E enjte, 01.10.2020, 02:29 AM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Sa miljon ka vra Stalini?

E enjte, 05.03.2020, 08:03 PM


SA  MILJON… KA VRA  STALINI ?

Nga Fritz RADOVANI

Një nder çerdhet e mnershme staliniste në Ballkan ishte edhe Shkodra…

Në 1900 Shkodra e 28 pianofortave nder shtëpijat shkodrane, mbas 1944 u ba Shkodra e 26 burgjeve komuniste… Ishte një anderr e vjeter turke që u realizue nga Enver Hoxha, pasues i sulltan Mehmetit, që la “amanet”: “Mos të mbetet gjallë asnjë Shkodranë!”

As Stalini nuk e kishte larg Stambollin. Kur hypte maje Kaukazit, pershndetej me shami.

Në vitin 1944 kur forcat jugosllave të Titos rrinin tue pritë mbas Taraboshit ikjen e të gjitha forcave gjermane, Stalini bahej gati me sjellë “specialistët” e KGB në Shkoder…

Më tregonte në 1991 i Ndjeri Ragip Meta: “E mnershme edhe sot me i mendue hetuesit shqiptarë, njeni ma katil se tjetri, kur rrinin në hetuesi tue kqyrë nder sy jugosllavët, e rusët shka me i ba ma viktimës së shkrryeme pertokë e të mbuluem me gjakun e vet!?”

Pra, edhe në Shkoder, barbarët Tito e mbas tij Stalini.., kanë ba viktimat e tyne...

PO, SA ?!

Askush nuk e di... Arkivat vazhdojnë me kenë të dyllosuna... U vra kush u vra... Ata ikën!

Sa vetë u mbyten nder hetuesi? – U vra kush u vra... Ikën... Sa vetë u groposën të gjallë? – U vra kush u vra... Ikën... Sa vdiqen nder interrnime?! – U vra kush u vra... Ikën...

Po, sa janë viktimat e sllavo-komunizmit oriental?! – U vra kush u vra... Ikën...  Ikën...Edhe ata që vikatën..,“bijt’ e Stalinit jemi ne!”... Ikën si do t’ ikin edhe bijt’ e tyne!

Mos e zgjatë... Nuk njollosim Titon, Stalinin, Enverin, Ramizin, Mehmetin, Rilindjen...

As komunizmin, as Jaltën... Kjofshin ata edhe 1 Miljon... Ikën... Ata ikën... Pritni tjerët!..

Nuk prishemi me pasuesit e Beogradit, Athinës, Stambollit e Romës...Harrova Mosken!

Mosken... Bash aty ku e ka zemren, trunin e t’ardhmen “Rilindja komuniste e sotit”!..

Melbourne, 4 Mars 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora