E hene, 18.11.2019, 04:29 AM (GMT)

Kulturë » Muzikë

Elsida Sinaj

E marte, 11.04.2006, 03:04 AM


Tregu i muzikës i detyron këngëtarët të banalizojnë këngët

Elsida Sinaj

Elsida Sinaj është një nga këngëtaret popullore në fokus të qytetit të madh të veriut e cila ka talentin e duhur për vazhduar trashëgiminë e qytetit, të cilin ajo e do shumë. Ajo preferon të njihet vetëm si “Eli” dhe ka pasion këngën popullore megjithëse këndon jo vetëm atë shkodrane, por edhe të trevave të tjera të Shqipërisë. Ka edukatë muzikore të marrë në shkollën e muzikës në Shkodër, por e ka lënë të “mërzitet” fizarmonikën për të cilën ka studiuar. Eli ka albumin e saj të parë dhe diskun i cili ka pasur sukses në Shkodër, por edhe në treva të tjera. Ajo ka marrë pjesë edhe në festivalin e TVSH-ar si dhe në “Top Fest”.Përgatitja për albumin e dytë është në fundin e tij dhe ajo pretendon shumë. Eli është studente në universitet dhe po të punojë në arsim do të kishte dëshirë të jetë mësuese muzike. Lexon romane kur ka kohë të lirë. Vishet thjeshtë dhe shpenzon për garderobën e spektaklit apo dhe për video klipet të cilat janë 7-të dhe të realizuara mirë. Ajo falenderon familjen e saj për ndihmën që i kanë dhënë dhe i japin për të vazhduar në rrugën e muzikës. Eli është e re dhe vajzë me të dhëna të mira që ka pushtuar ekranet e Shkodrës, por dhe skenat e qytetit të madh të veriut. Me zërin e ulët megjithëse në skenë është i qartë dhe i pastër ajo tregon gjithmonë shkurt fillimet e saj, por dhe dëshirat e kërkesat e saj për jetën.
- Kur e keni filluar aktivitetin tuaj dhe ku?
—Kam qënë rreth 8-të vjeçe dhe mësoja në shkollën “10 Korrik” u, kur mësuesja ime, Dhurata Tyli më përzgjodhi të merrja pjesë në “Bylbylat e Shkodrës” dhe aty u paraqita mirë. Pas kësaj kam marrë pjesë edhe në festivalin mbarëkombëtar të fëmijëve, i cili është një shfaqje madhore në Shkodër dhe prej nga ku, kanë dalë talente vazhdimisht. Edhe këtu jam paraqitur shumë mirë.
-Po pastaj si ka shkuar jeta e përbashkët midis shkollës dhe muzikës?
-Dëshira ime ka qënë të mbaroj shkollën e muzikës për fizarmonikë dhe kjo ka qënë dhe lidhja e fortë më këngën dhe notat. Në shkollë kam marrë pjesë me grupin “Repertori i Artë” me maestro Kolec Gajtanin. Gjithashtu kam marrë pjesë edhe në korin e famshëm shkodran të maestros Zef Çoba. Me këtë kor të nderuar të qytetit të Shkodrës jam prezantuar edhe në Itali.
-Kush ju ka sugjeruar të këndoni këngën popullore?
-Ka qënë prof: Kujtim Alia ai, që më ka thënë se unë jam për gjininë e këngës popullore. Por në moshën kur po flasim unë ndjeshesha më “rehat” me këngën popullore, pavarësisht se këndoja në shumë gjini dhe sidomos muzikë të lehtë.
-Cilën muzikë popullore pëlqen?
—Në përgjithësi muzika popullore më pëlqen e gjitha. Nuk mund ta ndajë në muzikë popullore e veriut e jugut apo e Shqipërisë së mesme. Më pëlqen e gjitha dhe e këndoj me dëshirë nga cila do trevë e Shqipërisë qoftë ajo.
-Ke ndonjë këngë nga trevat të tjera që të pëlqen në album?
—Kam dhe më pëlqen shumë. Unë e këndoj shpesh dhe titullohet “Si m’ke sytë m’ke vetullat” e Hafsa Zyberit dhe është në albumin tim “Kallma cigaren”.
-Kush janë nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Elit?
-Gjithmonë është familja ime ajo, që më mbështet dhe më shtyn vazhdimisht të dal në skenë apo të krijoj videoklipe. Ato kanë gjithmonë dëshirë që unë të jem në skenë dhe për këtë unë i falenderoj.
-Cilin këngëtar apo këngëtare pëlqenit ju në kohën e fillimeve të saj?
—Në atë kohë në Shkodër më pëlqenin Vjollca Luka dhe Fatjeta Barbullushi.
-Kush janë bashkëpuntorët e tu?
—Në albumin e dytë njerëzit, me të cilët po punoj janë: Fabian Asllani, Jetmir Mehmeti, Roland Guli dhe Rezart Cacani, por sukseset mia janë edhe për Gentian Ferhatin si autor i klipeve dhe Euromediastudio. Kurse shtëpia diskografike është “Supersonic”.
- Keni dëshirë të lexoni libra?
-Po kam dëshirë të lexoj kryesisht romane. Më pëlqen romani dhe lexoj Daniel Still. Nuk kam shumë kohë në dispozicion, por vera është periudha e leximit të romaneve apo e leximit intensiv.
-Përveç romaneve studioni?
-Jam studente në universitetin e Shkodrës për Cikël të Ulët dhe vazhdoj vitin e tretë. Në fakt po të vazhdoj të punoj mësuese në bazë të shkollës që po kryej do të më pëlqente të jepja lëndën e muzikës.
-Kush është aktiviteti yt profesional i rëndësishëm?
— Aktiviteti im i rëndësishëm është me agjensinë e spektaklve “Buna 1” dhe patjetër me teatrin “Migjeni”. Por këngët e mia dhe pjesmarrja ime me repertor të plotë është demostruar edhe jashtë shtetit në turnetë e zhvilluara. Jam e pranishme në televizionet dhe radiot duke kënduar aty këngët më të mira dhe videoklipet e mi të realizuar kohët e fundit.
-Ju e konsideroni veten profesioniste?
—Nuk jam amatore në muzikë, sepse kam studiuar në shkollë dhe kam formim muzikor krahas edhe aktivitetit të dëndur muzikor dhe krijimeve të reja në treg të dala me sukses. Unë prezantoj si muzikën popullore tradicionale dhe atë popullore moderne apo siç quhet “turbo-folk”.
-Po në muzikën e lehtë?
—Patjetër që më pëlqen në shumë raste të provoj veten dhe të këndoj. Unë kam marrë pjesë në festivalin e muzikës së lehtë në RTSH si dhe në “Top-Fest” dhe më kanë pritur mirë. Prezantimi ka qënë i mirë dhe respektivisht kam kënduar këngët “Harresë Kujtimesh” dhe “Pa ty”. Gjithsesi më pëlqen muzika e lehtë megjithë se, ai që quhet talent e kam për muzikën popullore.
-Cilin këngëtar pëlqen në arenën ndërkombëtare?
—Më pëlqen shumë Celin Dion dhe më pëlqejnë tepër këngët romantike dhe balladat muzikore.
-Si të duket kënga popullore shqiptare sot?
—Po abuzohet shumë me këngën shqiptare. Po kopjohet shumë muzikë e vëndeve të tjera dhe tepër këngëtarë nuk janë autoktonë në të kënduar. Dëshira ime është të këndohet muzika jonë e kultivuar dhe të qëndrohet në këtë brëndësi. Por tregu shpesh herë na detyron prezantime muzikore disi jashtë përfaqësimit tim muzikor dhe kësaj dëshire.
-Çfarë po përgatit në këto momente?
-Tani po përgatis albumin tim të dytë dhe jam në fund të tij. Mbas 7-të videoklipeve po përgatis dhe të 8-in me një performancë të lartë, i cili mendoj që do të ketë vazhdushmëri pozitive në anën profesionale.
-Keni shoqëri të zgjeruar?
—Në shkollë nuk kam ndonjë shoqëri të madhe, sepse midis grupit dhe meje aty, pasioni për muzikën nuk është i barabartë. Kjo bën që edhe përshtatja nga ana shoqërore të mos jetë në nivele të mëdha.
-Cilën veshje preferoni më shumë?
—Më pëlqen të vishem thjesht dhe mundohem vazhdimisht të alternoj veshjen sportive me atë klasike dhe kjo më jep një kënaqësi të veçantë.
-Garderoba juaj është e zgjeruar?
—Për vete nuk kam ndonjë garderobë të egzagjeruar dhe shpenzimet janë të zakonshme, por për skenën dhe paraqitjen në videokliope shpenzoj shumë më tepër dhe këto janë edhe harxhimet kryesore për atë që quhet “garderobë” e një artisti.
-Jeni e dashuruar?
—Jo nuk jam e dashuruar.
-Ke dëshirë të ikësh nga Shkodra?
-E dua Shkodrën “njashtu siç asht”, por kisha me dashtë ma shumë drita dhe rend. Megjithatë “mundem me thanë se bahet pak art dhe humor” pasi për këto të fundit nuk shpenzohet për to.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT