E enjte, 28.03.2024, 08:57 AM (GMT)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Gonxha mbledh lule dhe lopa ha bar

E shtune, 07.03.2020, 10:03 AM


GONXHA MBËLEDH LULE

LOPA HA BARË

NGA KALOSH ÇELIKU

(Xhadia Sot mesdite

iku me dudumin)

Mjaftë, u dalldisa “Bit - Pazarit”

Me opinga lëkure. Lecka të zeza.

Shami. Ferexhezeza. Dhe, bërllok.

Sot, po dal matanë: Urës Gurit

Tek “Parku i Grave”, në Shkup:

I  “gëzohem. Zoti  u ndihmoftë!

U kthehem cucave të dikurshme

Azganeve. Rrugaçeve me të cilat

E kaloja Natën. E prisja Ditën:

Vërtetë, jetë poetike. Ishte, Parajsë.

Mëkot, përpiqem ta kthej në Shkup

Iku, Xhadia me një burrë dudum.

Dhe, veshi ferexhezezën, në Shkup...

(Tashti do të të hip

në katin e shtatë)

Bëhu burrë! Dhe, më rrëzo në shtratë

Xhadia, më thotë: Një pasmesnate.

Jam azgane. I kapërcej Gratë besnike.

Jo, i them: Nuk e di. E njoh moti Xhadinë

Sot, e kësaj dite, më ka lidhë me zinxhirë.

Bëhu burrë! Atëherë, më rrëzo në shtrat!

Ngadalë! Tashti, më hidhërove si Poet:

Pasmesnate, do të të hip në katin e shtatë...

(“Nagënti” me nëntë plumba

Sot e shkrep vargun)

U rrita nën hijen e Lisit, midis Livadhit

Rëzë Çukës, kur binte shi. Fryente era.

Breshër, mbi çati. Bora trokiste te dera.

E, na i mbulonte pemët. Shtëpitë. Çatin

Ftonin mes kopështi me degë mbi Bunar.

Çukën. Gurin e Zi mbi Katund. Dhe, Lisat.

U rrita nën hijen e Lisit, midis Livadhit

Me Librat e Këndimit. Ernest Koliçit:

Naimin, Fishtën, Mjedjen, Pashko Vasën

Luigj Gurakuqin, Gramenon, Fan Nolin.

Çajupin, Hil Mosin Seremben, De Radën

Filip Shirokën. Asdrenin. Dhe, Lazgushin.

“Nagënti” me nëntë plumba, shkrep vargun...

(“Shkrimtari madh” i shëtiti

gjithë partitë politike)

“Shkrimtari madh”, i shëtiti partitë politike

“Maqedonase”. Shqiptare. Shqipëri Etnike.

Parti më parti u turr pas posteve politike:

Po,  ende kurrë nuk u bë analistë. Politikan

Struken, hedhur krahëve. Ditën e Nesërme.

Edhe Sot, turret pas Partive Politike

Kurrë, nuk u bë analistë. Politikan:

I Ditës Nesërme. Shqipërisë Etnike.

Nuk e di për Nesër: A, i ka mbetur

Ende, pa shëtitur ndonjë Parti Politike?!...

(Strukja e Babait

hyri në klasë)

Gjatë shkollës fillore, si nxënës

E kam veshur struken e Babait.

Edhe, atë: Vjeshtë. Dhe Dimër.

Setren e Vëllait Madh. Gunën

Edhe këpucët. Çizmet e Vëllait.

Shokët, shoqet e klasës qeshnin

Erdhi, Strukja e Babait, në klasë.

Qeshesha. Nuk desha të zihem me to

Strukja e Babait, rrinte varë pas dere.

E, Unë me librat e leximit në klasë.

Sot, nuk jam Strukja në klasë. Po,

Poeti librave leximit. Bibliotekë...

(“Selam Alekym”)

Unë, djali dhe Gonxha në “Bit-Pazar”

Ecim krah për krahu. “Kalimtar rasti:

Ndali në rrugë me një “Selam Alekym”

Me një gjuhë angleze: “Inspik English”?

Unë e pyes: “Parle vous français”?

“No”, më përgjigjet “kalimtari rastit”.

Djali bisedon me të për disa sekonda

E pyes: Çka kërkon? Rrugë. Institucion.

Jo, më thotë djali. I kërkon dhjetë denarë.

Dhe, hapë qesen: Imzot, nuk i paskam

Më shumë nuk kërkoi. Nuk mund t’i jap.

Qesha. Ndal, mund t’i kem unë pesë denarë

Dhe, ia jap “lypsit musliman”. “Bit-Pazar”.

I them djalit: Thuai se këto janë ”lira” turku

Dhe pak veta, sot i kanë në xhep. Shkup.

Shkaku, se sipas veshjes, firmave botërore

Mund të ishte gjithëçka. Jo, lypës “musiman”.

Nuk e di, a ia përktheu djali. Nuk e pyeta...

(Gonxha mbëledh lule

Dhe Lopa ha bar)

Djali më thirri për kafe, “Bit-Pazar”

Iu përgjigja: Sot, bëj burg shtëpiak.

Nuk e kam medjen të dal, arratisem

Tek “Parku i Grave”, në Shkup.

E di ti vetë, më thotë dikur djali

Sot, dalim: Unë, ti dhe Gonxha.

Moti, nuk e kisha parë mbesën

Që, kur e vizitoja, ma këndonte

Qëngjin e vogël : Be-beee, që ha bar

Me një zile në qafë varë: Tring-tring.

E, unë i përgjigjesha me version tjetër:

Qengji vogël: bee, beee - baaan.

Qengji mbëledh lule. Gongja ha bar.

Jo, bërtiste! Reagonte vogëlushja:

Unë mbledh lule. Lopa, ha baaar...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora