E hene, 06.04.2020, 12:00 AM (GMT+1)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Kah po shkon Qeveria e Kosovës

E premte, 06.03.2020, 09:59 PM


Kah po shkon Qeveria e Kosovës

Nga Hilmi Saraçi

Kanë kaluar disa javë nga formimi i Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin. Por sikur nuk po dihet kah po shkom Qeveria e Kosovës pas koalicionit LVV dhe LDK .Qytetarët ishin për ndryshime sepse qeverisjet e deritanishme nuk ishin për një jetë dhe zhvillim më të mirë për qytetarët, për vëndin. Për të gjitha këto dobsi kishte mjaft reagime, kritika të ashpra nga qytetarët dhe mospajtime pozitë dhe opozitë. Kështu në zgjedhjet e 6 Tetorit (2019) fitoi LVV dhe LDK dhe kështu shpresonin se do të zgjidhen problemet egzistuese , sidomos në dialogun me Serbinë. Mirëpo  formimi i koalicionit LVV dhe LDK në qeverinë e Kosovës ishte i mirëpritur, por mjaft i vështirë deri sa u realizua, sepse mungonin qëndrimet dhe pajtimet e  duhura për ndarjen e pushtetit. Mirëpo tani Kurti filloi të këndellet dhe të ndryshojë  dhe  me të marë timonin në dorë në Qeverinë e Kosovës tregoi se do të bëhën ndryshime  dhe do të luftohen  dobësitë, krimi i organizuar, korupcioni, nepotizmi e të tjera që kishin zënë rrënjë në vend, sidomos në Qeverinë e Kosovës. Kjo u pritë me entuziazëm. Në këtë fushë koalicioni  LVV dhe LDK ka rëndësi të vëcantë, prandaj harmonizimi i qëndrimeve në zgjidhjen e problemeve të grumbulluar është i domosdoshëm. Mirëpo qysh në fillim koalicioni sikur po luhatet dhe sikur nuk po gjenë rrugë për  të shkuar përpara- me qëndrime dhe harmonizime të problemeve . Prandaj Albin Kurti duhet të jetë i kujdesshëm ndaj partnerit të  koalicionit dhe nuk duhet të  merrë vëndime  pa një konsultim paraprak me partnerin e koalicionit (LDK) siq veproi me taksën parciale ndaj Serbisë.Nese nuk kanë qendrime të përbashkkëta mund të rezikohet lehtë qeverisja e përbashkët. Kjo sikur ka filluar të duket  si shkak i taksës, sepse amerikanët kërkojnë që taksa të hiqët në tërësi, pa kushte të vecanta duke përjashtuar edhe reciprocitetin. Kurti për heqjen e taksës mendon të hiqet me afate të caktuara deri të reciprociteti në mes të dy shtetëve.  Ndersa LDK është për heqjen e saj në tërësi ashhti si mëndojnë BE dhe Amerika me të dërguarin e kryetarit Tramp, Grenerin, sepse partneriteti me Amerikën dhe miqët tanë duhet të ruhen. Mirëpo ky mospajtim nuk duhet të ndodhë jo vetëm për taksën por edhe për mospajtime të tjera. Kjo qeveri, tani ka kuadra të dëshmuara udhëheqëse, me vision të qartë përr të ardhmen  e Kosovës dhe profesionalisht të ngritura, sidomos në LDK ka kuadra që ndihmojnë ruajtjen dhe zhvillimin e sukseshme të Kosovës, prandaj mund t’i kapërcejnë disa mospajtime që kanë filluar të   duken. Lutfi Haziri nënkryetar I LDK-së thotë se këto mospajtime do të shkrihen dhe nuk do të ndodhë ndonjë përcarje si kanë filluar të mëndojnë të tjerët (opozita), e cila edhe kështu është duke i“fry zjarit”...

Kjo qeveri në krye me Albin Kurtin ka trashiguar mjaft probleme të grumbulluara dhe pa qendrime të përbaskëta në koalicion nuk do të mund të qeverisin me sukses në të ardhmen. Kurti duhet që këto brobleme t’i zshidhë ngadalë, pa nguti, sepse cdo nguti dhe pakujdesi do të prodhojë dobësi gjatë qeverisjes,Kurti është i prirur shpeshëhere të veprojë pa konsultime me partnerin e kualicionit, prandaj nga kjo “prirje” duhet të largohet.

Kurti tani ka filluar të ndërmarë veprime për ndryshime me disa shkaekime të bordeve në të cilat ka  dobsi  dhe shkelje ligjore e pastaj edhe ndaj ndërrimeve të tjera, duke zvogëluar numrin e ministrive nga  22 në 15  si dhe zvogelimin e zëvëndësave , këshilltarëvë dhe të tjerëve në ministritë përkatëse. Kjo ishte e arsyeshme dhe e dobishme për bugjetin e Kosovës. Ndersa Glauk Konjufca, ministër i jashtëm ka paralajmërua tërheqjen e shtatë ambasadorëve. Në mesin e tyre bënë pjesë edhe  Vlora Citaku , ambasadore e SHBA-s. Mëndoj se Vlora Citakun duhet kursyer nga tërheqja sepse ajo është njëra ndër ambasadorët që ka treguar sukses në përfaqësimin e Kosovës në Amerikë respektivisht në KS- në përballje me Dacicin…

Mirëpo problem në vete mbetet dialogu me Serbinë dhe lufta kundër krimit të organizuar, korrupcionit dhe dukurive tjera negative që duhet të luftohen me  kujdes dhe guxim të vecantë. Bashkësia Ndërkombëtare: BE dhe Amerika me Grenerin kanë ndermar një hap serioz për zgjidjen e problemit në mes të Beogradit dhe Prishtinës, mirëpo dialogu me Serbinë   është i vështirë por  i domosdoshëm. Në këtë fushë ka paqartësi  se kush do t’i prijë dialogut me Serbinë dhe cfarë  kompromise do të ket në mes të dy shteteve. Në këtë drejtim duhet pasur kujdes tëvecantë. Deri me tani Hashim Thaqi ka qenë kryenegociator por nuk ka treguar sukses as mëncuri  të duhur për zgjidhjen e problemeve me Serbinë, prandaj në adrezë të tij ka pasur dhe ka mjaft kritika. Mëgjithatë BE dhe Amerika e përkrahin Thaqin që edhe më tutje të jetë në krye të dialogut me Serbinë,  sepse me Kurtin mendojnë se do të kanë vështirësi duke menduar të kaluaren e tij si opozitar, por tani Kurti ka ndryshuar duke thanë se ai sipas kushtetutës duhet  të prijë në këto bisedime. Kurti dhe Thaqi kaherë kanë kundërshtime ndërmjet veti  edhe për cështje të tjera , prandaj kjo  do të ndikojë negativisht në dialogon me Serbinë nese nuk arrihet harmonizimi i përbashkët për dialogun me Serbinë…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT