Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nue Oroshi: Inatet e rrahagjoksisë po e çojnë shtetin e Kosovës në humnerë

| E enjte, 05.03.2020, 08:00 PM |


Inatet e rrahagjoksisë po e çojnë shtetin e Kosovës në humnerë

Nga Nue Oroshi

Rrahagjoksia shqiptare se unë jam unë dhe ska si unë historikisht e ka dëmtuar kombin shqiptar gjatë shekujve.Kjo rrahagjoksi po e vazhdon edhe sot e kësaj dite në politikën e Kosovës ku secili është kundër secilit dhe nuk e merr veshë qeni të zonë se çka është duke ndodhur në politikën e Kosovës.

Mungesa e një bashkëpunimi në raportet pozitë-opozitë, mungesa e bashkëpunimit në raportët  në mes të tri institucioneve kryesore të shtetitë e ka sjellë Kosovën në një shtet i cili nuk është duke ditur se kush hanë e kush paguan.

Me një fjalë politikanët e Kosovës nuk janë në gjendje të ulen se bashku pozitë dhe opozitë që ta ndërtojnë një platformë politike të përbashkët sa i përket bisedimeve më Serbinë një shtet i cili nuk ndalet me të zezat e saja që i shkakton popullit shqiptar.Veprimi i politikanëve shqiptar të Kosovës,është për tu vajtuar dhe gjëmuar me shami në dorë se ku është katandisur politika e Kosovës.

Ata në vend që të ulen me ditë të tëra pozitë e opozitë dhe ta shkruajnë një platformë të përbashkët ku do të caktojnë edhe vijat e kuqe ku nuk mundën të kalohen ata e luftojnë njëri-tjetrin thuajse bota fillon dhe mbaron rreth egosë së tyre personale dhe as dielli nukë ndriçon, e as toka nuk jepë fryte, e as qielli nuk shihet fare, pa i kënaqur ata egot e tyre personale.

Si është e mundur që i ashtuqujturi presidenti në ikje i Kosovës të kaloj kontinente të tëra për tu ulur e biseduar me presidentin e një shteti që na ka terrorizuar dhe masakruar shekuj me radhë dhe nuk është në gjendje të ulet dhe ti përgjigjet ftesës së kryeministrit të Kosovës për të biseduar dhe kordinuar çështjet e bisedimeve me Serbinë.

Në anen tjetër ishe koalicioni PAN, kanë harruar komplet përpjekjet e të ashtuquajturit president për ndarjen e Kosovës dhe iu janë turrur Qeverisë së Kosovës për ta ndaluar veprimin e saj qeverisës.

Edhe Qeveria e Kosovës duhet të lënë anash inatët dhe rrahagjoksinë por duhet t´iu përvishet punës në ruajtjën e kontakteve miqësore me shtetet mike që faktikisht janë themeluseit e shtetit të Kosovës siç është Amerika dhe Gjermania.

Derisa politikanët e Kosovës sillen në një rreth viciozë pa platformë politike të bisedimeve si duket i ashtuquajturi President i Kosovës tani veçse e ka firmosur marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë e tani po kërkon që të gjej forma e mundësi se si ta mbuloj këtë veprim antikombëtar të tij të cilin e ka filluar vite të tëra. E gjithë këtë e bënë vetëm për ta mbrojtur vetveten nga Gjykata Speciale.

Edhe dy partitë në pushtet duhet kordinuar mirë e mbarë veprimet me njëri-tjetrin dhe të punojnë pa u lodhur që Kosova të ecë përpara.Derisa politikanët tanë në Kosovë sillen në një rreth vicioz që nuk i dihet fundi, fshatra të tëra po zbrazën.Edhe lagje të qyteteve të Kosovës po boshatisën.

Ju propozoj që urgjentisht të uleni se bashku pozitë dhe opozitë dhe ta shkruni një platformë politike rreth çështjes së bisedimeve me Serbinë. Kjo platformë politike duhet ndërtuar në disa shtylla kryesore.Njëra ndër këto shtylla duhet të jetë moshapja e kutisë së Pandorës për prekjen e kufive te Kosovës dhe shtylla tjetër duhet te jetë njohja reciproke në mes të dy shteteve për të përfunduar luftën qindra vjeçare, por në këtë platformë duhet të jetë një nen i veçantë që Serbia të kërkoj falje për gjithë gjenocidin dy shekullor që ja ka shkaktuar popullit shqiptarë nëpër periudha të ndryshme historike.

Politikanë shqiptarë në Kosovë leni inatët e rrahagjoksisë persoanle se unë jam unë dhe nuk ka një të dytë si unë, por uleni me njëri-tjetrin dhe ndërton një platformë të përbashkët për daljen nga kjo situatë që po e qon Kosovën drejtë humnerës.