E diele, 27.09.2020, 01:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël me poezi nga Tahir Bezhani

E shtune, 07.03.2020, 11:25 AM


Tahir Bezhani; cikël me poezi

OFSHAMË  E GURIT

Sa gjëmoi guri  djegur malli

U djersit rëra nga peshë shpute

Guralecat sydalur qanë, duke kujtuar

Përgjakjen e gishtave të zbathur

Bari buzë rrugës buzëqeshte

Lulet kundërmonin  aromë gëzimi

Diell në shpirt rrezonte

I gëzohej ardhjes sime

Një prockë me ujë këndonte

E kishte mbuluar lëmashku i harresës

Kënga në heshtje buçiste këngë dashurie

Nata lëshonte seronatat e vonshme...

Vallë,a  mbaron kjo këngë e ndezur

A do këputen krelat e plakur në lot

Apo pluhur i rrugëve të vendlindjes

Fasaduar floknajës sime të zbardhur

Do mbetet prore ushqim shpirti

Jetë e mot?!...

Saherë shkoi te fillimi i burimit

Etja më kall,më përvëlon

Gurët ofshajnë përmallshëm

Kohë e gurë bashkohen një ditë...

NË DHOMËN  E BURGUT

Në një birucë burgu

Dhomë tre me tre e gjysëm

Flinim pesë veta, të ngjeshura si sardinë

Flisnim në heshtje,digjeshim në shpirt

Mimika e gishtërinjtë mjet komunikimi

Nuk dinim kur është ditë

Nata ishte pjesë e jetës ,ulurinin shpresat

Gardianët fiknin dritat,ndiznin qirinjtë në ora njëzet

Të pestit  rrethoheshim si të mërdhirë

Qiriu digjej shpejt,tretej

Një flutur e fshehur këndeve të dhomës

Sillej rreth  fitilit në sosje,prekte zjarrin

Ne,të burgosurit ngatrroheshim:

“Ky është shpirti i nënës sime,

Tjetri,jo i babit tim.... “

Të gjithë me radhë imagjinonin familjarët

Kështu kalonim kohën në përfytyrime

Shtriheshim në shtratin e ëndrrave përmallshëm

Qiriu ishte tretur,kutërbonte dhoma

Përmes një frengjie të vogël

Do rreze dielli  ngacmonin  shpresat

Liria në burg pisket

Kurthit te hekurt....

KUR PËRENDON DIELLI

Sa herë shkoj në fshat  verës

Dielli  fshihet pas bjeshkëve

Futet në zemër të Shkelzenit

Një përgjumje si dorëzim shpirti

Ngroh ëndrrat,lodhjet e ditës

Në plazhet e Adriatikut

Dielli futet në thellësi t’ujit

Rrezet rrëshqasin syprinës pafund

Mbyten në kujtimet e natës

Qeshin e qeshin yjet

Hëna duket si nuse e zverdhur

Ëndrrat, herë qeshin e herë lotojnë

Dhimbjet  shëtisin  dëshirave nëpër kohë

Sa lehtë i dorëzohet shpirti mbrëmjes

Dikush më vjedh diçka nga brenda

E zëntë nema e lotit......

PSHËRETIMAT E VALËVE TË DETIT

Valët e detit pshërëtijnë këndshëm

Përkundin epshet e ndezura n’dashuri

Gjurmë gishtash ngulitur në rërë

Pijnë avullin e të dashuruarve

Yjet shkëlqejnë si fenerë vadtarësh

Peshkatarët peshkojnë pa busullë

Orientim sipas “ Arushës së madhe”

Bukuri e shkrirë në vajin e valëve

Kujtimeve  brenda thellësive

Djerësiten  afsheve të valët

Malli frymon poreve të trupit

Jeta zgjatet deri në kupë të qiellit

Sa më ndezin zjarrin e shpirtit

Vu-vu-të e valëve të detit  natën...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora