E marte, 16.04.2024, 11:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Stalini në Shqipëri dhe Vdekja e Stalinit

E enjte, 05.03.2020, 07:14 PM


Stalini në Shqipëri dhe Vdekja e Stalinit

tregime

Nga Përparim Hysi

1. Stalini në Shqipëri

Kur i thashë një mësuesi historie se nuk ish e vërtetë ajo që thuhej e shkruhej për Stalinin:-Nuk lëvizi nga Kremlini  veç deri në Jalltë dhe hiç gjëkundi. Jo vetëm që ka lëvizur, por dhe ka ardhur në Shqipëri,aty nga viti 1950, dhe ka marrë pjesë në një dasmë në PETOVË të FIERIT!!! Këtu mësuesi i historisë u hodh përjetë,sikur të kish ngrënë gjellë të nxehtë.

Ti,PAPI,- më tha,- i ke shakatë si ato me NASTRADINË dhe bën të gajasëh kalamajtë, po mua nuk ma shkon dot ujët nën rrogoz.

Mirë,- i thashë,- dëgjo dhe do bindesh edhe vet.

*    *   *

Bëhej dasmë në fshatin tonë, në PETOVË të FIERIT! Në dasmë tërë fshati. Burrat pinin e këndonin dhe, për të mbajtur rregullin, në krye caktohej një i moshuar. I moshuari që u bë"fuqiplot" qe xha QAZIMI. Ky komandonte se kur do shtrohej dreka (dasmat e asaj kohe nuk ishin si të sotmet). Pija me dolli e shëndete dhe kishte nga ata që pija i merrte në lule të ballit, pa u shtruar fare dreka. Ndërsa dreka po afrohej, dikush ia mori një kënge: " Një letër dërgoi Stalini/erdh urgjent në Shqipëri... dhe,ndërsa një tjetër po ia mbante,Xha Qazimi bërtiti:-Ndalni çuna këngën! Këngëtarët pushuan.

Tashtithi,- tha xha QAZIMI, - kam një rixha una. Dreka do shtrohet, kur të vijë baba Stalini nga Moskovi!!!

Një burrë i zgjuar, nga mesi i dasmorëve, foli:- Baba Stalini është në luftë,xha QAZIM!!!

Ore zogferraksë, kujt i tregon luftën tija? Lufta ka hane bir që ka mbaruar, qëkur Rrahmëni im u kthyeti nga lufta me dekoratë.

Një tjetër:- Është larg MOSKOVI,xha QAZIM.

Por ç'larg është? Hajde baba të të tregojë arat. Njëvrap pele është.Të niset Murati i Sulos, të marrë pelënkërre të Esatit dhe frymën në Moskov. Atje t'i thotë Baba Stalinit:-Po të pret xha QAzimi në dasmë. Sa të vijë baba Stalini dhe të ulet përballë meje, kafshoni gjuhën,nuk kini për të ngrënë drekë!!! Epo të të pllakosë e keqja si kot fare!

Oho, e gjeta, tha një tjetër. - Çfarë gjete?- pyetën njëzëri. Më zuri syri Sadikun e Tares që është polic. Ky ka kapotë si Stalini. Po më ka dhe  mustaqe.Çizmet po çizme dhe xha Qazimi do ma hajë sapunin për djathë. Ky jo vetëm foli, por dhe u nis për tek shtëpia e Sadikut. E bindi Sadikun, i priu para dhe, kur hyri brenda, bërtiti:-Mirëse erdhe , o Baba Stalin! Ja, ky është xha Qazimi,- luajti teatër folësi. Kush është qy,- tha gjysmë i jargosur xha Qazimi?

-Baba Stalini është ,e solli Murati i Sulos!

- Ama erdhe tija,- tha Xha Qazimi,- shtroni drekën çuna! E,ndërkaq,xha Qazimi,shkoi në të tejmen.

2.  Vdekja e Stalinit

Qe dita e premte e datës 5 mars 1953. Erdhi kaçatori(korrieri) dhe lajmëroi për ditë zie. Sotiri  kish mbryer qetë dhe po plugonte. -Zbrej qetë,pepe, foli i biri,se erdhi kaçatori dhe lajmëroi për ditë  zije. Se ka vdekur STALINI.

- Po në haletë të gomares,shkoftë!- mallkoi Sotiri.

Ou, tha ky aktivisti i rinisë dhe si PAVLIK MOROZOVI në Rusi.frymën në pushtet dhe ia numëroi një për një.

Nasi,- sokëlliu kryetar i pushtetit,- urgjent e ma sill atë Sotirin mu, këtu. Nasi qe i plotfuqishmi i lokalitetit dhe frymën  në fshat. E gjeti duke  pluguar dhe, pa e lënë të kthehej në shtëpi, i vuri prangat e drejt e në pushtet.

Kryetari e priti me këmbët e para.

- Të thanë që vdiq Stalini dhe ke thënë:- Të shkojë në hale të gomares!

-Thashë  dhe u gëzuash,se tërë jetën në ngatërresa na ka futur. Dhe u gëzuash, të them të drejtën una,se nuk di të gavnjej una.

- Kush, mor , u shtika në ngatërresa?

-Selimi, i komshia im. Beqma ke dëgjuar që dhe Hoxhë  Efendiut ia hoqi bostanët nga hejbetë dhe i vuri dy kunguj.

-More ka vdekur Baba Stalini, jo Selimi, mor trushkulur,- mallkoi kryetari.

Baba Stalini,- filloi të luajë "teatër" SOTIRI,- pupu ç'na ka gjetur! Ah, ditzesët ne, o kryetar, për shpyrt të Stalinit i bëj kurban që të dy qetë!!!

Nasi,- sokëlliu rishtas kryetari,- hiqja prangat se e paska marrë jangllësh për atë,Selimin që kanë  në fshat. Rrugës, tek kthehej në shtëpi, uronte Selimin që e shpëtoi nga e keqja. Sa sosi në shtëpi, i tha të shoqes:-Ther një pulë,merr dhe një faqore raki dhe çoja Selimit,peshqesh. Në të pyetët se ç'është kjo darovi, thuaj se  do t'ia them më vonë. T'i bëhet shëndet! Uroje.

Tiranë, 3 mars 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora