E merkure, 24.04.2024, 06:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Vezët në Veprim

E shtune, 29.02.2020, 12:33 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

VEZËT NË VEPRIM!

Prapë u zgjuan vezët

Kësaj radhe me zog,

Duke prekur n'sedër

Disa njerëz me "kokë"!

S'dihet në këtë lojë

Kush-kujt i lyp hak,

Me nder po na kthehen

Vezët bumerang..!

Për dallim nga koha

E lojës me vezë...

Ndërrohen edhe rolet

Për faqe të zezë!

Në kokat e regjura

Me përvojë politike,

Lypset të jenë vezët

Përmasash mitike..!

Jo si këto të pulës,

Qurës dhe krokodilit,

Që mund t'sigurohen

Në plazhet e Nilit!

Tani kur dhe taksa

Na hiqet nga "zona",

Vezët më të lira

Me virus "korona"!

Vijnë nga "Komshiu"

Dhe s'na dalin huq...

Sepse janë vezë

Me nga dy gogëluq!

Kështu qenka shkruar

Në kokat e mbara,

Të na thyhen vezët,

Më mirë se sa arra!

Sepse kështu e dashka

Të mbrohet pushteti,

Me një koqe ve

S'bëhet kijameti !

Sevdail Hyseni

(Karikatura e përpunuar nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora