E shtune, 20.04.2024, 02:29 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Si shpëtoi tavani i kishës?...

E marte, 03.03.2020, 08:22 PM


Nga Fritz RADOVANI:

SI  SHPETOI  TAVANI  I  KISHES ?...

TAVANI  I  KISHES  KATHEDRALE  SHKODER

VEPER  E  ARTISTIT  KOL  IDROMENO

1973  Po afrohej koha e zhvillimit Kongresit të shtatë të BGSH në “Pallatin e sportit” të Shkodres, i porsa rindertuem në Kathedrale ose Kisha e Madhe… Me 11 Qershor 1973.

Kur po vazhdonte punimet aty ingjenjer Bujar Golemi, erdhi me pa gjendjen pak muej perpara perfundimit nga Tirana, Kryetaria e BGSH Shqipnisë Vito Kapo. Ajo takoi aty ingjenjer Golemin dhe biseduene per kohen e perfundimit punimeve… Pjesët ansore ishin perfundue, kishte mbetë vetem zevendsimi i tavanit simbas projektit rindertimit…

Vito Kapo e pyeti: “Po, pse kerkoni per ta prishur këte tavan që është?”, Ingjenjeri i tha se do të zevendsohet me një tavan me hark dhe i ngjyrosun bardh si në projekt…

Vito Kapo e shikoi tavanin dhe i tha: “Po, ky tavan që është mua më duket shumë i bukur, ky është vërtetë një vepër arti, pse doni ta prishni? – Jo, në asnjë mënyrë mos e prekni, dhe po ju pyeti njeri i thoni, se kështu ka thënë Vitua..!” Dhe ashtu u vendos…

Pak kohë mbas kësaj bisedë më ra rasti me takue njenin nga të kater vetët që ishte aty kur u bisedue nga Vito Kapo, mosndryshimi i tavanit Kishës së Madhe, dhe po më thotë se, kur Vito mori vesht se ai tavan asht veper e piktorit Kol Idromeno, u kishte thanë: “Po ku ti marrim veprat e atyre artistëve sot..?”… Vito Kapo e donte artin! Këte e kam provue edhe kur ishte Ministre e Industrisë së Lehtë, në një ekspozitë tekstili që pata përgatitë në Dhomen e Tregtisë në Tiranë që, ma vonë u hap në Vjenë…

Melbourne, 2 Mars 2020.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora