E marte, 16.04.2024, 02:26 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: U ngute Zonja Ambasadore!

E merkure, 04.03.2020, 09:07 PM


U ngute Zonja Ambasadore!

STARS AND STRIPES FOR EVER!

U ngute Zonja Ambasadore! Ne shqiptaro-amerikanët, kemi pritur për 50-vjet për valvitjen e Flamurit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe në çdo kënd të trojeve shqiptare.   Ke vetëm disa javë në detyrë, por mos u habit fare se, ndoshta nuk e keni venë re ende, por flamur amerikan valvitet gjith andej dhe kudo në Shqipëri, në Kosovë dhe gjetkë.

Lotët e para të mia kur kam vizituar Shqipërinë me delegacionin e parë të Departamentit Amerikan Shtetit në mars/prill, 1991, ishte pikërisht momenti kur për herë të parë vendosëm flamurin amerikan në makinën tonë diplomatike me të cilën udhëtuam anë e mbanë Shqipërisë, në atë kohë.

Nuk qava nga mjerimi në të cilin e kishte sjellë komunizmi Shqipërinë e para-ardhësve të mi, por qava se më në fund Flamuri i vendit tim, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po valvitej i lirë në tokën e të parëve të mi.

Ju lutem mos e diskurajoni përdorimin e flamurit amerikan në trojet shqiptare, madje edhe në manifestime të tilla, paqësore.  Flamuri amerikan vetëm të mira i ka sjellur atij kombi. Shqiptarët e dinë këtë, pa marrë parasyshë keq qeverisjen e tyre për këto 30 vjetë, nga udhëheqës që pretendojnë dhe kanë pretenduar se kanë mbështetjen e SHBA-ve dhe të ambasadorëve të saj të akredituar në Tiranë.

Të kisha qenë në vendin tuaj, unë nuk do të kisha bërë ndonjë koment për valvitjen e Flamurit Amerikan. Nuk i kontrollon dot me shqiptarët.  Megjithë hallet e tyre të shumta , ata atje e kanë shpresën: Tek ky Flamur. Unë do isha shumë më i kënaqur për valvitjen e Flamurit të Shteteve të Bashkuara me atë entuziazëm që valvitet gjithmonë në Shqipëri. Kjo pas 50-vjet komunizëm, kur atëherë, vetëm të përmendje emrin e Amerikës, regjimi komunist të fuste në birucë.

Duke e njohur deri diku atë histori, unë do isha shumë më i pakënaqur në qoftë se flamuri i vendit tim të adaptuar, Amerikës tonë të dashur që na ka dhënë strehim mijëra shqiptaro-amerikanëve si unë, se sa të shikonim në manifestime të tilla, djegien ose shkeljen e Flamurit të tonë të dashur, ashtu siç ndodhë shpesh në shumë vende të tjera të botës.

Zonja ambsadore të uroj punë të mbarë në detyrën e re! Me mirëkuptim,

STARS AND STRIPES FOR EVER!

Nga një shqiptaro-amerikan,

Frank Shkreli



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Kosova nderon me statujë ish-Senatorin amerikan Robert Dole Frank Shkreli: Fuqia e të pafuqishmëve Frank Shkreli: Të jetosh brenda gënjeshtrës apo brenda të vërtetës Frank Shkreli: Kush do të jetë përfaqësuesi i BE për bisedimet Kosovë-Serbi? Frank Shkreli: Amerika uroi Pavarësinë e Kosovës Frank Shkreli: Nostalgjikët e Komunizmit - moralisht të falimentuar dhe materialisht të korruptuar Frank Shkreli: Vizita e Kryeministrit Albin Kurti në Shqipëri dhe interesat kombëtare Frank Shkreli: Kush është Josep Borrell - për shqiptarët Frank Shkreli: Pse nuk përmendet roli unik i Kol Bib Mirakës për shpëtimin e hebrenjëve Frank Shkreli: Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë solidarizohet me Agron Tufën Frank Shkreli: Mbroni Lirinë e Medias, të nderuar Ambasadorë! Frank Shkreli: 70 vjetori i clirimit të kampit nazist të përqëndrimit dhe të shfarosjes - Auschwitz Frank Shkreli: Rëndësia e vlerave morale sipas Martin Luther King-ut Frank Shkreli: Amaneti i Ernest Koliqit dhe roli i tij në hapjen e shkollave shqipe Frank Shkreli: Shpëtimi i hebrenjve dikur dhe dorëzimi i turqve sot - Hipokrizi shqiptare Frank Shkreli: Fotografi që flet sa një mijë fjalë - Bisedë imagjinare në atmosferën e minishengenit ballkanik Frank Shkreli: Vit i Ri - Kombi mbi të gjitha Frank Shkreli: 'Gypat' që ndalojnë vendosjen e shtatores së Anton Çetës në Prishtinë Frank Shkreli: Dr. Ibrahim Rugova - vetitë e një burrështeti Frank Shkreli: 10 vjet pa Ambasadorin Lublin Dilja

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora