Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Nipi Mares mbush 5 muaj

| E enjte, 05.03.2020, 06:57 PM |


Nipi Mares mbush 5 muaj

Albert Habazaj

Lumturisht veten e quaj

Mbret në Mbretërinë e kaltër,

Nipi Mares mbush 5 muaj,

Princ i vogël, burr’ i pastër.

Po i dalin kocodhëmbët,

Qan e grindet bukuroshi,

Gjyshit gurrë i burojn’ këngët,

Tek rri qetë ulur te qoshi.

Buz’kat e vogla, të njoma

Yllkëza qiellit me yje,

Thurin ca të ëmbla forma,

Qeshin në dritën e syve.

Ata sy të bukur princi,

Ata sy mbajnë dy planete,

I qëndrojnë dhembjes si lisi,

Si kapiteni mbi dete.

Mares trimi, burrë që s’jepet,

Dhemb kocodhëmbi të dalë...

Kënga merr malet e detet:

Të keqen baba, o djalë!

Vlorë, 03.03.2020