Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Poezia e Rifat Plakut lexohet si vetë pranvera

| E diele, 08.03.2020, 12:11 PM |


Poezia e Rifat Plakut lexohet si vetë pranvera….!

Nga Xhevahir Cirongu

Këto ditë u njoha më nga afër me librin me poezi të autorit Rifat Plaku. Duke lexuar një e nga një poezitë e këtij vëllimi, dhe si e mbarova së lexuari edhe poezinë e fundit, atëherë ndjeva aromën e’’ luleve të shpirtit’’ aq kuptimplot si titulli e lulet që pasqyron autori në ballinën e librit. Mesa duket, poeti ynë Rifat Plaku, tek ky libër me poezi ka derdhur mjaltin e dashurisë së ndjenjave shpirtërore,dhe me shumë fines e tharm poetik krijues na dhuron ne e botës letrare vargje të spikatura të cilat  mbeten në memorjen e çdo lexuesi. Po të vërejmë me kujdes, dhe me syrin e letrarit, poezia e këtij krijuesi paraqitet e thjeshtë në dukje, por duke reflektuar në gamën e tyre krijuese, ajo vjen si një gonxhe me shumë ngjyra e planizuar në formën dhe në përmbajtjen e tematikave të tyre. Shiprti krijues dhe ai letrar, të rrok në lexushmëri, sepse aty është vetë poeti, është natyra që na rrethon, janë  njerëzit e zemrës e shoqëria njerëzore, por aty do gjesh edhe histori e kulturë, por poeti s’mund të rrijë larg edhe shqetësimeve sociale të shoqërisë sonë. Pra, duke udhëtuar e lexuar poezitë e poetit Rifat Plaku,padashur kemi prekur edhe një pjesë të jetës sonë, si rrjedhojë kjo e bën lexuesin për ti shkuar deri në fund lexueshmërisë së librit me titullin doethënës ‘’Pranverë gjithmonë ti mbete’’. Siç e theksuam edhe më lartë, këto nëndarje,të cilat reflektohen në  54  poezitë e këtij vëllimi, plotësojnë më së miri gjithë lëmin krijues letrar e atë artistik. Në reflektimin tonë , poezitë për natyrën në këtë vëllim poetik ato zënë një vend të planit të parë, mesa duket poeti aty ka gjetjen e tij frymëzuese, dhe si rrjedhojë i kësaj ai na sjell edhe poezitë që janë përfshirë në këtë libër. Na po sjallim disa tituj si:  ’’Kjo është pranverë’’,‘’Trëndafilat’’, Ky mars’’,’’Prag vjeshte’’, ‘’Një ditë maji’’, ‘’Lule Mimizës’’,’’Vajton Kodra Vilë ‘’ etj. Në planin e dytë gjejmë poezitë me motive të karakterit  epiko-historike, ku autori e shpreh fuqishëm me anën e vargut te  poezitë ‘’1 Nëntori 1912’’, ‘’Për Skënderbeun’’,’’Proncesha Ilire’’, etj. Por në këtë vëllim nuk mungojnë edhe poezitë sociale, midis të tjerash po përmendim poezinë me titull ‘’Pensionistët’’. Një vend të rëndësishëm janë edhe poezitë për njerëzit e zemrës, ku respekti e dashuria del nga vullkani i dashurisë së shpirtit të poetit.Poezitë kanë mesazhe të qarta, sepse aty lexuesi gjen thjeshtësinë e fjalës letrare e cila të frymëzon e ngroh shpirtin. Këto motive i gjejmë tek poezitë me titull ‘’Mikut tim Dhimitrit’’, ‘’Mbesës sime të parë’’,, por edhe në poezitë  ‘’Babait ‘’ , ‘’Nënat’’. etj. Në mbyllje të këtij refleksioni të poezive të autorit Rifat Plaku, po sjellim vargjet e poezisë me titullin ‘’ Pulbardha e shpirtit’’. Më konkretisht:

Pulbardha e shpirtit tundi krahët

Mbi detin e gjerë fluturoi,

Zjarrit të mallit kërkon t’i shuaj flakët

Me zemrën mes dallgëve qëndroi.

***

Shëndet e suksese mik e shoku jonë Rifat Plaku!

Durrës, 10 Mars 2020