Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Mbrëmje festive në Aschafenburg

| E shtune, 29.02.2020, 10:12 AM |


Mbrëmje festive në Aschafenburg

Nga Neki Lulaj

Në mbrëmjen e  së shtunës  në Aschafenburg të Gjermanisë  , nën organizimin e Kryesisë së Klubit „Kosova“   dhe kryetarin  Ragip Prapashtica,i cili  solemnisht kishte  organizuar  ta kremtojmë 12 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS.

Ragip Prapashtica, në fjalën përshëndetëse tha: „ Kam nderin dhe kënaqësinë qe nga kjo foltore t`ju përshëndes ngrohtësisht dhe përzemërsisht qe sonte bashkë  kremtojmë këtë datë të shenjët për lirinë e popullit të Kosovës. Uroj që festën tjetër ta festojmë bashkë në një Shqipëri natyrore“.

Konzulli i Republikës së Kosovës Fidan Ibrahimi

Këtë mbrëmje e nderuan me prezencën e tyre , konsulli i Republikës së Kosovës, z.Fidan Ibrahimi, kryesija e Shoqatës  Humanitare „Dardania“nga Wiesbadeni me Nenkryetarin Sanush Hulaj,Kryesija e Lidhjës se Krijuesve në Mergatë, Lidhja e Shkrimtareve Artistve dhe Krijuesve  Shqiptar ne Gjermani me Nenkryetarin Neki Lulaj. Kryetari i Lidhjës Shqiptare ne botë për Gjermani me kryetarin Sebastian Nuiqi, kryesin e Shoqatës  „Bashkimi Kombëtar“ në Offenbach me kyetarin e saj Bujar Derguti, Kryetari i LDK-së për Hessen zt. Mustafë Lulaj. Merrnin pjesë invalid te luftës dhe veteran të UÇK-së si dhe  familje të herojnve dhe te deshmorëve ,nxënësit e shkollës shqipe,dhe aktivist të tjerë.

Kryesitë e Shoqatave dhe Klubeve Shqiptare në krye me Ragip Prapashticën

Para se të filloi programi kulturo-artistik fjalën përshendetëse e mori konsulli i Republikës se Kosovës ne Frankfurt zt. Fidan Ibrahimi,i cili ju drejtue  me keto fjalë: „Të respektuar te pranishem motra dhe vëllazër ndihëm i priviligjuar qe sonte kam rastin qe te ju uroi dymbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,Ditën  e madhe kur edhe vendi i jonë u nda nga një errësirë shekullore dhe u be pjesë e pandashme e botës demokratike.

17 shkurti i vitit 2008 është akti me  madhor dhe historik kur edhe vendi i jonë u be shtet,kjo ditë madheshtore është kufiri i fatlumësisë që e ndanë. Në këtë ditë me respekt të veçantë ti kujtojmë brezat qe u sakrifikuan për këtë ditë pra qe dhanë pa kursye jetën per lirinë e Republikës së Kosovës. Në emër të Konsullatës shfrytëzoi rastin qe të gjithëve tu uroi festën e Pavarësisë së Republikës se Kosovës  ne emër te vendit tonë i cili dita ditës po deshmon se eshtë vend i stabilitetit dhe i pespektives“.

Ne vazhim ne foltore u ftue poeti Neki Lulaj, i cili para te pranishmeve u paraqit me dy poezi  kushtuar kësaj date te shenjët kombëtare.

Poeti Neki Lulaj

Kohërat e acareve e të shtërngatave kaluan

Mes librave u shkruan ngjarjet e mbushura me data

N.Lulaj

Ne vazhdim para të pranishmeve u paraqit vogëlushja Dea Canolli me këngën Shqipërinë e dua se jam shqipëtar

Kosovën e dua se jam Kosovar…

Kështu u kremtua në Aschafenburg

Ne vazhdim filloi programi burimor shqiptar me  muzikantën Benita Pula, ku të gjithë pjesëmarrësit vallëzuan dhe u argëtuan këtë natë, i cili program vazhdoi deri ne orët e parat ë mëngjesit të ditës së diele.