E enjte, 18.04.2024, 08:24 AM (GMT+1)

Mendime

Familja mbretërore shqiptare: Deklaratë për mediat

E shtune, 18.10.2008, 12:01 AM


Deklaratë për mediat

Sot mbushen 113 vjet nga dita e lindjes së emblemës së shqiptarizmës, Mbretit Zog i Parë, me figurën madhore të të cilit lidhen arritjet e shtetformimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar të dalë nga mëvehtësia e përcaktuar dhe njohur ndërkombëtarisht nga Konferenca e Londrës.

Në kuadër të rishikimit dhe rivlerësimit të historisë si dhe hulumtimeve të fundit shkencore të historiografëve të huaj dhe vendas lidhur me jetën dhe veprën e Mbretit Zog, përkujtimi i kësaj dite rikthen në kujtesen e shqiptarëve kudo që janë, detyrimet që kanë për përmbushjen e amaneteve dhe idealeve të Rilindjes sonë kombëtare, për të cilat Mbreti Zog sakrifikoi dhe u përkushtua deri në fund të jetës. Ne kujtim të veprës të Mbretit Zog Naltësia e Tij, Princ Leka, sot është për një vizitë në Paris për të vendosur një kurorë me lule tek varri i Gjyshit të Tij.

Jeta dhe vepra e rilindasit të fundit të shqiptarëve, kontraston thellë në këtë tetor datëlindjesh me ato të diktatorëve komunistë Hoxha e Alia, të cilët deri në fund punuan për pushtete personale të mbështetura nga armiqtë e kombit.

Përpjekjet për rehabilitimin e ish-diktatorit dhe bashkëpunëtorëve të tij, nëpërmjet propagandës dhe  bashkëshortes, në një kohë kur KE nëpërmjet dy rezolutave parlamentare të viteve 1996 dhe 2005 ka kërkuar dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri, janë një kundërvënie e hapur me aspiratat e shqiptarëve.
Është në nderin dhe dinjitetin e këtij parlamenti dhe mbarë klasës politike, dënimi i krimeve të diktaturës komuniste dhe të vetë sistemi, për çka jemi të vonuar, krahasuar me vendet e tjera që përjetuan këtë sistem totalitar.
Ne mendojmë se ky proces duhet të fillojë me dënimin e sistemit komunist, diktatorit dhe bashkëpunëtorëve të tij në të gjitha hallkat dhe nivelet e makinës vrastare, si shenjë e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë ndaj fateve të kombit, larg demagogjisë së deritashme.
Ky proces shpëtimtar në planin moral dhe politik, do t’i paraprinte me sukses proceseve integruese të vendit në strukturat euroatlantike dhe do të rriste kredibilitetin e vendit e të mbarë klasës politike tek partnerët tanë strategjikë.  

FAMILJA MBRETERORE SHQIPTARE



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora