Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nebi Dragoti: Haiqe për përgjigje

| E shtune, 07.03.2020, 10:23 AM |


NEBI DRAGOTI

HAIQE PËR PËRGJIGJE

Sigurisht, Vetting e SPAK,

në ç’ kuotë jeni

për lavazh politik?!

***     

Kur s’ je në rregull me veten

i pastër, i pastër për drejtim,

për të tjerët mos dërdëllit!

***

Qesharake, ashiqare shihet:

ti qëndron mbi llumë

dhe mashtron, se je i pastër…

***

Të ndjekin pas hileqarë,

mashtrues, zullumqarë;

zullumqarë, që janë si ti…

***

…Kot, kot, kot fare,

kur ëndërron të zësh me shoshë

diellin, që të përvlon…