Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Legjitimimi i ligjërimit antiamerikan është i gërditshëm

| E enjte, 05.03.2020, 08:33 PM |


Ndue Ukaj:

Legjitimimi i ligjërimit antiamerikan është i gërditshëm. Është pjellë e deduksioneve të mjera marksisto-envertite, që popullit shqiptar i kanë shkaktuar tragjedi, vuajtje dhe prapambeturi pa fund.

Për Kosovën dhe shqiptarët, dje, sot dhe nesër, nuk ka interes më të madh sesa ruajtja e raporteve me perëndimin.

Tjerat janë krejt broçkulla.

Legjitimimi i këtij diskursi është goditja më e rëndë kundër interesave kombëtare.

__________

Kosovën e kanë dërmuar udhëheqësit kryeneçë dhe primitivë, me fraza, retorikë boshe dhe dokrra patriotike.

Secili njeri racional e di mirë se për Kosovën e sotme dhe të nesërme, nuk ka interes më të madh dhe më jetik sesa ruajtja e kultivimi cilësor i raporteve me Amerikën dhe perëndimin.

Tjerat janë dokrra.

Pa Amerikën dhe perëndimin, shteti i Kosovës nuk mund të ekzistojë.

Sepse, Kosova politike është krijesë e Amerikës dhe perëndimit.

Prandaj, lini gulçimat stalinisto - enveriste dhe mos krijoni iluzione e kampe anti perëndimore.

Sepse, kështu i bëni shërbimin më të mirë Serbisë.

Shqiptarët, asnjëherë nuk kanë humbur duke e dëgjuat Amerikën dhe perëndimin. Përkundrazi, kanë fituar krejt çka kanë synuar.