E enjte, 28.03.2024, 10:18 PM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

E diele, 08.03.2020, 01:15 PM


Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

Nga Reshat Nexhipi

,,Fajtorë,, kryesorë, padyshim, janë ish kryeministri Lupço Gjeorgjievski, filozofi i shquar dr. Ferid Muhiçi dhe dr. Fadil Sulejmani.  I pari, disa herë, pa hezitim, ka thënë se në v. 2020, shqiptarët në Maqedoni, bëhen shumicë, i dyti, gjatë një debati televiziv, veç tjerash tha se anulimi, sipas disave, u shkakëtua nga frika se përqindja e popullatës shqiptare mund të jetë shumë më e madhe se  zyrtarja,   kurse i treti, shkoi edhe më lart:  ,,Në Maqedoni jetojnë rreth 1 milion shqiptarë,, (Fakti, 30 tetor, 2010).

Këta të tre, nuk kanë folur në hava, dhe nuk janë njerës sido-kudo, sepse  i pari, është  shquar në politikë, i dyti dhe i treti në shkencë. Prandaj, i bindur në deklarat e tyre, kryetari  i Entit për Regjistrimin e Popullsisë,  në kokë të vet ose i nxitur nga ndonjë gligorovist, propozoi eliminimin e përkatësisë etnike, duke e zavendësuar me  gjuhën që flet i regjistruari!!!

Edhe ata që kanë një thrime tru në kokë e kuptojnë qëllimin albanofob të propozuesit, sepse, pothuajse gjysma e popullatës jomaqedonase: shqiptarët ortodoks, vllehët, romët, pa edhe një pjesë e mirë e turqëve dhe shqiptarëve, për shkaqe të nohura: frika, interesi etj., përdornin, ose, akoma përdorin gjuhën maqedonase, kështu që, nëse propozimi i këti yrneku, zbatohet, përqindja e popullatës maqedonase,  pothuase, dyfishohet, kurse e shqiptarëve, e kundërta.

Prisnja që, qysh të nesërmen, politikanët tanë, do ngrinin  iniciativën për largimin  e këti kryetari albanofob dhe zavendësimin e tij  me  ndonjë tjetër, i pa ngarkuar  me paragjykime  shoviniste,  dhe njeri që do marrë parasysh numrin real të shqiptarëve, pa marrë parasysh a janë të evidentuar ose jo, do pengojë manipulimin me numrin e emigrantëve, siç ndodh gjatë zgjedhjeve për deputetë nga diaspora etj. Nëse një iniciativë e tillë, për largimin e kryetarit në fjalë, nuk është ngritur gjer më sot, ajo duhet pa tjetër të aktuelizohet tani, gjatë koalicioneve, si kusht,  para votimeve, sepse pastaj, do jetë vonë. Për këtë  duhet marrëveshje e përbashkët e liderëve tanë, por  pa  shkuar te miku i pasardhësit të  Sllobos, i cili përmes Mini Shengenit kërkon të realizojë ëndrën e Serbisë dhe nënës së saj-Rusisë, për daljen në Detin Adriatik. Pra, mos shpikim edhe një  ,,Platformë,, tjetër të Tiranës, të cilën, ditë e natë e përsërisin përfaqësuesit e partisë që është kundër zyrtarizimit të gjuhës më të vjetër në botë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora