E premte, 19.04.2024, 10:41 PM (GMT+1)

Faleminderit

Mehmetali Rexhepi: In Memoriam - Ukshin Zajmi, Publicisti i urtë i Pellgut të Luginës së Moravës

E diele, 08.03.2020, 02:19 PM


IN MEMORIAM: UKSHIN ZAJMI

PUBLICISTI I URTË I PELLGUT TË LUGINËS SË MORAVËS

Nga Mehmetali Rexhepi

Një njeri i urtë, gazetar, publicist veteran, letrar Ukshin Zajmi tashmë i përket amshimit!... Lajm i rëndë për të gjithë ne që e kemi njohur, respektuar dhe çmuar... Pa dyshim ikja e "Ukëzanos", kështu e kishte nofkën që i kishte vënë vetes, varfëroi kulturën tonë publicistike...Gjithsesi mbetëm të varfër edhe pa një njeri të mirë, njeri me artikulime të qarta në sferën e informimit; autorit të kronikave historike e shoqërore në hapësirën e Pellgut të Moravës së Gjilanit me Dardanë e Malësi të Gallapit... Uka i pandalshëm e komunikativ... Uka i veprimtarive letrare-artistike në shkollat e nivelit të mesëm në Gjilan, në Kamenicë e gjetiu...

Uka i korrespondencave, lajmeve kulturore për "Flakën e Vëllazërimit" në Shkup para Luftës e pas Luftës Çlirimtare në Kosovë... Pa dyshim artikujt e Ukshin Zajmit për rrjedhat kulturore-artistike, për depërtimin e censuruar të kulturës shqiptare në mediet e censuruara të kohës, pasqyronin ritme jete brenda nëntekstit, në të përditshmen "Rilindja", në RTP ku kryente detyrën e korrespondentit për hapësirën e Gjilanit e të rrethinës.

Koha e hyrjes së Ukshin Zajmit në vitet e moshës së tretë, është me interes për tu theksuar përqendrimi i tij në kërkime të terrenit, për grumbullimin e të dhënave për masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve të Gallapit për periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Nga këto kërkime të publicistikës historike, Ukshin Zajmi publikoi një seri shkrimesh në portalin e popullarizuar "Zemra Shqiptare".

Gjithsesi, ai la një mori dorëshkrimesh me interes për sferën e studimeve historike dhe etnografike, shënime artefaktesh për lashtësinë e ilirë-dardanëve për studiues e specialistë të arkeologjisë... Ukshinin do ta kujtojmë si karakter të sinqertë, me ndjenjën e afrisë dhe mëtimin për shkëmbime të ndërsjella... Figura e Ukshin Zajmit rrezatonte kthjelltësi, mirësi dhe miqësi... Qoftë i përhershëm fanari i dritës tij Iluministe!

Gjilan, më 6 mars 2020



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora