E premte, 29.03.2024, 12:39 AM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni

E shtune, 07.03.2020, 05:36 PM


Dy fjalë  rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni

Nga Reshat Nexhipi

De jure, procenti i numrit të shqiptarëve, do mbetet afërsisht sa e ka caktuar ish kryetari i ndjerë, miku i Beogradit, por de fakto aqë sa ka deklaruar ish kryeministri maqedonas.

Shkak, për të shkruar këtë tekst, ka qenë, paraqitja e kryetari të Entit për regjistrimin e  popullsisë në një emision televiziv, para disa muajeve të kaluar. Të isha politikan dhe  të më dëgjohej fjala, qysh të nesërmen, do kërkoja largimin e  këti kryetari  nga ky post i rëndësishëm, sepse qëllimin albanofob të propozimit të tij, për eliminimin e grafës ,,Përkatësia kombëtare,, dhe mbetja e grafës ,,Në cilën gjuhë flet në familje,, e kupton çdo njeri që ka një  thrime tru në kokë.

E them këtë, sepse, më tepër se gjysma e popullsisë jomaqedonase flasin maqedonisht, kështu që, përmes kësaj grafe, përqindja e maqedonëve dyfishohet, kurse pa të, realizohet deklarata e ish-kryeministrit Gjeorgjievskit se në vitin 2020, shqiptarët, bëhen shumicë!. Ky, nuk është sido-kudo dhe ka folur në hava, prandaj dhe, jo rastësisht, regjistrimi i vitit në fjalë, u anullua dhe do  anullohet, deri sa të dalë në sipërfaqe ndonjë yrnek, si ish-kryetari merum, miku i Sllobos, i cili përqindjen e shqiptarëve e caktoi sipas dëshirës së vet dhe ajo përqindje është fiksuar në mendjen e çdo njeriut, edhepse de jure qendron, por de fakto është tepër larg realitetit.

E them këtë, sepse, nataliteti tek shqiptarët është më i madh se i maqedonëve, gjë që shihet edhe në numrin e nxënësve etj. Mos harrojmë se, për dallim nga regjistrimet e para, kur një pjesë e madhe e pakicave: vllehët, romët, shqiptarët ortodoksë, nga frika, dekllaroheshin për maqedonas, tani, me paraqitjen e partive të tyre, për fat të keq të mashtruesëve, merr fund ky fenomen, gjë që detyroi kryetarin e Entit të shpikë propozimin absurd, prandaj, liderët e partive shqiptare,  duhet    ngrenë  iniciativë për shkarkimin e tij.

Përndryshe, përqindja reale e shqiptarëve, mund të dalë në sipërfaqe vetëm atëhere kur në krye të Entit për regjistrimin e popullsisë vendoset një shqiptar, me nënkryetar maqedonas, ose një i huaj dhe të ketë regjistrim objektiv të mërgimtarëve, e jo siç manipulohet gjatë zgjedhjeve për deputetë nga diaspora etj. Përveç kësaj, në rradhën e regjistruesëve, përveç maqedonasit të ketë shqiptar, pa marrë parasysh vendi i regjistrimit, pra edhe atje ku nuk ka asnjë shqiptar dhe ku mund lirisht të manipulohet në dobi të popullatës maqedonase. Të shpresojmë se politikanët tanë, gjegjësisht liderët e partive tona, duhet t’i kenë para sysh këto momente, që ka në të bëjnë me regjistrimin e popullsisë, por edhe  për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ose çështje të tjera kruciale për shqiptarët. Midis tyre pra, të ketë konsensus, por,  duke mos shkuar te miku i pasardhësit të Sllobodan Millosheviqit, i cili, përmes ,,Mini Shengenit,, kërkon të realizojë ëndrën shekullore të Serbisë  për daljen e saj në Detin Adriatik, bashkë me ,,gjyshen,, e saj-Rusinë. Vetëm në këtë mënyrë, politikanët tanë mund të të hynë në histori si patriotë, e jo si ata që gjinden në listën me titull ,,Udbashët e Kosovës nga Maqedonia,,.

Klikoni këtë fjali në mobil dhe do t’ua  gjeni emrat,  me qëllim që të distancoheni prej tyre, sepse fjala popullore, thotë: ,,Tregomë, me kë, bën shoqëri, të të tregoj, kush je Ti,,.Nuk do isha i sinqertë, në qoftë se, nuk them se  personalisht, këta udbashë, i ndaj në dy kategori: në njerës të rëndomtë, të cilët, për të zënë ndonjë punë dhe për të yshqyer fëmijët, janë regjistruar formalisht si bashkëpuntorë, por, me siguri, pa dëmtuar njeri, dhe në njerës, intelektualë,  të cilët  për të fituar  sa më lehtë ndonjë titull, kanë tradhëtuar shokët e ngushtë, siç ishte rasti me Adem De maçin, etj. (lexo shkrimin e Sheradin Berishës, i cili thekson emrat dhe mbiemrat e tyre: F. G. D.M. A. A. dhe Z. K. Evidentova vetëm inicialet, për hatër të fëmijve të tyre, të cilët, nuk janë fajtorë nëse baballarët  kanë kryerë vepra antikombëtare.?



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora