E enjte, 28.03.2024, 09:07 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Lamtumirë taksë!

E hene, 02.03.2020, 06:20 PM


LAMTUMIRË TAKSË!

Nga Dedë Preqi

Si kanë rrjedhur punët deri te arritja e taksës njëqin 100%, për mallërat e Serbisë dhe Bosnjës, me ç’rast për sëcilin shtet ekzistojnë kopetencat për të marrë vendimet e veta, nëse marrëdhëniet bilaterale në mes dy shtetëve nuk respektohen për faktin se politika e interesave të njërës palë, krijon kushte të jashtëligjshme me palën tjetër. Poashtu edhe politika e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, sipas sëcilës gjithçka lëviz drejt një pikësynimi të kundërt më atë që kërkohet në përmirësimin e marrëdhënive të ndërsjella në mes këtyre dy vendeve.

Megjithatë për të parë dallimin, mjafton që të krahasojmë implementimin e marrëveshjeve në mes këtyre dy vendeve, gjatë negociatave në Bruksel dhe me ndërmjetësimin e këtij vendi, ku Serbia, fare pak bënë  lëvizje pozitive për të treguar se është e kësaj natyre dhe i përfill rregullat e negociatave, sipas të cilave mund të përafrohen këto dy vende në përmirësimin e marrëdhënieve që jep shpresat për ta drejtuar historinë përgjatë këtyre shtigjeve të vështira.

Me fjalë të tjera, Serbia duhet ta pyes vetën, atë që nuk ka dëshirë t’ia bëjë dikush tjetër këtij vendi, pse predenton të asgjësoj lirinë e tjetrit, e cila fare pak distancohet nga e kaluara e saj  tragjike kundër popujve të huaj, por edhe të ardhmës së gjeneratave të veta të reja, nëse shtysa shkatërruese është gjithnjë aktive dhe mundësia e interpretimit pesimist është po aq e dhunshme gjatë periudhave në vazhdim, duke e nxitë të përsëritët e njëjta histori.

Kosova dhe politika e saj u detyrua që të përdor një përpjekje të skajshme me vënjën e taksës 100%, për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës, në rrafshin e një ekspozimi të tillë, që të vihet re edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe më gjerë, sepse për t’u mbrojtur nga politikat e vorbullës së sistemit të saj, e cila nuk ka të ndalur deri edhe me lobimet kundër shtetit të Kosovës, në një mënyrë i imponohet të përdor një gjë të tillë edhe pse ndoshta ishte kundër ligjeve të CEFTA-s, dhe në sytë e kritikës së opinioneve të ndryshme rajonale.

Shteti i Kosovës si një shtet demokratik e ka të drejtën e vet të vetëorganizohet, duke afirmuar pavarësinë e vet mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, përmes së cilës jo vetëm që përforcon dhe rritë influencën e saj, por edhe vulos qëndrimet e veta në favor të mbrojtjes së interesave të popullit dhe vetë shtetit.

Një iniciativë e tillë çfarë e ndërmerr qeveria e Kosovës, nxiti shumë debate dhe tensione, si nga BE-ja, por edhe nga SHBA-të, me çrast kapërcimi në pak kohë do të arsytohej, por jo edhe për një kohë të gjatë, sepse ekziston rritja e një tensioni edhe më të gjerë të çrregullimit të marrëdhënieve nga këto dy forca ndërlidhëse, nëse është në pytje  çështja e negociatave dhe marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, për të përafruar një marrëveshje paqësore.

Nëse e marrim dhe e analizojmë me ndërgjegje historikun e kësaj takse, gjithçka në fillim e kishte efektin dhe rrezulltatin e duhur, e cila fitore ishte si një intemeco, por nëse bëjmë analiza të thella, do vërejmë se mallërat e Serbisë, depërtojnë në Kosovë dhe pa taksë, që do të thotë se, përveq kësaj, kemi edhe një presion të vazhdueshëm nga SHBA-të, dhe vendet tjera mike, për heqjen e saj.

Përplasja e opozitës, thuase nuk përkthehet në një opozitë të mirëfilltë, apo formë tjetër, vetëm për të shfryer një lloj urrejtje të pa kuptimtë, apo të çlirohen nga mllefi dhe zemërplasja, pavarësisht nga e drejta e tyre për ndonjë kritikë dhe vërejtje, por pikërisht duke qëlluar keq dhe mbrapësht qeverinë e re, e cila nuk i ka as një muaj në qeverisje, duke ditur se përsonazhet mund të ndërrohen, por qenja njerëzore e këtij vendi në këtë mënyrë do lëndohet përherë e më shumë me këtë lloj opozitarizmi ironik, e cila nuk e ka hallin e heqjes së taksës, por hallin opozitës së tyre.

Të gjithë ata që ishin dje, apo më herët në pushtet, athua vallë nuk shohin përtej hundës së tyre, se çka i bënë këtij vendi, mos të thëmi se vetëm skeletët do ia lënë pa ia hëngër këtij shteti, u pasuruan dhe bënë kapital marramendës, krahasohen me milionerat e botës, por pa mundi dhe pa ndjersë, sikur Kosova do të ishte vetëm e  atyre pushtetarëve dhe e mbështetësve të këtij recepti primitiv, ku kriza e këtij vendi mund të zgjerohet pa kufi, e cila marrëdhënie bie drejtpërsëdrejti me rënien e përgjegjësisë dhe ndërgjegjës së njerëzve të këtij niveli.

Para se gjithash, na duhet të krijojmë dhe të zbulojmë ide të reja dhe me njerëz të ri, për ta mbrojtur vendin nga ky rrezik, sepse pushtetarët tillë e treguan vetën të dobët dhe me prezencën e tyre u treguan sikur pushtues të pronave dhe pasurisë të këtij vendi, dhe cila do të ishte mundësia e tyre për të bërë edhe më keq po të vazhdonte avazi i tyre edhe më tutje, prandaj deshtëm apo nuk deshtëm duhet ta pranojmë dhe të provojmë qeverisjen e re në mes VV dhe LDK, të cilëve ua njohim sjelljet dhe përshtypjen e tyre, që nuk e kanë luksin dhe dinakërinë e tyre për të bërë një rrëmujë të tillë me këtë vend dhe me këtë popull të nëpërkëmbur.

Kosova dhe populli i saj, është fituese e lirisë dhe demokracisë në saje të sakrificës së djemve dhe bijave të veta, por kurrë nuk do e kishim lirinë dhe demokracinë e plotë, po të mos ishte ndihma e fuqishme e SHBA-ve, me bashkëaleatët e saj, prandaj edhe sot e kësaj dite Kosova, nuk mundet të mbijetoj pa mbështetjen e këtyre aleatëve, sepse Serbia, është po ajo e njëjta, e cila po armatoset përditë, jo vetëm për shkakun e Kosovës, por ka gjëra dhe plane të fshehta për Ballkanin, për deri sa e ka aleatë të fuqishëm Rusinë e Putinit.

Mbas shfuqizimit të taksës ndaj mallrave të shtetit serb, çka pret në të ardhmën Serbia, apo ndoshta do pret «llokuma», prej Kosovës, dhe nuk duhet të ushqejmë asnjë iluzion, sepse e gjithë kjo nuk ka ndodhur me dëshirën dhe politikën e këtij vendi, por si një formë kalimtare, e cila do ta vetëdijësonte këtë vend dhe ta bindëte se Kosova, përmes forcave dhe të drejtave të veta shtetërore, ka mundësi që ti vëjë në veprim ligjet dhe detyrat që i takojnë.

Prandaj, nuk duhet ta nënvlerësojmë edhe idenë e kryeministrit të ri z.Kurtit, i cili këto ditë lajmëron heqjen e taksës pjesërisht ndaj mallrave serbe, apo duke e vendosë masën e reciprocitetit, edhe pse kjo e fundit nuk do i pëlqente ambasadorit amerikan Rachard Grenel, në realitet, politika e Kurtit, e shprehur në një mënyrë është e drejta e tij për të pasur dhe shprehur bindjet e veta për shtetin që e udhëheq, por jo edhe për të mos zbatuar urdhërat e një vendi mik, sikur që janë edhe SHBA.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora