E enjte, 28.03.2024, 03:39 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Tetë mijë vjet ”histori” serbe në Ballkan!

E enjte, 05.03.2020, 07:33 PM


Tetë mijë vjet ”histori” serbe në Ballkan!

Nga Fahri Xharra

Deri sa ne , mirremi me qështje të huaja të cilat aspak nuk na japin as nderë e as lavdi ; serbët e shkruajnë ”historinë” e tyre  e cila nuk është gjë tjetër  vetëm se një përvetsim ”shkencor” e një të kaluare të një vendi dhe të një  populli ; popullit që e harron vetvetën , popullit shqiptar.

Nermin Vlora Falaski, në librin e saj “Linguistikë dhe gjenetikë” (shkruar në italisht),  i ka deshifruar shkrimet etruske dhe Pelasge, me gjuhën e sotme shqipe.  Kjo dëshmon se shqiptarët (pasardhës të ilirëve) janë pasardhës modernë të Pelasgëve, një nga qytetërimet më të vjetra që kanë jetuar në Evropë.

Por ç`thonë serbët:”” Zakonisht historia serbe përshkruhet nga shekulli i 6-të ,koha e dyndjeve sllave , thuase që ne ( serbët) para kësaj kohe nuk egzistonim. Po ku na rrnonin stërgjyshërit? Me atë zbritje në Balkan serbët e kishim një gjuhë të përsosur ,një rregullim perfekt shoqëror , me aftësi të shtetformimit me zakonet tona dhe themelet kulturore. Ku ishte djepi i ynë? ”.

Me këto shihet që ata kurrsesi nuk duan të mbesin ardhës të shekullit të 6-të psK.  Fajin ua lënë shkollës së Berlinit -Vjenës që gjëja se me qëllim ata  e kanë shtrembëruar historinë e tyre ,dhe me këtë është falsifikuar autoktonia serbe në Ballkan që nga  kohërat e lashta.

Si qëndron puna me ne ? Sa jemi të aftë të këmbëngulim në historinë tonë , në të vërtetën tonë. A është  për ne  si njësi matëse  se kur erdhi islamizmi në këto toka? Derisa në këto anë në shekullin 12 -të zhvillohej një luftë e ashpër e ortodoksizmit ndaj katolicizmit , si mundën shqiptarët e kohës të përqafojnë islamin? Por edhe një herë ,sa është relevante për ne se kur u muslimanizuam ?

”Fillimtari e paraqitjës  se autoktonisë së herëshme serbe është kronisti i shek. XII-të , Nestor Çasni i Kijevit dhe mbrojtësit e kësaj teorie janë të mëdhenjt e historisë serbe : Olga Lukoviç-Pjanoviç, Jovan Deretiç, Ranka Kuiç, Milosh Milojeviç, Sima Lukin-Laziç, Laza Kostiç, Pavel Shafarik, Ilija Zhivanqeviç, Svetislav Bilbija, Milan Budimir, Dragoslav Srejoviç  dhe të gjithë me fakte të pathyeshme të Burimit të Lepencit dhe Vinçës.”  Po kronistët e kujt ishin ata që na i lanë trashëgim  datat për të kaluarën tonë?

Në periudhën e  fundit të akullit (40.000 vjet më herët) ,është paraqitur njeriu i parë në Ballkan. Sipas gjetjeve në  shpellat e fshatit Gradac dhe në Risovaçë ( në Grykën e Gjerdapit,Serbi) vihet në përfundim  për jetën e njeriut në atë kohë. Gjetjet arkeologjike në Gjerdap e kanën vërtetuar se  në tokat e Sebisë së sotme është zhvilluar kultura më bindëse e parahistorisë (7.000- 5 500 vjet prK) . Egziston edhe fakti që djepi i Europës ishte në Shpellën e Rajkut ,në Rudna Glava të Majdanpekut ; dhe që njerëzit e kësaj kulture shumë të vjetër jetonin në bashkësi prej dy deri në katër familje.   Ata paskan pasë qenë serb?

Sipas këtyre shenimeve athua kur e morrën muslimanizmin këta banorë ? Serbët nuk flasin aspak për këtë ”ardhje”. Ata flasin ndryshe për historinë që aspak nuk është e tyre , kurse ne ngarkohemi me histori që aspak s`është e jona.

” Heroizmi serb gjatë shekujve na ka cilësuar në rendin e parë në historinë botërore dhe na e ka dhënë të drejtën e qytetarisë në mesin e kombeve të famshme”  serbët thonë me krenari .Por si u sollën ata kur erdhi turku :” Serbët u tërhoqën nëpër male dhe kryesisht mirreshin me blegtori e bujqësi dhe sipas kësaj turqit na quajtën Vllahë deri sa historianët e vjetër Serbëve iu dhanë emrin Ras , për njeriun e Rashkës.”

Marria historike e serbëve ,paranoja e tyre për të qenë të parët në këto anë ( e kundërt me  intencat tona) shkon aq largë që thonë se “ sipas Herodotit ,populli serb qenka qenë populli më i madh në botë.thrakët ,Venetët ,tribalët dhe Ilirët paskan qenë serb.” Dhe sipas  spjegimit serb në mungesë të një bashkëtinglloreje të greqishtës trakët ishin rashan( pra të Rashkës)

Serbët janë fetarë më të mëdhenj se sa ne shqiptarët ; por kur është  në pyetje rrena kombëtare,shtrembërimi i prejardhjës së tyre atëherë e harrojnë fenë.

Si nuk e ndjeva askend nga prijësit tonë fetar nga rradha  e muslimanëve që të thotë të bile një fjalë për “ Historisë së Kosovës “të Jusuf Buxhovit. Pse prej tyre nuk kërkohet asnjëherë një përgënjeshtrim të kësaj vjedhjeje të historisë sonë ,nga ana e serbëve?

Spjegimet serbe: “ që nga kohët që mbahen në mend në mes të serbëve paska pas jetuar fisi i madh Rashqanët apo Rasët , që e simbolizoka ngjyrën e kuqe , ngjyrë të cilën serbët e paskan pas dashur gjithmonë. Edhe nga kjo del se Rashqanët qenkan quajtur Serbët e Kuq. Në kohën e Herodotit këta paskan jetura në Azinë e Vogël , në Ballkan dhe Thraki”

A po i  vjen era përvetësim kësaj teorije.?

Ilija Zhivanoviç shkon edhe më largë  kur thot se sllavët (serbët) ishin nga Vladivostoku e deri në Adriatik dhe si të tillë ishin ”boshti kurrizor i njerëzimit”

”Të gjitha shkrimet dhe mbishkrimet asire dhe misire  si dhe përmendoret prej gurit që i njef njerëzimi janë rreth 8.000 vjet të vjetra. Sipas tyre ,po aq e vjetër na qenka edhe historia serbe. ”E çka më shumë se aty përmendet emri Sërbib ( serb) dhe jo sllav.

Edhe historiani Emil Burnoff  nuk është i vetëm kur thot se gjuhët greke dhe latine kishin lindur nga Pellazgishtja . Pellazgët ,identifikohen me serbët e stërlashtë.?!?

”Populli i vjetër,i nxjerrë njerëzit e mëdhenj,të cilët i dalin krah vendit të tij,krijimit të tij dhe historisë së tij. Ky është vetëm se fillimi .Kemi njrëz ne ! Kemi të dijtur ne! Historija e jonë gjatë shekujve na është vjedhur, na është përbaltur dhe na është përdhosur. Pa dëshirën tonë! ashtu na e diktonin dhe ne ashtu si të tillë ne e pranonim. E tani kur ne po e shkruajmë ashtu si ishte : Beogradi filloi të çmendet ! Tani kur ata menduan se fazën e përgjumjes sonë e kaluan me sukses,llogaritën në fazën e tretjës. Por Jo!   I kemi  të mëdhenjt tonë që as nuk flejnë e as nuk përgjumën,por shkëlqejnë nga lartësitë  e kreshtave dhe  i godasin me fakte përgjumësit tonë.(FXh.”Jusuf Buxhovi e shkroi Historinë”)

Një farë Shafarik në librin e tij:” Starozhitnosti” po shkruante:” Serbët jetojnë në Europë që nga kohërat shumë të lashta ,dhe si popull i tillë e ka origjinën shumë të lashtë. Serbët e paskan banuar krejt Europën dhe shumë pjesë të Azisë dhe nga kjo rrjedhë thënja serbe :” fol serbisht që të kupton bota e tërë” Gjuha e vjetër serbe sipas tij . qenka plotësisht e ngjashme ate të të sotmen serbe, e që qenka një fenomen i rrallë.

” Milosh Milojeviç po shkruajka se serbët kanë jetuar që nga parahistoria në tokat e sotme; prej Italisë ,Detit Mesdhe e deri në Greqi , prej Adriatikut e deri në Detin e Zi ”

Edhe bualli kishte për të pëlcitur  sikur të dëgjonte edhe këte:  ”Serbët  e kanë filluar numrimin e vitëve  që nga viti 5508 para Krishtit. dhe se Stefan Brankoviqi paska pas vdekur në vitin 6935. Car Lllazari paska vdekur në vitin 6893 . Nëse  Mesopotamët e paskan filluar numrimin e vjetëve 3200 vjet paraKrishtit , Egjiptasit 3000 vjet prK. serbët ishin të parët në historinë e njerëzimit (Draško Š?eki? -”Srbi – istina o srpstvu od iskone”)

Kurse unë gjer sa po e shkruaj këtë shkrim  ,sipas kalendarit serb qenkam në vitin 7521.

Po ju me cilin kalendar jeni?

Mos të harroj se edhe Athinën dhe Akropolisin e paskan pasë ndertura serbët?



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora