E enjte, 25.04.2024, 09:13 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Kunguj Stambolli pa rrëfangë

E enjte, 05.03.2020, 08:55 PM


KUNGUJ STAMBOLLI PA RRËFANGË

NGA KALOSH ÇELIKU

Vite më parë, kur në mjetet e informacionit u paralajmërua edhe themelimi i një Partie Politike Shqiptare Lëvizja “Besa” (2014), nuk e prita me duartrokitje, por me një shkrim publicistik dyshimi: “Selën e vrau “Besa” në pusi politike”. Shkaku, se: Në politikë nuk ka besë, miqësi, e as sinqeritet, por tradhti, intriga, mashtrime, korrupsion, kurvallëk dhe vrasje pasmesnate, e vajtime me lotë krokodili Ditën me lule nga vrasësit mbi varr për pushtet dhe pasuri. Pamarrë parasysh, që një “analist” politik i dalldisur edhe i duartrokiti Reprizës të “vëllazërim-bashkimit”, se: Kungulli i Stambollit “qenka i sinqertë”?! Në politikë, nuk ka sinqeritet, e as besë. Tjetër premtohet, tjetër mendohet, tjetër thuhet para kamerave televizive dhe popullit shqiptar, tjetër veprohet me “vëllezërit” e Njerkës për interesa personale, familjare, miqësore, klanore e partiake.

Strategjia e Partive Politike Shqiptare, nuk ka ecur dhiareve malore, por shtigjeve Qeveritare pas posteve politike: ministra, zv/ ministra, deputetë të popullit dhe drejtorë nëpër institucionet e Shtetit të “përbashkët”. Gjithë jetën u morën me premtime e deklarata boshe “patriotike” shqiptare: Skënderbeun, flamurin kuqezi, gjuhë shqipe, shkolla shqipe dhe vende pune. Ose, ndarjen e lugëve dhe enëve. Aspak, me ndarjen e Shtëpisë. Arat, livadhet dhe malet me lisa, ia lanë Vëllait Madh të Njerkës.

Moti kohë, i kam fshikulluar me Lapës (Kalem) këto dobësi të Partive Politike Shqiptare nëpër shkrimet e mia satirike-publicistike dhe libra: Trumbetat e Tellallit (1992), Kali Trojës nëpër Bit-Pazar (1994), Si u ndava me Gruan time (2001), Kur thërret “vojvoda” e pjellë Kurvë Partia (2008), Xhadia (2011), Rrufjani (2013), Lavdi “heronjëve” të Xhadisë (2015), PYKË shelgu (2019), dhe “Kali Shemës” pas porte (2020). Edhe, si shpërblim i kam marrë disa dënime partiake fizike - policore dhe materiale nga partizanët e tyre nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët”: helmime nëpër hotele dhe restorante, djegëje të shtëpisë dy herë me radhë, vdekje klinike në Voskopojë, sulme fizike mesdite në “Çairçanka” (Shkup), aksidente komunuikecioni në “Qafë -Thanë” dhe Bukoç, për të marrë pjesë në Akademinë përkujtimore dhe zbulimin e përmendores të Kaçakut maleve Emin Xhambazit (Çeliku), krahut djathtë të Dervish Carës, rrugës për në Kërçovë. Po, siç duket politikanët tanë “patriotë”, nuk lexojnë opinione dhe libra, janë “heronjë” politik.

Pavetëdije, se: Partizanët e tyre “besnik” gjusëmanalfabetë e përbaltën dhe e shkatërruan me rrënjë arsimin dhe kulturën shqiptare edhe më zi, se sistemi ish komunist. Nateditë, duke i mbushur institucionet shtetërore me bozaxhi, tollumbaxhi e zarzavate të kalbura kopështi (kunguj Stambaolli pa rrëfangë) me afate të skaduara përdorimi. Edhe pse, arsimi dhe kultura janë themelet e një shoqërie. Shteti.

E thashë, moti si shkrimtar: Asaj kohe, edhe ua bëra me dije përmes shkrimeve publicistike dhe librave, se: Me këto Kunguj Stambolli pa rrëfangë, nuk bëhet politikë madhore. Arsim, kulturë Evropiane. E, as botërore. Dhe, as shtet demokratik në Evropë. Përgjigje, mora: më shpallën armik i shtetit të “përbashkët”.

Parashikimi parë ndodhi në Kuvend (2017), kur u përgjakën mes veti si politikanë për pushtet dhe pasuri, u bënë para syve të popullit gazi i botës. “Trimat” e “Besës”, me të katra ikën në shtëpi. (Gazeta Bulevard, 28.04.2015). Shkrim publicistik, që e publikuan edhe: Zemra Shqiptare, Bota Sot, INA dhe Fjala e Lirë. Sela, e hëngër çutekun.

Dhe, parashikimi dytë: Me përçarjen e tyre si Lëvizja “Besa”, demolimin e selive tyre partiake nga vetëvetja në Shkup dhe Tetovë. Gjatë një kohe, në krye me dy kryetarë partie?! E më vonë edhe me regjistrimin e një partie të re politike “Aletrnativa”, në Regjistrin Qëndror. Hyrjen dhe daljen e tyre nga Qeveria. Herë në pushtet, herë opozitë. Koalicionin e tyre me njëra - tjetrën para zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme (12 prill 2020). E, plot budallaki të tjera politike, që unë nuk do t’i përmend në këtë shkrim publicistik, lodhë lexuesit. Saqë, ajo më e guximshmja: “Besa”, hyri në koaulicion edhe me LSDM -ën. E shpallën publike edha para kamerave televizive, Reprizën e “vëllazërim-bashkimit”. Politikën ish jugosllave të shokut Tito. “Dashuri” platonike të cilën shqiptarët, nuk mund ta heqin qafe edhe sot e kësaj dite. Dalldisje politike dhe vrapim pa kokë në qafë pas posteve Qeveritare: pasurisë personale, familjare, miqësore, klanore dhe partiake.

BDI, Sot bën thirrje: “Hajdeni knej”, fillon nga sheshi “Skëndrerbeu”, në Shkup. Zaevi (“Shpëtimtari” i shqiptarëve u përgjigjet: “Dera për koalicion me BDI -në është e hapur”. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, pas marrëveshjes historike për koalicion, pasi kalojnë si dhentë e nënkryeme pranë Bustit të Skënderbeut, Filipit të Maqedonisë dhe Olimbisë, fotografohen para kamerave televizive te Ura e Gurit për reklamë të fushatës parazgjedhore. Përçudi, nuk dalin matanë Urës Gurit ta bëjnë një fotografi edhe para këmbëve dhe luanëve të Aleksandrit Madh, që ndoshta edhe do t’u sillte “fitore”.

Krah për krahu fotografohen në Urën e Gurit, që e kanë ndërtuar Dy vëllezër shqiptar, në kohën e pushtimit nga Turqia. Edhe, atë: Sipas gojëdhënës të popullit me një çekiç. Njëri në një breg, e tjetri në bregun tjetër duke ia hudhur vëllai - vëllait çekiçin.

Për sherr, atë ditë dola edhe nëpër Çarshi (Bit-Pazar). Rugës i takova edhe partizanët partiak të koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa. Shumica e tyre më njihnin, por njëra nga mesi i tyre e ngriti zërin: Përshëndetje! Nuk u ndala në rrugë, dhe as iu përgjigja Turmës tyre në fushatën parazgjedhore. Papritmas, para ish Librarisë Çarshisë, një djalosh m’u ngatërrua nëpër këmbë. Pasi e ngriti kokën dhe më pa, tha: “Izvinite” (më falni në gjuhën shqipe). Kujdes, djalosh! Iu përgjigja në gjuhën shqipe. Shoku tij, ndërhyri duke i thënë atij, si mik: Nuk je rritur ti nën shapkën e shkaut.

U ktheva në shtëpi. Edhe, në mbrëmje i dëgjova lajmet: Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sot e nënshkruan Marrëveshjen për koalicion në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit 2020 -të, për ta hequr qafe nga pushteti BDI -në. Dhe, jo LSDM -në. Përgëzime, thash me vete! Dhe vazhdova me përcjelljen e lajmeve.

Populli Shqiptar si popull i dytë me shumicë me mbi 50 %  ka mbetur në marginat e pakicës kombëtare 20 % -shit. Që, Sot para zgjedhjeve parlamentare, “Shpëtimtari” i shqiptarëve, në disa qytete të Maqedonisë Veriut me vëndosjen e tabelave në gjuhën shqipe, reagoi ashpër në mjetet e informacionit: të hiqen tabelat në gjuhën shqipe! “Gjuha shqipe në këto hapësira do të gjejë zbatim “ligji”, aty ku ka 20 % shqiptarë, po aq sipas tij do të ketë të drejtë të flitet e të shkruhet gjuha shqipe për pakicën shqiptare.”?! Ditën e nesërme: “Shpëtimtari” i shqiptarëve:  “Emëri i dy shkollave në “Çair”, në mënyrë të paligjshme. Regjistri Qëndror duhet t’i përmisoj këto gabime.”

“Shpëtimtari” i shqiptarëve ka deklaruar në një konferencë për media, se: “Pret që koalicioni LSDM-Besa të marrë më shumë se 61 deputetë. Ai ka thënë, se: Pret që sukses më së shumti koalicioni të ketë në njësinë e gjashtë zgjedhore, në të cilën tashmë dihet që bartës do të jetë Bilall Kasami”. (Raporton TV 21).

Sela: “Ahmeti s’është gati të përballet me mua. Ahmeti: Unë ulem me më të fortin, duke aluduar në Kasamin (kungullin e Stambollit pa rrëfangë k. ç.), se: ai ka qenë në BDI”. Parulla ish komuniste, dhe Sot Neokomuniste: “Maqedonia e Veriut është shtet i maqedonasve dhe të tjerëve”?! Pa e përmendur popullin shumicë shqiptarët, dhe shtetndërtues të pakicës “maqedonase”. E, në anën tjetër, Kungujt e Stambollit me këmbët dhe trutë në legen, çirren në mjetet e informacionit, se: “Ali Ahmeti deri më sot, nuk ka pasur konkurencë, por sot ka, dhe më 12 prill do të humbë”?!

Qesharake. Ali Ahmeti, nuk mund të humbë edhe në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare nga pjellat e tij politike trusakate, që e dinë Nënën, por jo edhe Babën. Kunguj e Stambollit pa rrëfangë, bëjnë luftë mes vete për pushtet argati, dhe jo me kundërshtarin politik historik, që edhe sot e kësaj dite i mbanë nën këmbë si dele të nënkryeme dhe me zgjebe në vathë. PPD -ja, siç thotë populli: Hëngër fiç, dhe vdiç. Por, na i la kopilat e saj lyrekë pas porte në politikë. Kopila, që shkaku tyre edhe sot e kësaj dite, populli shqiptar, nuk mundet të çoj krye.

Fatkeqësia: Pjellat e BDI -së me Nënë e pa Babë, edhe pse: sipas PPD -ës i dolën zot një babe (tatkoto), edhe në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare (12 prill 2020), do të na lënë në prehërin Nënëmdhes pa Babë, dhe pa brekë…



(Vota: 35 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora