E merkure, 02.12.2020, 07:08 PM (GMT)

Kulturë

Nexhat Halimi: Kaq vjet të dua

E diele, 08.03.2020, 12:10 PM


Nexhat Halimi

Brusha e vjetër

Mëngjes i pesë marsit me mjegull e vetmi

Çel sytë e lodhur nga puna në `i poezi tjetër

I freskoj me ujë dhe ja seç përjetoj befasi

Në banjë në kënd e hedhur brusha e vjetër

Gjysmë e harxhuar e ngrirë ngjyrë tharë

Më ik nëpër fshehtësitë e jetës kaherë tretur

Ja nga pikturoj me të lëkurën e pemës së çarë

Ia prek etjen ndezur dashurisë së parë

Ia prek qiellin lart hënën ia prek dhe yjtë

Çdo gjë nga ende brenda meje ndrit

Heq brushën shporte me gjëra pa vlerë

Të më end në kthesa e ecje fatit përherë

Ta ruaj relikt të përhershëm të zjarrtë

T`i kujtoj akoma copëzat e jetës së artë

Labirinti magjik

Tashmë ja mes rubikut e labirintit magjik

Patjetër duhet ta gjesh rrugën e të kthehesh

Ec dhe ec e ndalesh te rrjedha gjarpër e ujit

E misesh për gjurmë mbet në gur të mujit

Ik në të djathtë e dridhesh gjatë në natë

As ndrit hënë më në qiell as ndrit kund yll

S`e gjen pemën e fëmijërisë me kaq mollë

As e gjen rrugën për në shtëpi perit të hollë

E shi bie dhe ushton zë i rëndë gjatë

Zot a do të mund të arrish te vetja jote më

Apo tashmë ka humbur zjarr hënë e çdo gjë

Vetëm ti ende frymon dhe sillesh në rreth

E në ulli ndrit ka vjet e njëjta zemër me gjeth

E unë të shoh në pasqyrë e zë e qesh

Kaq vjet të dua

Vija e rrjedhës ndanë etjen përgjysmë

Apo e ndërlidh gjakun mes vetes e zbret

Apo prapë hip për degëz të vetmisë

Lart në qiell të blirit e fryn erë e lehtë

E të prek ty për mes cicash qetë e qetë

Ta lëviz cepin e këmishës e të kujtoj

Nga e shkruanim fshehtësinë nën ulli

Tashmë të mbetur veç harresë apo hi

Kanë vajtur kaq vjet e prapë të dua

Me kokën të lëvarur tek i njëjti krua

Aty ku e njëjta hije te vjen ende me ibrik

E s`ia del ta ecë urën e vjetër të gurit

E i bie kokës i mërzitur kaq herë murit

Kot pse të pres etshëm matanë ujit

Me fyellin e thyer vetëtimës së ogurit

Sëmundja e vetmisë

Ka vjet përdorë çaj prej gjethesh të ullirit

Ta zgjas ende shëndetin e zemrës e të trurit

Prej ikjes sate tashmë çdo gjë ka pëlcitur

Pak brenda meje dhe jashtë drurit dhe gurit

Rrjedh vetëm uji e sjell gurin e mullirit

E etja e mbetur e njëjtë lules së venitur

Ja esa sesi bie copëz e jetës e nis `i tjetër

Me udhët dhe urat e njëjta zjarrit të vjetër

Ndërsa i shtrirë në kokërr të shpinës

Pres të vijnë me trok kuajt me trimat e jutbinës

Përsëri ta nis legjendën e ëndrrës prej fillimit

Të jem me ty e çdo gjë t`i takoj amshimit

Ka vjet përdorë çaj prej gjethesh të ullirit

Të shërohem nga sëmundja e vetmisë e hirit



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora