E premte, 29.03.2024, 10:06 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Roma fliste shqip

E shtune, 29.02.2020, 08:49 AM


Roma fliste shqip

Shkruan Fahri Xharra

Sa më shumë po kalon koha ; sa ma shumë po i afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh se pse i gjithë ky mohim i vetvetes . ”Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjtë natën se nuk duhet , mos i numroni yjet natën se nuk duhet ”; kështu na thoshin.

Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla ,bënim atë që na thonin dhe i përkuleshim mosdijes , e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri.

Na janë mëshefur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na mëshihen. Prapë rreth rrethit dhe në rrethin pa dalje , dhe prapë në frigën nga shpejtësia e informimit ,mësimit dhe vetëdijesimit. Terr!

Historia na ka ”mësuar” se ilirët nuk kishin shkrim. Ja një paragraf në të cilin flitet për bibliotekë ilire. ”..Në Iliri u dërgua Gaius Asinius Pollio me detyrën që të nënshtroj Dalmatët. Me ushtrinë e tij u nis nga Italia e veriut përgjatë bregdetit drejt qytetit të Salonit qe ishte ne duart e Dalmatëve.

Pasi që merr Salonen i vijnë edhe përforcimet nga legjionet e Antonit dhe ai menjëherë nxiton drejt Dalmatëve. Nuk ka shumë shënime gjatë luftës por dihet se, kur ai u kthye në Romë, festoi triumfin e tij mbi Delmatët dhe se djalit të tij, i cili kishte lindur gjatë fushatës së tij në Dalmaci, i vuri emrin Saloninus, në nder të pushtimit të qytetit të Salonit.

Me ato që rrëmbeu prej Dalmatëve, ndërtoi bibliotekën e parë publike në Romë.” (biblioteka Atrium Libertatis)

Por kur i kishin librat, pse mos ta kishin shkencën ? E kuptueshme se shkenca pa libra nuk behët . Po ku mbetën ato libra ? Dhe ku mbeti shkenca ilire e trashëguar nga pellazgët? Po Roma kur erdhe i këndej pari e gjeti këtë vend të shkretë apo kishte njerëz ?

Përkundër dëshirës së humbjes dhe zhbërjes së çdo gjëje ilire , fosilet e s kaluarës mbetën. Deshëm apo jo , ato flasin dhe neve na duhet t iu japim gjuhën.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora