E shtune, 20.04.2024, 10:12 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Qeveria Kurti, e kërcënuar

E diele, 08.03.2020, 01:01 PM


QEVERIA KURTI, E KËRCËNUAR TË BËHËT MË E DËGJUESHME

Nga Dedë Preqi

Qeveria e re e Kosovës, me udhëheqjen e kryeministrit Kurti, ka trashëguar një gjendje jo stabile të vendit, me plot dosje të krimit të organizuar dhe me plot korrupsion të akumuluar, me plot anarki në drejtësi dhe shkelje të ligjeve, me plot dështime të planeve ekonomike dhe reformave në arsim, dhe me plot e përplot probleme të pa zhgjidhura, me ç’rast i  kërkohet me ngulëm dhe me përpikëri që çdo gjë të ndryshojë brenda një kohe të shkurtër dhe mbi të gjitha, po i bëhët presion nga brenda dhe nga jashta, që kryeministri në fjalë të bëhët më i dëgjueshëm.

Me gjitha ato abuzime dhe përçmime të kesaj natyre nga pushtetët e kaluara, opozita e sotme, në vend që të mobilizohet dhe të mbajë përgjegjësi për dështimet dhe kaosin e gjendjes së shkakëtuar në vend, duke filluar që nga klani «pronto» dhe pastaj nga qeverisja e PAN-it, mbarohet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe inetresat e saj, sikur janë të orientuara më shumë në modelin dekonstruktiv dhe shpartallues, me pretendim të plasaritjes së dy subjekteve politike LDK-LVV, në kualicionin qeverisës.

Opozita është ligjësi objektive dhe subjektive e demokracisë, e cila nuk duhet të ndjehet në pozicion dëshpërues, por kjo opozitë, sikur nuk pajtohet me ekzistencën e saj, sepse nuk është më në pozicion për të konsumuar të gjitha meritat e këtij shteti dhe për të realizuar  interesat e veta partiake e klanore, dhe e prirur ti besoj vetëm formulës së vet politike dhe udhëheqëse, tiparët e sëcilës më shumë e shterpësuan dhe degraduan shtetin e Kosovës, se do arrinin të shëmbëllejnë dhe të bënin një ndryshim të mundshëm në favor të saj.

Por, ky popull nuk e meriton ti referohet vetëm dëshpërimit, atëherë pse qeveria e re Kurti, nuk do përkrahet për një ndryshim të ri dhe të shpresës, i cili është shprehur edhe përmes vullnetit të popullit të Kosovës, formula e cilës aspiron për të jetësuar realitetin e ri në shtetin demokratik të Kosovës, dhe aspiron të arrijë me çdo mënyrë dhe mjet, së paku të përligj të drejtat e njeriut të këtij vendi dhe zhvillimin e këtij shteti demokratik me një alternativë tjetër.

Politika e Serbisë, si gjithnjë i ka rrënjët e thella dhe do jetë pengesë e projekteve dhe shtrirjes së demokracisë së Kosovës, politika e sëcilës ende ecën tutje në vazhdën e saj të dhunshme dhe primitive, por sot ka idhuj të rinjë në vendin tonë, që i prijnë demokracisë njerëzore të këtij vendi, që ideojnë alternativa të reja, duke zgjedh të vetmën rrugë të mundshme, përmes popullit liridashës dhe politikës paqësore dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të, dhe partnerët e saj.

Një filozofi politike që do rreshtohet në mediumet dhe politikat ditore të vendit dhe më gjerë, se qeveria e re në krye me Albin Kurtin, vepron në kundërshtim të SHBA-ve, është filozofi e kurdisur politike, e «argatëve» dhe kundërshtarëve të mundshëm, që kanë për qëllim të fusin një lloj VIRUSI antiamerikan ndaj shqiptarëve dhe antipatizmi nda qeverisjes Kurti, së cilës iu kanë hapë shumë fronte kundërshtare.

Dhe mesazhet e ambasadorit Grenel, si përfaqësues special z.Tramp, për çështjen e marrëveshjeve Kosovë-Serbi, sikur janë të porositura, duke iu drejtuar z.Kurti, se taksa ndaj mallrave serbe, duhet të hiqet pa rezerva dhe zavendësime, edhe pse një mesazh i tillë duhet të përçohet dhe adaptohet në qeverinë dhe politikën e Kosovës, deshtëm apo nuk deshtëm, duke ditur se populli i Kosovës i beson Amerikës, por ky popull sikur nuk po barazpeshohet me të drejtat e veta karshi një agresori siq është Serbia.

Qeveria e Kosovës dhe z.Albin Kurti, sikur dhe sëcili qytetar që vepron me vetëdije në shtetin e Kosovës, nuk e ka në interesat e veta përsonale dhe as shtetërore, që të zbehin, apo prishin  marrëdhëniet dhe miqësinë që ka me SHBA-të, sikur po predentojnë dhe do dëshironin disa fantazma e përçarës të këtij populli dhe këtij vendi, sepse faktori më i fuqishëm dhe i mundshëm i zgjedhjes së fatit të shqiptarëve, ishte dhe do jetë gjithmonë faktori amerikan dhe vetë SHBA-të.

Kosova dhe populli i saj, nuk ishte dhe nuk do jetë kurrë i kërcënuar nga SHBA-të, por në lojërat e tilla, për ta defaktorizuar dhe nënshtruar Kosovën, është e përfshirë politika e Serbisë, e gatuar në kuzhinat e Beogradit, që servohet nga receptet e Millosheviqit, përmes zëdhënësve të tij, për të dëmtuar relacionin e marrëdhënive të mira dhe miqësinë e Kosovës, që ka me SHBA-të.

Përveq tjerash, Serbisë nuk i konvenon qeveria Kurti, sepse kurrrë ndonjëherë tjetër nuk iu kërkua të jep llogari për gjitha ato krime dhe gjenocidin që shkakëtoi ndaj popullatës shqiptare, dhe kryetari i Serbisë, A.Vuçiq, e ka nuhatur deri dikund politikën e qeverisë së re Kurti, që nuk do ia mbajë «zhagin» e deritanishëm të krimeve dhe të bëmave gjenocidiale të Serbisë, ndaj popullit të pafajshëm të Kosovës, pa e denoncuar dhe faktorizuar çështjen në Institucionet përkatëse të drejtësisë ndërkombëtare, duke kërkuar drejtësi dhe llogari për gjitha dëmët dhe të bëmat e saj.

Por, cili do ta vlerësonte një gjë të tillë dhe do ta quante prioritet, kur në mesin e kësaj shoqërie ka të atillë, që për hirë të interesave të tyre përsonale dhe mafioze, e shtrembërojnë realitetin e këtij vendi dhe nuk e kursejnë propagandën dinake kundër qeverisë së re Kurti, duke lozur lojra të pista, herë brenda e herë jashtë vendit, për ta nënçmuar politikën e qeverisë së re, e cila si duket ua prishi ëndërrallat dhe foletë e pushtetit të rehatisë dhe pasurisë, ndërsa populli i këtij vendi akoma përballët me gjendjen e nëpërkëmbur dhe pa përspektivë, por i fortë si shkëmbi, duke i qepur plagët e shpirtit të vet me shpresë se do vijnë ditë më të mira.

Politika e SHBA-ve, në veqanti për popullin tonë, ka dhënë përkrahje të fuqishme dhe të vazhdueshme zhvillimeve dhe proceseve demokratike të Kosovës, padyshim porosia dhe këshillat e saj, zëjnë vendin e merituar në çdo kohë dhe në çdo hap të rrugëtimit tonë.

Politika e SHBA-ve, me siguri se do ti çmonte edhe autoritetët e dëshmuara të këtij populli dhe kombi, sikur që ishte presidenti historik Rugova, si dhe pasardhësit e tij. Padyshim se SHBA-të, janë në dijëni për të gjitha, ndoshta edhe për frymëmarrjen dhe lëvizjet tona të mira dhe jo të mira, pse jo edhe për përshtypjet e atyre, që si zgjidhje të problemeve nacionale, adresojnë zgjidhjen e problemeve të veta përsonale.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora