E enjte, 03.12.2020, 01:01 AM (GMT)

Kulturë

Vlash Droboniku: Shkrimtari Pierre-Pandeli Simsia, pergamen historie

E diele, 08.03.2020, 12:00 PM


SHKRIMTARI PIERRE-PANDELI SIMSIA, PERGAMEN HISTORIE

(Pasi përfundova së lexuari librin "MIRËNJOHJA, PJESË E NDJESISË SË MORALIT NJERËZOR)

Nga Vlash Droboniku

* * *

"... Historia është vazhdimësi e një rruge pergameni si pjesë e jetës pambarimisht dhe, i talentuar shkrimtar Pierre Simsia, mes këtij libri, është vetë një pergameni historie..."

* * *

Libri "MIRËNJOHJA, PJESË E NDJESISË SË MORALIT NJERËZOR" (Esse, shkrime, kujtime, komente të ndrshme) i shkrimtarit tashmë të mirënjohur Pierre-Pandeli Simsia, të cilin sapo e përfundova së lexuari, është një libër në vazhdimësinë e librave të tij të botuar, është shkruajtur me shpirt të ndjeshëm.

Gërmat e shkruar në libër janë lot gëzimi, lot të trishta, që mbushin faqet e librit .

Dhe, nga ato lot, rrëshqasin si shiu i një vjeshte të artë edhe lotët e mi nga emocionet që të dhuron ai libër pasi e ke përfunduar së lexuari.

Nëpërmjet këtij shkrimi, mes mendimeve dhe komenteve të mija, i drejtohem autorit Simsia, e ndjej ti them se, është nga më të veçantët miqtë e mi, pavarësisht se sa herë jemi takuar bashkë nga afër.

Nëpër vite, nëpër kohëra, si bashkqytetarë që jemi nga Berati ynë i lavdishëm, kemi ndjerë se, e mendojmë përherë njëri tjetrin .

Që nga titulli i librit "MIRËNJOHJA, PJESË E NDJESISË SË MORALIT NJERËZOR", shkrimtari Simsia merr përsipër edhe jetën e të tjerëve, jo thjesht si një biografi, por si momente që një të shkuar të largët e sjell në kohën e tanishme: Takimet nga afër, kujtimet dhe mbresat e shkëlqyera të autorit, vlerësimet e tij me artistët, kolosët tanë, Abdulla Grimci, Rozmari Jorganxhi, Pjetër Gaci, Robert Radoja, Murat Gecaj, Alida Hisku, Lindita Theodhori, bashkëshortët Rakipe Karaj dhe Ylli Kalaja, Çlirim Hoxha, Sokolin Asllani, Elida Korreshi, Luljeta Përbasha... e deri tek artistët kolosa të Beratit: Asqeri Kadëna, Fatbardh Dervishi, Altin Metohu..., autori Pierre- Pandeli Simsia, na i sjell mjeshtërisht në libër, ku, sigurisht lexuesi emocionohet nga larmia e atyre çfarë lexon.

Aq i vëmendshëm shpirtëror dhe sens intelekti e mjeshterie, çdo gjë e shkruar në libër mjeshtërisht nga Simsia, e sjell lexuesin fuqishëm dhe magjishëm si rrëfenja të moçme dhe harron se je duke lexuar një libër të shkruar mjeshtërisht me një gjuhë letrare të pastër e të rrjedhshme.

Por, ndjen edhe zëra dhe tinguj, ashtu siç rallë na ka ndodhur të dëgjojmë zëra e të shohim si aluçinacion fytyrat e tyre fluturues në botën tjetër.

Po aq fuqishëm rrëfenjat në libër marin formë legjende si në një buzë lumi prag ure e bën kalaja madhështore historike shekullore ku jeta jonë kaloi atje, në Beratin tonë të magjishëm.

Duke lexuar librin "MIRËNJOHJA, PJESË E NDJESISË SË MORALIT NJERËZOR", këtu në shtëpinë time të ngrohtë edhe pse jashtë moti është i ftohtë, unë po kaloj orë të bukura pune, sot jam me shkrimtarin Simsia, bashkqytetarin tim të nderuar, po flasim për Beratin, po i tregojmë njëri tjetrit kujtime të paharuara, po tregojmë si lind Dielli mbi Malin Tomorr, ajo bukuri mahnitëse, lagjet muzeale, karakteristike të Beratit që puthin ato rreze të arta; po shohim në imagjinatën tonë se si vallëzon kalaja princeshë mesjetare, lagjet Gorrica, Mangalemi, Vakëfi me këngët qytetare dhe, më pas bredhim gjithë rrugicave të shtruara me kalldrëm, ndërkohë me një instrument muzikor, ju i nderuar artist Pierre Simsia, meqenëse keni studiuar edhe për trompë, interpretoni këngët e bukura dhe të mirënjohura: "Kur hyj në Mangalem, në zemër më pikon..." Dhe unë, ilustroj këngët tona aq shumë të larmishme me penelin tim...

Lart, në parajsën qiellore, ndihet një zë! Ai është Rolandi që fillon edhe ai na shoqëron me tingujt e klarinetës së tij, instrumentin muzikor aq shumë të dashur që kurrë nuk e ndau nga vetja, nga buzët e tij deri në ditën e fundit të jetës së tij kur u largua në moshë të re.

Dhe, si për çudi në këtë ditë me diell fillojnë pika loti shiu; ato kuqëlojnë nga rrezet e kuqeremta kur dielli shkon të ulet e të "flejë" mbi Malin Shpirag...

Mbrëmja vjen dhe Berati me lagjet e tij kthehet në magjinë e bukurisë ...

Si një zog fluturues që sheh kufij ku fluturojnë kujtime miqsh të atdheut dhe kontinenteve deri këtu në Amerikën e bekuar ku ne lumturisht, mijera shqiptarë jemi qytetarë të saj duke dhënë kontributin tonë në sfera të ndryshme të jetës.

S'di se si ta falenderoj shkrimtarin, bashkqytetarin e nderuar, i respektuari Pierre Simsia, të gjej më të madhërishmen fjalë, sepse ai meriton shumë, shumë, ashtu si në ato moshat tona kur ne dëgjonim aromë temjani që vezullonte ndër të magjishmet afreske të Onufrit.

Historia është vazhdimësi e një rruge pergameni si pjesë e jetës pambarimisht, dhe ju, i nderuar, i talentuar shkrimtar Simsia, mes këtij libri, jeni vetë një pergameni historie...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora