Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dea Halimi: Me fat dita e gruas Nënë

| E diele, 08.03.2020, 02:16 PM |


Dea Halimi

Me fat dita e gruas Nënë

Në zemrën tënde zgjohem çdo ditë yll,

Pemë me degë në qiell plot me mollë,

Flutur e bukur agojë e ik për në shkollë

Me  lulen e zemrës tënde - ylber në prill.

Ylber është buzëqeshja jote, nënë;

Je drita ku fshihem e prapë shihem te ti,

Atdhe je, liri je dhe gjithnjë dashuri.

Ëndrra më e bukur, me yll e me hënë,

Je zjarri i gjakut, lulëzimi i lules në sy.

Me fat dita e gruas, nënë, në këtë mars.