E marte, 19.03.2024, 11:20 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Krekosjet kundër Amerikës mund t' i paguajmë shtrenjtë

E diele, 08.03.2020, 11:41 AM


Krekosjet kundër Amerikës mund t' i paguajmë shtrenjtë

Nga Ndue Ukaj

At Zef Pllumi i urtë dhe i mençur - na ka këshilluar se çdo avanturë me perëndimin, mund ta paguajmë me robëri të re.

Vërtet, ne kemi përvojë me avantura të tilla, të cilat na kanë këputë nga rrjedhat e civilizimit dhe na kanë lënë më të prapambeturit në kontinent.

Sot - duke refuzuar perëndimin- dikush vetëdijshëm ose jo po dëshiron t' i hap dyert e dritaret për ideologji antiperëndimore, nën të cilat kemi vuajtur me shekuj.

Kurse ata që thonë: jemi me Europën, Gjermaninë apo ndonjë vend tjetër europian, por jo me Amerikën, janë do mashtrues të mjerë, që mendojnë se me fraza e ideologji mbahet shteti.

Jo, me ideologji e fraza, vyshket shteti. Ashtu siç u vyshk Shqipëria e izoluar ideologjike.

Ne - që dy dekada nuk jemi të zotët as gropat nëpër kryeqytet t' i mbulojmë, e kukurisim si gjelat në maje të plehut kundër atyre që na dhanë dinjitet, liri, demokraci e shtet.

Ky është më shumë se turp.

Prandaj, ju që mbillni helm ideologjik e parulla, dhe që frymëzoheni nga disa mjeranë që jetojnë sipas dokrrave të tipit "ne do të mbrojmë parimet, edhe sikur vetëm bari të hamë," po bëni një padrejtësi historike mbi Kosovën.

Po përbuzni miqtë dhe aleatët dhe kjo është goditje kundër interesave jetike të shqiptarëve.

Lini dokrrat dhe kthjelluni sa nuk është bërë vonë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora