E premte, 29.03.2024, 12:18 PM (GMT)

Kulturë

Ulku: Atdhe po mbetesh djerrinë

E merkure, 04.03.2020, 06:00 PM


Atdhe po mbetesh djerrinë

Eh, Atdhe ç’po të thyhen kryqet!

Se mbi shpinë të ka hypur gomari

Të shumta m’i ke udhëkryqet

Sot pa busull ka mbetur shqiptari.

Ah, Atdhe ç’po të zëhet fryma!

Ty nga afër të vjen ngulfatja...

Kopshtet e tua t’i ka mbuluar bryma

E rëndë agonia, e madhe kohëzgjatja.

Atdhe, edhe shpirti më ka trishtim!

Edhe trupi dhimbjen më s’ma mba

Përse nuk ka të ndalur kalvari im?

Udhëkryqeve të botës vallë kush më la?!

Arat e bukës të mbetën djerrinë

Lavrën qetë më nuk ma çojnë…

U druhem kolonëve që do arrijnë

Dhe pallavrave që tonët do i sajojnë.

© Ulku



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora