E enjte, 25.04.2024, 01:24 PM (GMT+1)

Mendime

Fahri Dahri: Një alternativë tjetër ndryshe për ‘’reformën në drejtësi’’

E diele, 08.03.2020, 12:43 PM


NJË ALTERNATIVË NDRYSHE PËR “REFORMËN ZGJEDHORE”

Nga Fahri Dahri

Lidhur me "Hartimin e Reformës Zgjedhore”, domosdoshmëri e situatave përkeqësuese gjatë tre dekadave, e shoh të arësyeshme, që mes shumë alternavtivave të mundshme, si studiues i pavarur të parashtroj edhe këtë variant:

Tre dekada, njëra pas tjetrës kanë ikur duke u përkundur në shilarsen e shpresës dhe synimit gjithë popullor, pikërisht në arritjen ose përafrimin e thënies së Abraham Lincolnit, për të siguruar një qeverisje: “Prej popullit, për popullin”.

Nëse hedhim vështrimin në periudhën 30 vjeçare, për të gjetur elementët përbërës të qeverisjeve “prej popullit, për popullin”, krahas zhgënjimit të pa parashikuar, për fatin tonë të keq, ndeshemi me vendosjen e konceptit të tretë, ku ka gjetur shtrat veprimi “një luftë e vazhduar midis mbajtësve të pushtetit dhe atyre që aspirojnë t’a ushtrojnë atë, ose midis sistemeve të pushtetit dhe individualitetit”. Më thjeshtë, tek ne periudha 30 vjeçare është karakterizuar me mbizotërimin konfliktual antagonist të të dy poleve politikë dhe jo seriozisht me parashtrimin dhe plotësimin e strategjive afat mesëm  dhe afat gjatë.

Të dyja forcat politike si maxhoranca dhe minoranca, herë njëra dhe herë tjetra mbajtëse të pushtetit, kanë qenë dhe janë në “armiqësi”, dhe në luftë për marrjen e pushtetit jo nëpërmjet mjeteve demokratike (të votës së zgjedhësve), por nëpërmjet manipulimit të zgjedhjeve si qendrore dhe vendore, me vënien në përdorim të të gjitha formave dhe mjeteve. Opozitat partiake të secilit krah, në të gjitha këto tre dekada, kanë kërkuar marrjen e pushtetit nëpërmjet rrugëve jashtë parlamentare, me anën e forcës, sharjeve, shpifjeve, konflikteve dhe aspak në përdorimin e mjeteve demokratike për të shpalosur projekte dhe alternativa qeverisje më të mira se kundërshtari, gjithnjë për më të mirë në ngritjen e të gjitha niveleve tërësore jetësore të popullit tonë.
         Shkaqet dhe arësyet e “zotërimit” të qeverisjeve tona në këto nën nivele drejtimi tërësor duhen kërkuar tek ADN-ja politike që trashëguam nga e kaluara njëqindvjeçare si e vetëbrëndshme dhe të importuara nga jashtë, qoftë e nënëdheshme, e diktuar apo glorifikuar. Në këto kushte, besoj se ligjërimi i dhe vënia në zbatim i institucioneve të më poshtëme do të rezultojnë efektive:

A).- Të krijohet "Këshilli i të Urtëve", si strukturë shtetërore kushtetuese.

Këshillii të Urtëve, të shqyrtojë paraprakisht çdo projejtdekret, projektligj, projektvendim, ku të prononcohet me shkrim për përmbajtjen ose jo të vlerave për sigurinë kombëtare, për ndikimet politike, diplomatike, ekonomike, sociale dhe efektet pozitive apo negative në formimin e edukimit mbarëpopullor.
         ?- Qendrimet dhe mendimet e "Këshillit të të Urtëve",  detyrimisht të jenë pjesë përbërëse e çdo projektakti ligjor që u paraqiten, sipas rastit, Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të R.SH.
         ? Këshilli i të Urtëve, të përbëhet nga specialistë të aftë, të jenë të çertifikuar nga organet përkatëse. Vlerësimet për secilin anëtar të jenë detyrimisht në disa drejtime:
         a/ aftësia profesionale;
         b/ pastërtia e burimeve pasurore;
         c/ Mosha dhe vjetërsia në profesion (mbi 50 vjeç dhe jo më pak se 10 vjet në ushtrim profesioni) dhe figura morale;
         d/ dhënie kontribute reale në përsosjen e fushave profesionale përkatëse;  
         e/ të mos ketë qenë pjesë e asnjë krahu politik (të mos ketë qenë anëtar i asnjë partie politike, brenda apo jashtë vendit);
         f) të mos jenë të dënuar asnjëherë dhe për asnjë shkak (qoftë dhe politikisht).
         i) Të jenë shtetas shqiptarë me prindër të origjinës shqiptare jo më pak se dy breza (rrjedhojë e "viruseve politike të periudhës 81 vjeçare:1939 deri në vitin 2020").
         B).-Anëtarët e Këshillit të të Urtëve, të zgjidhen nga forumet përkatëse, si: Këshilli i lartë i drejtësisë (KLD); Këshilli i lartë i gjykatësve (KLGJ);
Instituli i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA-Audit); Akademia e Shkencave; nga Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB) dhe në ushtri, e tjerë sipas sektorëve më kryesorë. Në përzgjedhjen e tyre të sigurohet transparenca.
          C)- Anëtarët e Këshillit të të Urtëve zgjidhen vetëm njëherë dhe me kohë të përhershme.
          D).- Të drejtat e anëtarëve të Këshillit të të Urtëve.
T'u jepet e drejta të kërkojnë nga institucionet shtetërore, kërkimore-shkencore materiale arkivore studimore të fushave të ndryshme, (kundrejt pagesave të parashikuara në buxhetin e miratuar të çdo viti), kryesisht në këto drejtime:
           ?- Studime lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare (bilaterale dhe multiratelare, në përkatësi të çështjeve që dalin për tu diskutuar dhe zgjidhur).
           ?- Studime lidhur me zhvillimet ekonomike, sociale, politike etj. që  t'u përgjigjen objektivave vizionare qofshin të strukturave politike dhe atyre shtetërore.         
           ? - Të japin këshilla dhe mendime për rishikimin e historisë tonë në të gjitha drejtimet si në kërkimet gjuhësore, arkeologjike dy palëshe, me marrëveshje bilaterale kryesisht me shtetet ku dikur është shtrirë pooullsia Ilire dhe Epirote.
           ?- Të krijohet një strukturë e veçantë brenda Institutit të gjuhësisë, e cila të merret me dialoktologjinë e krahinës së Çamërisë, të folurës arvanite dhe arbëreshe.
           ?- Të krijohet një strukturë e posaçme pranë Universitetit të Tiranës, në analogji me Magjistraturën e Drejtësisë, vetëm për të përgaditur elitën për drejtues udhëheqës, me persona të zgjedhur, nga pjestarë të familjeve me CV të pastër në tre përcaktimet si:
           a)- Pasuria familjare të jetë e trashëgueshme, e krijuar nga burime të ndershme.
           b)- Në tre breza të familjes së tyre të njihen si familje të ndershme, të moralshme dhe të respektueshme.
          c)- Të zgjidhen që në bankat e shkollës së mesme dhe në vazhdim si individë me cilësi të dallueshme mirësjelljeje dhe përparim në mësime të një niveli mbi mesatar.
          E).- Sugjerohet që në ndryshimet e  Kodit Zgjedhor.

Në Kodin Zgjedhor të përfshihen propozimet që kandidatët për deputetë dhe kandidatët për anëtarë të këshillave bashkiakë të propozohen nga "Shoqëria Civile" në bashkërendim me Partitë politike. Të amendohet një nen kushtetues me këte përmbajtje: "Përjashtohet përzgjedhja e kandidateve për deputete, ministra, zv/ministra, rektore, dekane, drejtor të pergjithshem të institucioneve shteterore, të kompanive me pjesmarrje aksionere shteterore, mbi baza nga radhët e militanteve, nepotizmit dhe pa meritokrcise".
         Presidenti i Republikës të zgjidhet ng populli.

Kandidati të jetë fryt i bashkëmendimeve të Shoqërisë Civile dhe i Partive Polutike, i shoqëruar edhem e mendimin e "Këshillit të të Urtëve".

D).- Modelet qeverisëse. Nuk mungojnë modelet ndërkombëtare të qeverisjeve, as përvojat historike, e rendesishme dhe e domosdoshme është aftësia dhe zotësia për ti përshtatur ato në kushtet gjeo-politike, të gërshetuara me koherencen dhe traditat tepër të vyera të para 81 viteve ( 1939-2020), ku në fiset shqiptare kanë dominuar udheheqjet me "Pleqësim"

Tiranë, më 06 Mars 2020. Studiurs Fahri Dahri



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora