dot.  Ai edhe i vdekur, sikur trembi dhe luhati arsyeshmërinë tonë, duke na dëshmuar atë që edhe jemi në të vërtetë: popull euforik dhe mentalitet politik “kah fryn era” ! Dhe jo vetëm kaq, ai zbuloi në shumë raste edhe kulturën tonë arkaike të komunikimit të vrazhdë publik.

Mua konkretisht, mu deshtë të bëjë vetëm një artikull pak sa, si të thuash, më të balancuar nga ato të njëanshme, dhe të kuptoj definitivisht se cila media e shkruar apo elektronike, cila faqe shqiptare në internet... pse jo edhe shok dhe mik në të përditshmen, është “rugovist”,”zogist”, “enverist”, “ballist”, “hashimist” e sa e sa  “ist” tjera që si duket na paska shumë. Aty u pa se asnjëra prej tyre si medium nuk e kërkon të vërtetën  e cila është qëllim më sublim ekzistencial në këtë realit tonë të arsyeshëm, por vetëm të nevojshmen dhe të kapshmen për parabindjet e veta. Më saktë, vetëm atë të vërtetë të porositur sipas dëshirës dhe vullnetit të padronëve të tyre në prapavijë. 

Të faleminderit Enver, që me këtë rast mua, edhe në këtë moshë të mesme, më mundësove të kuptoj dhe të bindem se kurrë nuk ka pasur, nuk ka, dhe as nuk do të ketë në botë, e hiq se hiq në Kosovë dhe në përgjithësi te ne shqiptarët, gazetari të lirë në plotë kuptimin e fjalës!!

Duke e lodhur kokën kot me këto gjëra, ndoshta të panevojshme, seç mu kujtua për momentin një shkrim. Një fjalim tejet provokues, por i sinqertë, i një gazetari të mirënjohur amerikan, J. SWINTON, i cili, me rastin e ceremonialit të shënimit të daljes së tij në pension, qysh para 100 vjetësh, në praninë e kolegëve të vetë të shumtë, e që, kishin ardhur në koktej,  e kishte mbajtur këtë fjalim:

“ Në këtë fazë të historisë botërore, në Amerikë sot nuk ekziston një gjë e ashtuquajtur si “gazetari e lirë dhe e pavarur”. Edhe unë, por edhe ju, e dini mirë këtë. Në mesin e juaj nuk ka asnjë të tillë që do të guxonte të shkruante mendimin e vetë të sinqertë.  Dhe, edhe nëse do ta merrte atë guxim, që në fillim do të dihej se ai artikull kurrë nuk do të botohet në shtyp. Unë marr rregullisht pagën time, me të vetmin qëllim që ta mbaj për vete  këtë të vërtetë dhe  jashtë gazetës që  e përfaqësoj zyrtarisht. Jam më se i bindur që shumice prej nesh, këtu, me qëllime dhe mënyra të njëjta paguhemi, dhe, cilido prej jush, që do të bëhet i çmendur dhe të tentoj ta shkruaj për diçka çfarë ai sinqerisht mendon, menjëherë do të gjendej jashtë, në rrugë, në kërkim të ndonjë pune tjetër. Sikur unë, deri më tash, të kisha lejuar vetes që të botoj ndonjë shkrim me përmbajtje ashtu siç e kam menduar sinqerisht, kaherë, do të isha përjashtuar nga puna.

Puna e gazetarit është që ta shkatërroj të vërtetën, të gënjej, të shtrembëroj, të shpifi, t’i përulet gjithnjë “monstrumit” nën këmbët e të cilit qëndron, duke e shitur kështu edhe shtetin dhe popullin, vetëm e vetëm për një porcion ditor të kafshatës së bukës. Ju, sikurse edhe unë, këtë gjë shumë mirë e dini, prandaj ngritja e dollisë në emër të një “gazetarie të pavarur” sot, s’është gjë tjetër, veçse një çmenduri.

Ne jemi vetëm kukulla skenike. Në “zanatin” tonë, të tjerët gjithnjë  i tërheqin litarët, e ne vetëm lozim. Talenti ynë, potenciali dhe jeta jonë, janë përherë pronësi e të tjerëve.

Ne jemi prostitute intelektuale dhe asgjë tjetër”

(John Swinton, New York 1890)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora